Author: Rilinda

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërnz e vizitoi Vratnicën që t’i nderojë pilotët që e kanë humbur jetën nga bombardieri i rrëzuar amerikan B-24 të quajtur “Dashuria e jonë” që është rrëzuar në vendin Kamçe më 26 gusht 1944, kumtoi shoqata e banorëve të Vratnicës. Me këtë rast banorët e Vratnicës me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në vendin Kamçe e kanë shtruar shtegun dhe kanë vendosur tabela informative. “Me këtë shteg historik i nderojmë të gjithë viktimat e Luftës së Dytë Botërore. E shfrytëzoj këtë rast t’i ftoj të gjithë adhuruesit e malit të na…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot mori pjesë në video konferencë me temë “Kovid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë”. Në konferencë morën pjesë ministrat e shëndetësisë të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, të Greqisë Vasileios Kikiljas, të Republikës Sërpska, Alen Sheraniq, të Kosovës Armend Zemaj, si dhe zëvendësministri i Bosnjë e Hercegovinës, Goran Çerkez, asistenti i ministrit për bashkëpunim internacional dhe integrime evropiane të Institutit për Shëndet Publik të Serbisë, Verica Jovanoviq dhe drejtori i Inspektoratit të Shëndetësisë në Bullgari, Angel Kunçev bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në video konferencën të cilën e inicoi ministri Filipçe, pjesëmarrësit informuan…

Lexo më Shumë

Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë planifikuar të udhëtojnë me kompaninë Wizz Air nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kanë të detyrueshme pajisjen e testit PCR negative, me vlefshmëri deri në 72 orë nga data e fluturimit. Lajmi bëhet me dije nga ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, ky është një vendim i kompanisë Wizz Air. “Shtetasit shqiptarë munden të hyjnë nga pikat kufitare tokësore, midis dy vendeve pa patur nevojë për test PCR”, – thekson Ambasada.

Lexo më Shumë

Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” i dërgoi kërkesa më shumë institucioneve prej të cilave kërkohet ndërmarrje urgjente e masave me qëllim që të pengohet ndërtimi ilegal i objekteve të reja rreth qendrës së skijimit dhe lagjes së shtëpizave të uikendit. Kërkesat dhe dëshmitë i janë dorëzuar edhe kryetares së Komunës së Tetovës, SPB Tetovë, Prokurorisë, Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, transmeton MIA. “Kjo është kërkesë e shumë banorëve, pronarë të shtëpizave të uikendit dhe subjekteve hotelierike. Në komunikim me inspektoratin shtetëror, të njëjtit konfirmojnë se nga Stacioni policor – Kodra e Diellit rregullisht…

Lexo më Shumë

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, Nefi Useini dhe vëllai i tij kanë ofruar nga 10 mijë euro si garancion për t’u liruar nga paraburgimit. “Ata kërkojnë që masa e paraburgimit të zëvendësohet me një masë më të butë, por kjo kërkesë është kundërshtuar nga prokuroria”, raportojnë nga fokus. Ndryshe, këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, është në paraburgim në Ohër, kishin raportuar nga MPB-ja. Gjithashtu ishte arrestuar dhe vëllai i tij. Ata janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski. Gjatë javës së kaluar, Gjykata e Ohrit ka caktuar masën e paraburgimit prej 8…

Lexo më Shumë

Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore në vitin e ri akademik 2020-21, mësimin do ta ndjekin në kampus dhe online. Mësimdhënia do të jetë me sistem hibrid, ku ¼ e mësimdhënies do të jetë online për të gjithë studentët qoftë brenda vendit ashtu edhe ata që jetojnë jashtë Maqedonisë së Veriut. Pjesa tjetër, ose ¾ e procesit mësimor do të zhvillohet me prani fizike. Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, thekson se kampusi i përmbush të gjitha kriteret për fillimin e mësimdhënies në kushte të pandemisë, por edhe në mënyrë plotësuese është punuar për krijimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer sot përgjigje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar që PDK të delegojw një përfaqësues të saj në procesin e dialogut që do të zhvillohet më 4 shtator në Washington dhe më 7 shtator në Bruksel. Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet përgjigjes zyrtare, ka rikonfirmuar qëndrimin zyrtar dhe të njohur të PDK-së, se mbështetë fuqishëm angazhimin e SHBA-së dhe BE-së në procesin e dialogut si partnerë strategjik ndërkombëtar. Veseli ka thënë se PDK do ta ushtrojë rolin e saj kushtetues në procesin e dialogut, si opozitë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja reagon ndaj caktimit të seancës për votimin e Qeverisë për ditën e shtunë. Sipas partisë më të madhe opozitare, deputetët nuk kanë mjaftueshëm kohë të shqyrtojnë programin e Qeverisë dhe as biografinë e kudrove të propozuar për ministra. Reagimi i parë erdhi nga deputeti Antonio Milloshoski por në të njëjtën vijë është i gjithë grupi parlamentar i partisë. Nëse thonë se arsyeja është shpejtimi për shkak të formimit të institucioneve efikase, manipulojnë, sepse nëse vërtetë dëshironin të shpejtojnë aq shumë, njëri nuk do të shkonte në pushim veror pas zgjedhjeve, dhe as tjetri nuk do ta ndërpriste seancën e…

Lexo më Shumë

Prej të hënën do të bëhet dezinsektimi tokësor i rajonit të Qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave. Ky dezinsektim do të fillojë më 31 gusht dhe do të përfundijë më së voni deri të premten, 4 shtator. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatja do të bëhet ditën e ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë më të volitshme. Siç theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në brifingun e sotëm me gazetarët, këtë vit është spërkatur në pesë kthime. Çdo spërkatje me kimikate është e dëmshme, dhe për shkak të…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik në Qeverinë e tanishme, i riemëruar për Ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, duke raportuar për punën nëntë mujore të Qeverisë Teknike, njoftoi se do të inspektoj punën e Naqe Çulevit, i cili ishte ministër teknik i brendshëm. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me shkarkimin dhe përçmimin e oficerëve të policisë, Spasovski tha se ai do të merrte vendime përmes dialogut. “Nuk duhet të kishte ndodhur nëse do të donim policinë ashtu siç duam t’i kemi ato. Që nga momenti kur Kuvendi voton për qeverinë, unë do të shoh se çfarë është bërë në këto…

Lexo më Shumë

Emri dhe vepra e Nënës Terezë, përveç shpërblimit të lartë me Çmimin Nobel për paqe, pastaj me shenjtërimin e saj në Vatikan, u bë e njohur dhe e afërt me miliona njerëz, veçanërisht me hallexhinjtë e pafund te cilëve ajo u ka ndihmuar, do të mbahet në mend si gruaja që ia kushtoi tërë jetën dashurisë dhe mirësisë. Shqiptarët ndjehen shumë krenarë që kishin një bashkëkombëse si ajo, por nuk kanë bërë pothuajse aspak për figurën e madhe të saj, krahasuar me atë që ka bërë ajo, duke qenë urë njohëse e kombit tonë në botë, si komb fisnik e…

Lexo më Shumë