Author: Rilinda

Niveli i bashkëpunimit ndërmjet Microsoft dhe institucioneve qeveritare merr dimension të ri me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për licenca ndërmjet Microsoftit të Maqedonisë dhe Byrosë së zhvillimit të arsimit në Republikën e Maqedonisë. Drejtori i Byrosë së zhvillimit në Republikën e Maqedonisë, Rizvan Bela tha se veglat e Office 365 janë dëshmuar në nivelin e përfitimeve të cilat e mundësojnë për shfrytëzuesit, transmeton MIA. “Byroja e zhvillimit të arsimit ka 150 të punësuar, të shpërndarë në shtatë sektore, gjashtëmbëdhjetë njësi dhe shtatë njësi rajonale në Republikën e Maqedonisë. Përdorimi i Office në kuadër të institucionit është më se i…

Lexo më Shumë

Për tetë muaj që LSDM në koalicion me BDI-në ka formuar Qeveri, Maqedonia ka zbritur prej vendit të 66 në vendin e 90 për sa i përket indeksit të korrupsionit. Kjo rënie është përkeqësim për 24 vende, me çka Republika e Maqedonisë vendoset në radhët e shteteve afrikane. Kjo deklaratë e këshilltarit aktual në Qytetin e Shkupit dhe ish ministrit të Drejtësisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mihajllo Manevski, e dhënë në konferencën për shtyp të partisë, është tërësisht jo e vërtetë. Bëhet fjalë për të dhëna të pavërteta të cilat zbulohen vetëm për 30 sekonda. Thjeshtë, kur hyni në ueb…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i komunës së Kavadarit dhe ish-sekretari i komunës janë kallëzuar penalisht për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”. Sipas 24Vesti, ish-sekretari dyshohet se me para të komunës ka mbushur derivate nafte në automjet privat, kurse ish-kryetari dyshohet se e ka lejuar këtë veprim. Me këtë rast, dëmi i shkaktuar ka arritur në 360 mijë denarë, ose afër gjashtë mijë euro. Lajmi është konfirmuar edhe nga Aleksandar Panov, ish-kryetar i Kavadarit./

Lexo më Shumë

Një i dënuar me burg të përjetshëm ka kryer vetëvrasje në burgun e Idrizovës. Sipas burimeve të Alsat M, bëhet fjalë për tashmë të ndjerin me iniciale I.M i lindur në vitin 1979 nga Kërcova. Rastin e konfirmuan edhe zyrtarë të institucionit ndëshkues të cilët shtuan se trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Sipas burimeve të Alsat M, i ndjeri I.M në burgun e Idrizovës ndodhej nga viti 2005 ndërsa deri më tani ka provuar edhe 3 herë tjera të kryej vetëvrasje por është shpëtuar nga të burgosurit tjerë. Sipas burimeve nga të burgosurit, motiv për vetëvrasjen ishte mos…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të afatit për regjistrimin e qëllimeve të TVSH-së për personat fizik të cilët kanë realizuar të ardhura mbi një milionë denarë në Drejtorinë e Ardhurave Publike, DAP-i ka afat prej 15-të ditëve të përpilojë vendim lidhur me fletëparaqitjen e dorëzuar për regjistrim. Tani për tani në DAP nuk kanë numër sa persona fizik kanë për obligim ta bëjnë këtë. Gjendjen mund ta shqyrtojnë pasi do të përfundojnë afatet për parashtrimin e raporteve vjetore nga paguesit e të ardhurave dhe përpunimit të fletëparaqitjeve vjetore tatimore për të ardhura të realizuara shtesë. Të gjithë obliguesit tatimor – persona fizik të…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ndërroi mendje. Nga Regjistri Elektronik i Vetëm Nacional (REVN) e larguan iniciativën për ndryshim të ligjit për referendum dhe shprehjeve tjera të drejtpërdrejta të qytetarëve, e cila është publikuar dje. Nga Ministria e Drejtësisë, pas shpërndarjes së lajmit, kanë dërguar “demant” në të cilin nuk demantohet informata e publikuar, por sqarohet se për çfarë ndryshime bëhet fjalë. Në kumtesë shkruan se ndryshimet të cilat kërkohen kanë të bëjnë me harmonizimin e Kodit Zgjedhor. “Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për referendum dhe format e tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve po bëhet harmonizimi i tekstit të…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë po përgatit ndryshime në Ligjin për referendum dhe formave të tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve. Sipas burimeve të Ministrisë, afati kohor për projektligjin duhet të miratohet jo më vonë se 31 janari, me procedure të përshpejtuar, përcjell Almakos. Nga atje ata thonë se ndryshimet janë bërë meqë teksti ekzistues i Ligjit nuk është i harmonizuar me tekstin e Kodit Zgjedhor dhe me tekstin e Ligjit për Gjykatat. Qëllimi kryesor i ndryshimeve legjislative është tejkalimi i problemeve ekzistuese për shkak të mospërputhjes së zgjidhjes ligjore me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Gjykatat. Deri më tani në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Selanikut, Yannis Boutaris, mendon se pretendimi se Maqedonia është vetëm greke dhe asgjë më shumë se kjo është shumë i dëmshëm, përcjell Almakos. Ai i tha se kur është fjala për zgjidhjen e një problemi të caktuar, është e nevojshme të merren parasysh të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje. “Kur do të zgjidhni një problem, ju duhet të rishikoni aspektet e të gjithë të përfshihen”, tha Boutaris, duke shtuar se tensionet irredentiste në marrëdhëniet me Shkupin duhet t’i jepen fund. – Jo vetëm emri. Nëse kushtetuta e fqinjëve vazhdon të ketë tendenca irredentiste, çështja nuk do të…

Lexo më Shumë

Edhe sot pritet të ketë mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Temperatura minimale në mëngjes do të arrijë -3 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale do të ngjiten deri 6 gradë celcius. Pasdite pritet të fryjë erë me shpejtësi prej 70 km në orë. Prej ditës së nesërme do të vijojë mot stabil me temperatura të mëngjesit të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të tyre.

Lexo më Shumë

Ish kreu i diplomacisë Pangalos vlerëson se pozicioni i Nikola Dimitrov është i saktë, se termi Maqedoni nuk është prona ekskluzive e askujt.. Në një intervistë për televizionin grek “Sky”, ish-ministri i jashtëm i Greqisë Theodoros Pangalos ka thënë se në vitin 1992 ministri i jashtme, Antonis Samaras, i tha atij se fqinji verior ka të drejtë të quhet siç duan ata në mënyrën e tyre, madje edhe Athin apo Sparta, përcjell Almakos. “Duhet të kemi nderin po të mund të kopjojmë Aleksandrin e Madh”, tha Pangalos në intervistë, duke vënë në dukje atë si pozicion “i saktë” nga homologu…

Lexo më Shumë

Asistenti Dragan Denkovski i akuzuar në rastin “Erzamus” së bashku me disa profesorë universitarë nga Fakultetin e Ekonomisë me arsyetimin se ka pësuar aksident me makin nuk u paraqit sot në Gjykatën Penale, me çrast reazultoi me shtyerjen e seancës gjyqësore, përcjell Almakos. Avokati Denkovski paraqiti dokumentacionin mjekësor për të justifikuar mungesën e tij dhe gjyqi u shty për me 26 shkurt. Me orarin e ri vjetor, ky rast ëshë në duart e Vlladimir Tufegiçiq, i cili ka nevojë për një kohë të marrë njohurit e mjaftueshme rreth lëndës. Në tetor 2016, deri te gjykata ka ngritur akuza kundër gjashtë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Republikane në lidhje me rastin e Almir Aliut, katëvjeçarit nga Kumanova, kanë vendosur për rikualifikimin e lëndës, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Në lidhje me këtë vendim të mundshëm të prokurorëve publik, në rrjetin socila fejsbuk është publikuar njoftimi dhe krijuar “Eventi” (ngjarja) ku bëhet thirrje për protestë qytetare. Protesta do të mbahet sot, më 22 janar, me fillim prej ora 14:00 në Urën e Gurit në Shkup. Përndryshe, vendimi i rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut vjen pas përplasjeve të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane, ku është…

Lexo më Shumë