Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca për rastin “Tarifa”.Prokuroria Speciale Publike për rastin “Tarifa” heton shtatë persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në procedurën për furnizim publik të softuerit – ERP Sistemit për nevojat e SHA ELEM.
Sipas aktakuzës të dyshuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare i kanë mundësuar personit juridik – konzorcium, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë.
Vlera e marrëveshjes së lidhur për furnizim publik është 4.092.420 euro, ndërsa dëmi i shkaktuar arrin 456.560 euro./Almakos

