Në fazën e finalizimit të punimeve për rinovimin e Klinikës Kirurgjikale“Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, filatropi i njohur z. Lazim Destani, nëcilësinë e përfaqësuesit të donatorit të projektit, kompanisë EcologInternational, sot i bëri një vizitë kësaj qendre medicinale për të parëpersonalisht nga afër rrjedhën e punimeve. Donacioni për rinovimin e kësaj qendre spitalore në Shkup vjen pas njëvarg aktivitetesh donuese nga Grupacioni Ecolog. Gjatë periudhës sëpandemisë kjo kompani në kuadër të përgjegjësisë korporativeshoqërore ka dhuruar mijëra pajisje teknike për ndjekjen e procesitmësimor online për fëmijët e familjeve sociale në gjithë territorin evendit, materiale e pajisje në spitalin e Tetovës…
Author: Rilinda
Moratoriumi 1 vjeçar i Kosovës për mosaplikim në organizata ndërkombëtare po konsiderohet si suspendim i shtetit për këtë periudhë. Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, po thonë se ky vendim është shumë i dëmshëm, pasi Kosova po heq dorë nga politika e jashtme. Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti ka theksuar se ky afat 1 vjeçar është vënë për të shfrytëzuar arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë. Derisa edhe e arsyetoi me argumentin se pa ndihmën e ShBA-së nuk mund të aplikojnë në asnjë organizatë multilaterale. Në partinë e Albin Kurtit u shprehën se Hoti në mënyrë…
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës njëherit anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Arbërie Nagavci, thotë se rrëzimi i qeverisë Hoti është i pashmangshëm dhe se rrëzimi i saj është në të mirë të vendit. Nagavci për “Zërin” po ashtu thotë se kurdo që partitë marrin vendim për mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë Hoti, atëherë ky veprim sipas saj do të ishte në të mirë të vendit tonë. “Kurdo që cilado partitë, qoftë ato që janë në opozitë apo në qeverisje do të marrin vendimin për mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë, do të ishte një veprim në…
Turqia akuzoi vendet e Bashkimit Evropian se po anojnë “verbërisht” në drejtim të anëtarëve të BE-së, Greqisë dhe Qipros, lidhur me tensionet në Mesdheun lindor. Ankaraja i bëri thirrje Bashkimit Evropian të braktisë këtë politikë. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, gjithashtu i kërkoi Greqisë të kontribojë në uljen e tensioneve duke mbështetur një iniciativë të NATO-s që synon të zvogëlojë rrezikun e një konflikti të armatosur në det. Ai tha se Greqia duhet të tërheqë anijet luftarake që po monitorojnë një anije kërkimore turke – e cila poashtu shoqërohet nga anijet luftarake. Aleatët e NATO-s, Greqia dhe…
Përdorimi i dinarit serb në veri por edhe në zonat tjera të vendit, po i shkakton dëme buxhetit të shtetit të Kosovës miliona euro, pasi shitjet që bëhen përmes kësaj valute nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Derisa Kushtetuta e Kosovës përcakton euron si valutë zyrtare, ekspertët vlerësojnë si shumë të dëmshëm në aspektin ekonomik dhe antikushtetues e ilegal përdorimin e dinarit. Njohësi i çështjeve ekonomike, Nysret Maxhera, ka bërë të ditur për KosovaPress, se përdorimi i dy valutave brenda një shteti, rrënon sistemin financiar dhe ekzistues të atij vendi. Ai pranoi se Kosova humb miliona euro nga…
Është e rëndësishme që tashmë ekziston një rol shumë më aktiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Kosova ka pritur më shumë nga takimi i zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, thotë në intervistën me Radion Evropa e Lirë, Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ajo shpreh mendimin që delegacioni i Kosovës në Uashington ka dështuar në pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me emrin kushtetues të vendit, me njohjen e ndërsjellë me Serbinë, si dhe te çështja e mini-Schengenit. Por, sipas saj, brenga kryesore sot është ajo se çfarë është duke…
Në bisedën që patëm me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Strugë, Muhamed Asani, u informuam se në periudhën janar-shtator këtë vit, në këtë spital 80 nëna dibrane kanë realizuar lindjet e tyre Vjollca SADIKU Edhe gjatë këtij viti, numri më i madh i lindjeve i nënave dibrane realizohet në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Pjesa dërmuese e dibraneve vazhdojnë të përcaktohen që lindjet e tyre ti bëjnë në Strugë, kryesisht për shkak të stafit shumë profesional të këtij spitali, si dhe për shkak të problemit me kuadrin kadrovik në repartin e gjinekologjisë në Spitalin e Dibrës.Disa vite me radhë,…
Pavle Bogoevski, aktivist dhe ish-deputet, i ftuar në emisionin e mbrëmjes në “Programi 200” në Alsat, tha se traumat e së kaluarës duhet të komunikohen në mënyrë të vazhdueshme që të mund të ecim përpara. Ai vlerëson se tensionet në marrëdhëniet ndëretnike, të cilat mbizotëruan zhvillimin e vendit tonë, duhet të kërkohen në një Marrëveshjen kornizë të vitit 2001 që u nënshkrua në mënyrë joadekuate dhe procese joadekuate që e pasuan atë. “Në asnjë mënyrë nuk dua të zhvlerësoj ose zhvlerësoj asgjë që ka ndodhur dhe që mund të jetë viktimizim i një apo një komuniteti tjetër etnik. Por fakti…
Maqedonia e Veriut gjatë 29 vjetëve të pavarësisë, ka bërë përparime të mëdha, por edhe gabime të cilat i kanë kushtuar humbje kohe për arritjen e synimeve të saja kryesore: anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Stojan Andov, kryetar i parë i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ai ka drejtuar institucionin ligjvënës në vitin 1991 kur vendi shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia. Sikur në atë kohë të mos bëheshin disa gabime, thotë Andov, vendi mund të ishte shumë më herët pjesë e strukturave euroatlantike, ndërsa nuk do të ndodhte edhe konflikti në vitin 2001.…
Drejtuesi i partisë URA në Malin e Zi, politikani shqiptar Dritan Abazoviç komentoi në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV edhe thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të votuar partinë e presidentit Milo Gjukanoviç. Ai tha se shqiptarët në Malin e Zi janë më të varfrit dhe po e braktisin vendin masivisht. “Çka me thanë. Unë kam qejf të shtroj disa argumente për opinionin e Shqipërisë. Vendet ku jetojnë shqiptarët janë më të varfrat, diskriminimi është më i madhi. Ulqini është e vetmja komunë e varfër në Malin e Zi. Nëse këto parametra tregojnë se duhet përkrahur akoma Gjukanoviç…
Lëvizja “Vetëvendosje” ka vazhduar me kritika ndaj marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tyre, kryeministrti, Avdullah Hoti bëri pesë gabime. “Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Ëashington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj. Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen. Shkuan për njohje,…
Qytetarët e Kosovës nuk e kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Mospajtimet e tyre kanë të bëjnë me pikën për liqenin e Ujmanit dhe lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik. Për Ejup Dervishollin kjo marrëveshja e cila përmban 16 pika nuk do të duhej të nënshkruhej fare. Ai madje thotë se me këtë marrëveshja tashmë Serbia ka ardhur në Kosovë. “Ne nuk po na duket mirë…E kemi sjell Serbinë në Kosovë vetë.. Kalimi i saj nëpër të gjithë Kosovën prej këtu deri në…

