Author: Rilinda

Një grup qytetarësh sot para Kuvendit kanë protestuar kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve. Organizatorët e kësaj proteste kanë thënë se nuk do të lejojnë që të sillet dygjuhësia, duke thënë se kjo dëmton shtetin. Organizatorët po ashtu, janë shprehur edhe kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë dhe kanë akuzuar anëtarët e Kuvendit dhe të Qeverisë se duan ta shesin shtetin. Lubisha Nasovski, Forcat e bashkuara maqedonase “Vendi dhe fëmijët tanë nuk janë për shitje. Gjuha jonë është gjuha maqedonase dhe ajo është kodi për njohje mes nesh por, edhe për të gjithë ata që jetojnë këtu dhe nuk janë…

Lexo më Shumë

Nga MPB japin detaje në lidhje me grafitin me shkrime të urrejtjes ndaj shqiptarëve në Maqedoni, të shkruar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe në murin e një ndërtese në Manastir. Policia informon se në Sektorin për punë të brendshme në Manastir janë thirrur dy persona, banorë të Manastirit, nga të cilët njëri është i mitur, ndërsa tjetri në moshën 19 vjeçare dhe është kryer bisedë me ta. “Kundër kryerësve, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngriten padi përkatëse”, thuhet në kumtesën e SPB Manastir.

Lexo më Shumë

Në këtë pako, janë përfshirë edhe propozime që edhe më herët u janë paraqitur të dyja palëve , por gjithsesi, edhe nga Shkupi edhe nga Athina, deri tani ka heshtje se cfarë në fakt është propozuar. Ajo që dihet është se termi Maqedoni sigurisht që është pjesë e propozimeve, e këtij termi mund ti bashkangjiten mbiemrat “E re”, “E sipërme“, “E veriut“, “e Vardarit“ apo “Republika e Maqedonisë- Shkupi“. Gjithsesi kjo mbetet në vazhdën e spekulimeve, pasi qeveria e Maqedonisë, vetëm të hënën do të analizojë pakon e propozimeve për të ndërtuar më pas qëndrimin rreth saj. Kështu të paktën…

Lexo më Shumë

Prokuroria publike e Shkupit po heton vrasjen e mbrëmshme të një gruaje në lagjen Çair. Si që ka informuar Prokurori publik është dhënë urdhër për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur vrasja. Është dhënë urdhër edhe për kryerjen e obduksionit ndaj të ndjerës. “Prokuroria po ndërmerr masa në drejtim të vërtetimit të fakteve në lëndën dhe përgjegjësi penale ndaj kryerësit. Hetimet e Prokurorisë publike vazhdojnë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë së Shkupit. Nga MPB kanë thënë se 41 vjeçarja nga Tetova ka vdekur rrugës për spital nga lëndimet e marra me thikë në stomak që ia…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni rrugor zhvillohet nëpër korsi me lagështi, si edhe me dëborë të pakët në disa vende më të larta. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. Shoferët të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, i ftohtë dhe me erë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore deri në të përforcuar, posaçërisht në pjesët lindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri në katër, ndërsa temperatura e ditës prej minus tre deri në tetë gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell, i ftohtë dhe me erë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy, ndërsa temperatura…

Lexo më Shumë

Qeveria do dhe do të bëjë gjithçka me fuqinë e saj për të zgjidhur çështjen me emrin e IRJM-së pa rrezikuar interesat kombëtare, thotë zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Senakopoulos. Në një intervistë për radio 24/7, nga Athina, ai shpjegon se negociatat nuk janë një lojë futbolli për të fituar ose për të mposhtur palën tjetër. “Ne duam një zgjidhje në të cilën të gjithë do të jemi fitues,” tha Senakopulos. Zëdhënës i qeverisë greke, gjatë intervistë përsërit qëndrimin greke se ata janë për një emër me përdorim të përgjithshëm. Gazeta greke “Ethnos” njoftoi se ndërmjetësuesi Nimitz dha një sërë…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Bullgarisë njëzëri e ka ratifikuar Marrëveshjen e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë. Marrëveshja u mbështet nga të gjitha partitë paralele në Bullgari, ratifikimi mori 182 vota deputetësh, kurse në votimin e dytë marrëveshja u ratifikua nga të gjithë 186 deputetët. Marrëveshja, sipas Reuters, është nënshkruar më 1 gusht 2017 nga kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, për shkak të forcimit të marrëdhënieve të ndërsjella miqësore, promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, zhvillimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse, në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Më 15 janar, Parlamenti maqedonas me 61 vota “për” dhe…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni moti sot do të jetë i ndryshueshëm, i vranët, por edhe me periudha të herëpashershme të diellit. Në perëndim të vendit do të ketë vranësira dhe të reshura të shiut, e në vendet malore edhe të borës. Do të fryjë erë e lehtë në drejtimin jugperëndimor. Nëpër lugina mund të ketë mjegull më të dendur. Temperatura do të lëvizë nga 5 gradë deri më 16 gradë Celsius. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa temperatura do të arrij deri 12 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

ëvizja BESA asnjëherë nuk ka pas ndasi lokale dhe si e tillë nuk ekziston BESA e Tetovës apo BESA e Shkupit. Kështu thotë anëtari I Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi, në emisionin ‘Studio e Hapur’ në TV SHENJA, i cili shton se ata që e quajnë BESËN të Tetovës apo të Shkupit, kanë tendenca. “Ne i kemi vlerësuar njerëzit si të aftë për politikbërje pavarësisht nga cili rajon vjen. Ai mund të vijë prej ndonjë fshatit të malësisë por mund të ketë aftësi politike, intelektuale të barabarta me dikë që vjen nga qytete edhe më të mëdhaja. Ndasitë…

Lexo më Shumë

#ClickPlus, sonte, 21:30 drejtpërdrejt në TV21! Tema: “NATO, mbrojtja, dinjiteti i ushtarëve” Debatojmë me: Bekim Maksuti – zv/ministër i Mbrojtjes Premtim Iseni – Përfaqësues i RDK-së Adnan Alitov – Sindikata e Pavarur e Mbrojtjes – A vjen siguria nga menkanizmat e jashtëm, apo duhet nisur me rregullimin e punëve më të vogla nga brenda? – Me çfarë karte u drejtohet nesër Stoltenberg aktorëve politik dhe a ka ndryshuar kursi i Aleancës në raport me kushtet drejtuar vendit? – Në ç’nivel është Armata e Maqedonisë dhe kur do t’u kthehet dinjiteti ushtarëve? Shihemi në Click Plus, në ora 21:30 https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1159895434140659/

Lexo më Shumë