Qeveria e Maqedonisë ka tërhequr ndryshimet ligjore dhe plotësimet në Ligjin për ilaçe dhe burime mjekësore, në lexim të parë, që kanë të bëjnë me transportin paralele të ilaçeve. Qeveria përmes një shkrese ka informuar anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, që e largon ligjin. Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Mirsade Emini Asani, tha se në shkresën e dërguar tek ata, nuk ka arsyetim se pse është larguar propozim-ligji. “Disa minuta para fillimit të seancës morëm shkresë nga Qeveria e Maqedonisë se propozim-ligji largohet”, tha Asani.
Author: Rilinda
Pas namazit të Xhumasë në Tetovë ka filluar ceremonia e varrimit të pesë personave të cilët humbën jetën gjatë ditës së djeshme pas një shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre. Një numër shumë i madh i personave kanë dalë dhe po ju japin lamtumirën e fundit pesë personave, katër fëmijët dhe nëna e tyre. Rasti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme, ndërkaq ekipet e zjarrëfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, por jo edhe ta parandalojnë tragjedinë. Komuna e Tetovës ka ndarë dy milionë euro për familjen Zulbeari, si edhe ka shpallur tre ditë zie. Mijëra…
Rritet numri i raportimeve për keqpërdorime të rrjeteve sociale në rajonin juglindor të vendit që është nën kompetencë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Strumicë. Statistikat flasin për 20 raportime në vitin e kaluar, kurse në 2016 kishte vetëm pesë. Raste më të shpeshta janë porosi me përmbajtje nënçmuese dhe kërcënuese, pastaj keqpërdorim të të dhënave personale dhe publikim të materialeve pornografike. Sipas SPB-së të Strumicës, ky numër raportimesh nuk është i realtë, pasi që të dëmtuarit nuk i raportojnë rastet për arsye të ndryshme.
Në qytetin e Ohrit është regjistruar një tërmet i ri, që e ka dridhur tokën rreth orës 11:12. Tërmeti ka qenë i shkallës së dobët, pra 2.4 shkallë Rihter, në thellësi dy kilometër.
Qyteti i Shkupit do të heq dy lojërat rrotulluese të vendosura në sheshin qendror “Maqedonia” nga ish-kryetari Koce Trajanovski. Nga kabineti i Petre Shilegov thonë se këto lokacione janë të papërshtatshme, meqë blloku i Vardarit është bllokuar dhe lokacioni i dytë nuk ka vizitorë të mjaftueshëm. Prandaj, ata do të sillen në vende të reja ku do të vendosen në parkun e Çairit dhe në parkun Aerodrom. “Lojrat largohen me kërkesë të çiklistëve që kërkojnë të krijojnë më shumë hapësirë për këmbësorë dhe ciklist në ato vende. Gjithashtu, për shkak të afërsisë së lokacioneve, shpenzimet që janë krijuar për kompaninë…
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian (PE), Ivo Vajgl ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, ku flet për Ligjin për gjuhët dhe për mundësitë që Maqedonia të merr datë për fillimin e bisedimeve. ”Mendoj se marrëdhëniet ndëretnike janë shumë të rëndësishme, kurse ai ligj, në të vërtetë pasqyron këto marrëdhënie. Nuk duhet të bëhet problem që shtetasit e Maqedonisë, shoqëria e Maqedonisë të ndahet. Sipas kësaj, nëse VMRO-DPMNE-ja thekson se është e arsyeshme që në të kaluarën pikërisht Qeveria e VMRO-DPMNE-së propozoi Ligj për përdorimin e gjuhëve, nuk duhet dhe nuk do të ishte në rregull që…
Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, Presidenti Gjorge Ivanov dhe udhëheqësit e VMRO-DPMNE dhe BDI, Hristijan Mickoski dhe Ali Ahmeti, së bashku do të diskutojnë kornizën fillestare për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit të propozuar nga ndërmjetësi Matthew Nimetz nesër(e shtunë), njofton Almakos. Siç njofton Ministria e Jashtme (MPJ), takimi do të mbahet në Klubin e deputetëve, dhe është planifikuar të fillojë vonë në mesditë në orën 18:00. Ky takim vjen pas raundit të fundit të negociatave që u mbajt më 17 janar në Nju Jork, ku Nimetz dha një kornizë fillestare për një zgjidhje të mundshme, ndërkaq…
Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon që deputetes Zhaklina Peshevska t’i zëvendësohet paraburgimi shtëpiak me masa të përkujdesit, ndërsa për Igor Durllovskin, paraburgimi t’i zëvendësohet me paraburgim shtëpiak. “Për të dyshuarit e mbetur, prokuroria mbetet në kërkesën për vazhdimin e masave të shqiptuara më parë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike./Almakos
Komuna e Tetovës ndau 2 milionë denarë ndihmë familjes Zylbehari që humbën jetën katër femije bashkë me nënën. Gjithashtu me vendim të këshillit komuna e Tetovës shpalli 3 ditë zie. “Nga informacionet të cilat i kemi marrë nga brigada e zjarrfikësve, të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë arrit shumë shpejtë, dhe gjatë rrugës nuk kanë pas pengesa. Një tregues tjetër ka qenë edhe ajo se brigada e zjarrfikësve në atë kohë deri sa digjeshe shtëpia e familjes Zylbeari, nuk kanë pas thirrje të tjera, dhe pra me gjithë kapacitetin e tyre kanë intervenuar”, ka pohuar Arifi. Përpara mbledhjes fjalim…
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca për rastin “Tarifa”.Prokuroria Speciale Publike për rastin “Tarifa” heton shtatë persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në procedurën për furnizim publik të softuerit – ERP Sistemit për nevojat e SHA ELEM. Sipas aktakuzës të dyshuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare i kanë mundësuar personit juridik – konzorcium, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë. Vlera e marrëveshjes së lidhur për furnizim publik është…
Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha nga Davos se ai ka mundësuar 120 milionë euro nga Evropa për Maqedoninë, për të ndërtuar një autostradë nga Shkupi në Sofje bën të ditur Haknews, njofton Almakos. “Përmes një bisede me Merkel dhe Juncker u morrëm vesh të sigurojmë buxhet për Maqedoninë dhe Bullgarinë, për të ndërtuar një autostradë nga Shkupi në Sofje, e cila ka qenë gjithmonë prioritet. Zoran Zaev më kërkoi të përkushtohem, duke konfirmuar faktin se jam i hapur për të gjithë fqinjët si udhëheqës në Ballkan. Arrita ta bind Merkel dhe Juncker se autostrada është jetike për Ballkanin Perëndimor dhe…
Sot fillon gjykimi për të akuzuarit të cilët tentuan ta vrasin Ziadin Selën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27-prill 2017. Në bankën e të akuzuarve do të ulen të akuzuarit: Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, NikollçeDimitrievski, Aleksaner Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov, Stojan Pavllevski –Korba, Kire Gjorgievski dhe babai i tij. Në maj të vitit 2017 për sulmin ndaj Selës së pari u arrestuan Kire Gjorgievski dhe babai i tij për të cilët Prokuroria konfirmoi se në sallën 3, ku është mbajtur konferenca për shtyp të dy së bashku fizikisht e kanë sulmuar dhe e…

