I mundur është bllokimi i Ligjit të gjuhëve në Kuvend me mijëra amendamente që do t’i përgatit VMRO-ja opozitare, pasi shefi i shtetit Gjorge Ivanov vuri veto edhe ligji përsëri është kthyer në Kuvend në lexim të tretë, kanë thënë për POST.mk, nga partia e Hristijan Mickoskit.
Nuk do të jetë befasi nëse VMRO-ja dorëzon edhe 10 mijë amendamente që ligji të mos sillet asnjëherë në këtë formë.
Deputetët e VMRO-së këtyre ditëve në mënyrë të përshpejtuar i shkruajnë amendamentet dhe sipas paralajmërimeve do të ngritin mijëra vërejtje për ligjin. Nëse kjo realizohet do të nënkuptonte bllokim të ligjit të gjuhëve.
“Do të ketë mijëra amendamente. Por qëllim jonë është të përmirësojmë ligjin e përdorimit të gjuhëve. Përmes amendamenteve të përmirësojmë ligjin që ai të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Marrëveshjen kornizë. I ofruam pushtetit të tërheq ligjin, të formojmë grup pune dhe bashkërisht të përgatitim amendamentet. Përgjigje ende nuk kemi”, ka thënë Liljana Zaturoska nga VMRO-DPMNE.
Amendamentet që shkruan VMRO-DPMNE kanë të bëjnë me vërejtjet që Ivanov i notoi kur solli vendimin të mos e nënshkruajë dekretin e ligjit të gjuhëve.
Nuk dihet se si do të përgjigjet shumica, veçmas BDI.

