Qeveria do të bëjë politikë për lehtësimin e përmbajtjes mësimore dhe zvogëlimin e ngarkesës së nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm. Qeveria e RM-së në Programin për punën, në pjesën kushtuar arsimit, të titulluar si “Arsimi për kohën e re” (faqe 25), mes të tjerash, premton se do të udhëheq politik për lehtësimin e përmbajtjeve mësimore dhe zvogëlimin ngarkesës së nxënësve më arsimin fillor dhe të mesëm. Ky premtim filloi të realizohet me ndryshimin e planeve mësimore dhe programin në arsimin fillor të cilat me 17.01.2018 i prezantoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Me to propozohet zvogëlimi i…
Author: Rilinda
Ky premtim i LSDM-së i dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, është duke u realizuar dhe sipas njoftimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit (MPBU), bujqit prej muajit maj të këtij viti do të mund të aplikojnë për “naftë të gjelbër”. Me masën “nafta e gjelbër” pritet që të zbutet sulmi ndaj bujqve pas rritjes së akcizës për naftë e cila hyri në fuqi në fillim të muajit, ndërsa u njoftua me miratimin e Buxhetit të këtij viti. Prej Ministrisë së Bujqësisë vitin e kaluar informuan se ka para për realizimin e kësaj mase gjatë vitit…
Pas namazit të Xhumasë sot në Tetovë do të bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Zulbehari, të cilët dje, në mënyrë tragjike humbën jetën pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre. Kujtojmë, se fëmijët kanë qenë nga mosha 5 deri në 14 vjet dhe nënën e tyre e cila mësohet të ketë qenë e moshës rreth 40 vjeçare. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur brenda 15 minutave, por e vetmja gjë që kanë mundur të bëjnë ka qenë të parandalojnë shpërndarjen e flakëve të cilat për një kohë shumë të shkurtër kanë përfshirë tre shtëpi. Musli Zulbehari, babi i…
Sot në mbarë Maqedoninë moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, ndërsa në disa vende edhe me mjegull. Temperatura do të lëvizë prej 2 deri 10 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm me temperatura deri 6 gradë Celsius.
Sa zbatohet ligji për gjuhët i vitit 2008 nëpër institucione shtetërore? Organizata joqeveritare “Vlerat e përbashkëta” ka bërë një analizë nga e cila ka ardhur në përfundim se nëpunësit nuk janë të informuar se ekziston një ligj i tillë. “Jo gjithsecili prej tyre është I informuar se ekziston një ligj. Një ligj I 2008-ës. Ajo tjetra që është e rëndësishme është zgjidhja Ad hoc e nevojave, në qoftë se një palë kërkon të flasë në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Dmth Nuk janë edhe shumë të ekuipuara sektorët përkatës, në momentin kur pala dëshiron të flasë në gjuhë tjetër nga ajo…
Maqedonia ka mundësi historike që t’i fillojë negociatat me BE-në këtë vit, ndërkaq Bullgaria mbështet përpjekjet e qeverisë që vendi të kthehet në rrugën euroatlantike, deklaroi ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Velikov Petkov, duke prezantuar për prioritetet e presidencës bullgare me Këshillin Europian. “Republika e Bullgarisë mbështet përpjekjet e qeverisë së kryeministrit, Zoran Zaev, të institucioneve, administratës publike, sektorit civil dhe medieve, me qëllim që Maqedonia të kthehet në rrugën euroatlantike. Ne besojmë se me përparimin e qëndrueshëm, implementimin e reformave prioritare dhe zgjidhjen e kontestit për emrin, vendi juaj do ta ketë mundësinë historike që t’i fillojë negociatat këtë…
Këshilli Drejtues i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme i zgjodhi anëtarët e Trupit këshillëdhënës për etikë gjyqësore. Ky trup, siç informojnë nga Shoqata e Gjykatësve, është paraparë në suaza të Kodit për etikë gjyqësore të gjykatësve të Republikës së Maqedonisë dhe ka karakter këshillëdhënës për çështje të cilat kanë të bëjnë të shkeljes së parimeve të Kodit gjyqësor, transmeton MIA. Trupi këshillëdhënës numëron shtatë anëtarë, ndërsa sot ishin zgjedhur gjashtë anëtarë nga kandidatët e propozuar përmes rrugës së prononcimit individual të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Lidhur me anëtarin e shtatë, të propozuar nga dega…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takim me ambasadorin e Rusisë në Maqedoni, Oleg Shçerbak. Në këtë takim Mickoski ka informuar ambasadorin rus për revanshizmin e pushtetit aktual ndaj opozitës, gjegjësisht paraburgimin e padrejtë të 6 deputetëve të OBRM-PDUKM-së, që paraqet 12 për qind të deputetëve të këtij koalicioni. Nga Mickoski janë përmendur edhe vërejtjet e Avokatit të Popullit në lidhje me mënyrën e arrestimit të tyre, deri më tani nuk merret asnjë përgjegësi nga pushteti aktual”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së. Mickoski poashtu ka biseduar edhe për problemet ekonomike të vendit, siç thotë ai, me të cilat ballafaqohet vendi…
I mundur është bllokimi i Ligjit të gjuhëve në Kuvend me mijëra amendamente që do t’i përgatit VMRO-ja opozitare, pasi shefi i shtetit Gjorge Ivanov vuri veto edhe ligji përsëri është kthyer në Kuvend në lexim të tretë, kanë thënë për POST.mk, nga partia e Hristijan Mickoskit. Nuk do të jetë befasi nëse VMRO-ja dorëzon edhe 10 mijë amendamente që ligji të mos sillet asnjëherë në këtë formë. Deputetët e VMRO-së këtyre ditëve në mënyrë të përshpejtuar i shkruajnë amendamentet dhe sipas paralajmërimeve do të ngritin mijëra vërejtje për ligjin. Nëse kjo realizohet do të nënkuptonte bllokim të ligjit të…
dërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic, mbrëmë nëpërmjet një kumtese e ka konfirmuar se do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Athinë dhe Shkup. “Me ftesë të Greqisë dhe IRJ Maqedonisë, i dërguari special i sekretarit gjeneral të NATO-s, Methju Nimic do të qëndrojë në Athinë dhe Shkup në periudhën prej 29 janar deri më 1 shkurt si pjesë e përpjekjeve të OKB-së që t’u ndihmojë të dyja palëve që të gjejmë zgjidhje të pranueshme për emrin”, thuhet në kumtesë. Nimic më 31 janar do të arrijë në Shkup, ndërkaq ditën…
Nëna dhe katër fëmijët e saj në mënyrë tragjike kanë humbur jetën nga një zjarr që ka përfshirë shtëpinë familjare në Tetovë. Bëhet fjalë për Fatime Zylbehari, 39 vjeçare, dhe katër fëmijët, tre djem dhe një vajzë të moshës 4 dhe 13 vjeçare. Familjarët dhe fqinjët janë parë dukshëm të pikëlluar nga kjo tragjedi. https://www.youtube.com/watch?v=9-hIBj4hvCI
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se do të bëjë analizë të plotë të ngjarjes tragjike në të cilën djali 15-vjeçar vdiq gjatë një operacioni në Klinikën e Traumatologjisë, Sëmundjeve Ortopedike, Anestezisë, Kujdesit Intensiv dhe Qendrës Emergjente (TOARILUIT). “Raportet fillestare tregojnë se kemi të bëjmë me hipertermia malinje që ndodh shumë rrallë tek pacientët të cilët kanë një predispozitë gjenetike. I gjithë personeli i Klinikës Ortopedike ishte plotësisht i angazhuar në përpjekjet për të shpëtuar djalin”, thonë nga ministria. Gjithashtu ministria ka themeluar në klinikë komision i cili do të analizojë rastin pas marrjes së rezultatit nga zyrta e autopsisë,…

