Author: Rilinda

Thuajse shtatë nga dhjetë grekë nuk pajtohen me termin që Maqedonia të përfshihet në emër, përcjell Almakos. Sipas sondazhit të agjencisë “Mark” për gazetën greke “Proto Tema”, 68% e të anketuarve janë përgjigjur negativisht në pyetjen nëse Greqia duhet të pajtohet për një emër kompleks me termin Maqedoni. Vetëm 23.6 përqind e të anketuarve dhanë një përgjigje pozitive. “Nuk pajtohet shoqëria greke, nga Evros e deri në Kretë, as përkrahësit e SYRIZA (64 përqind). 68% e grekeve thonë “jo”, që termi Maqedonia të jetë pjese e emrit të shtetit fqinj është rezultati i një sondazhi për gazetën “Proto Thema” në…

Lexo më Shumë

Hekurudhat greke informuan se treni ‘express’ 334/335 i cili shkon në rrugën Selanik – Beograd dhe anasjelltas nga 12 janari 2018 në ditët nga e hëna deri të premten do të udhëtojë vetëm në Gjevgjeli në vend të Selanikut dhe anasjelltas, trasmeton Almakos. “Trajnosse” është i detyruar të transportojë udhëtarët me autobus nga Gjevgjelia në Selanik po atë ato ditë. Të shtunave dhe të dielave, treni do të udhëtojë sipas orarit të p♪7rcaktuar nga Beogradi në Selanik dhe anasjelltas.

Lexo më Shumë

Një protestë e re kundër ajrit të ndotur do të mbahet sot(e diel) para Qeverisë. Protesta pritet të fillojë në orën 12 dhe organizohet nga qytetarët që bëjnë thirrje për masa përmes rrjeteve sociale. “Në vitin 2000, qeveria britanike na dha një furrë me mbeturina mjekësore që nuk i plotëson standardet e BE-së dhe nuk siguron mbrojtje kundër toksinave të djegies. Ky motor me djegje nuk filtron gazrat dhe toksinat që shkaktojnë kancer dhe shumë çrregullime të tjera “, tha deklarata e rrjetit shoqëror të Facebook në një deklaratë./Almakos

Lexo më Shumë

Gjysma e faqeve zyrtare të internetit të Qeverisë dhe ministrive nuk e përdorin gjuhën shqipe. Edhe përkundër zotimeve të shumta për avancimin e gjuhës shqipe, Ekzekutivi nuk respekton as obligimet që dilnin as nga ligji i deritanishëm. Vetë faqja zyrtare e Qeverisë nuk ka version në gjuhën shqipe. Të papërkthyera në gjuhën shqipe janë edhe faqet e internetit të gjashtë ministrive ndër më të rëndësishmet dhe më me peshë në vend. Ministritë që nuk përdorin gjuhën shqipe për informim të opinionit përmes faqes zyrtare janë Ministria e Kulturës, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Punëve të Jashtme, e Financave,…

Lexo më Shumë

Protestë e re planifikohet të mbahet nesër në mesditë para Qeverisë së Maqedonisë. Protestën e organizojnë qytetarë të cilët ftojnë për pjesëmarrje masive nëpërmjet rrjeteve sociale. “Qeveria e Britanisë së Madhe në vitin 2000 na ka dhuruar një djegës të mbeturinave mjekësore që nuk i ka plotësuar standardet e BE-së dhe nuk jep mbrojtje kundër gazrave helmuese që lirohen gjatë djegies së mbeturinave. Kjo furrë e mbeturinave nuk bën filtrimin e gazrave helmuese që shkaktojnë kancer dhe shumë sëmundje tjera”, thuhet në thirrjen për protestë në rrjetin social facebook.

Lexo më Shumë

Në një foto të publikuar nga aktivistët e BDI menjëherë pas miratimit të Ligjit të gjuhës shqipe, shifet Ali Ahmeti në një zyrë pune duke shikuar nga portreti i komandantit legjendar Adem Jashari. Megjithate në atë foto vërehet një aparat për të numëruar para, që shpesh jemi mësuar ta shofim nëpër banka, dhe këmbimore dhe jo nëpër zyra partiake. Ç’kërkon aparati për të numëruar para në një zyrë partiake? Shtrohet pyetja për cilat para mund të përdoret ai aparat numërimi? Në të njejtën foto nuk ka as një kompjuter e as fax, si mjete pune qe shpesh herë janë në…

Lexo më Shumë

Edhe pse para vitit të ri u bë furnizimi përmes blerjes urgjente të barnave për sëmundje të rralla, ajo ishte vetëm një zgjidhje afatshkurtër. Tani në pritje është furnizimi i rregullt, që pacientëve t’u sigurohen barnat e nevojshme për trajtimin e sëmundjeve të tyre, njofton TV 21. Nga shoqata civile për sëmundje të rralla “Jeta me sfida” theksojnë se furnizimi i rregullt e këtyre barnave është jetike për pacientët. Kryetarja e kësaj shoqate, Vesna Aleksovska thotë se ka nevojë edhe për furnizime me barna tjera. Drejtori i Agjencisë së Barnave nuk u përgjigj në pyetjen se kur do të blihen…

Lexo më Shumë

rokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar ka nisur hetim në lidhje me atë se kush dhe pse ka vendosur të blejë palmat afrikane të mbjellura në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM dhe BDI-së, të cilat nuk e mbijetuan stinën e dimrit dhe u shkatërruan, shkruan portali pravosudstvo.mk. Përndryshe, nisma për këtë hetim ka ardhur nga një pensionist nga Shkupi, i cili me ndihmën e institucionit Avokati i popullit ka kërkuar të hetohet nëse ka keqpërdorim të detyrës zyrtare në më shumë institucione dhe nga më shumë persona gjatë furnizmit me palmat, të cilët u treguan të papërshtatshme…

Lexo më Shumë

Familja Salihi nga fshati Merovë tashmë një vit është pa rrymë elektrike. Për shkak kushteve të vështira financiare, nuk kanë mundur të paguajnë faturat, andaj janë shkyçur nga rrjeti elektrik. E vetmja dritë në dhomën e tyre është kjo llambë. Miradiu tre vjeç, shpesh herë shkon tek televizioni, me shpresë që mos po ndizet. Borxhi që është mbledhur për rrymën ka arritur në 600 euro. I zoti i shtëpisë Arif Salihi, me lot në sy, tregon se sa e rëndë është t’i rrisë fëmijët pa të ardhura. Ai thotë se kërkon punë, por nuk mund të gjen, ndërsa nuk mund…

Lexo më Shumë

Ky është Qamil Kamberovski nga fshati i Shkupit Cvetovë. Brengën që e ka, e ka shtyrë që drejtësinë ta kërkoj përmes mediave. Ekipi i TV21 u takua me Kamberovskin në qendrën e kryeqytetit që të dëgjoj problemet me të cilat ballafaqohet familja e tij. Shumë i shqetësuar, por edhe i revoltuar Kamberovski filloi ta tregoj përvojën e tij, që e ka pasur me përmbaruesit. Së pari i është bllokuar xhirollogaria dhe nga banka i kanë thënë se ka borxh prej 26 mijë denarëve. Por, për një kohë të shkurtër borxhi ka arritur 40 mijë denarë. Megjithatë kjo nuk është e…

Lexo më Shumë

Ditë me borë dhe acar pritet të vijnë me përfundimin e kësaj jave dhe fillimin e javës së ardhshme. Nën ndikim të erës së ftohtë dhe masës së ajrit që pritet të godet nga nesër mbrëma, sinoptikanët parashoqin që të dielën dhe të hënën do të ketë kushte për të rreshura të bores, andaj në pjesën veriore dhe jugore një pjesë e madhe e vendit do të përfshihet nga bora dhe acari. Ndërkohë, pjesët e tjera më të ulëta të vendit pritet të kaplohen nga moti i ligë përfshirë këtu edhe të reshura të shiut. Temperaturat do të ulen deri…

Lexo më Shumë

Këshilli i ri për reforma në drejtësi që u themelua me vendim të Qeverisë do të jetë vazhdimsi e aktiviteteve për reforma në gjyqësi meqë këshilli i deritanishëm nuk do funksionon. Kështu vlerëson Juristi Osman Kadriu sipas të cilit asesi nuk duhet të minimizohet puna e këshillit të deritanishëm për reforma në drejtësi i Kryesuar nga Ministri i Drejtësisë Bilent Salii. Ai me sukses ka kryer punën e tij por faza e realizimit të reformqave në gjyqësor duhet të shkojë në nivel më të lartë dhe kalohet në pjesën e nëntë të planit që parasheh ndjekjen e zbatimit të strategjisë,…

Lexo më Shumë