Author: Rilinda

Platforma për barazi gjinore dhe aktivistet për të drejta të grave sot me rastin e 8 Marsit do të mbajnë marsh për të drejtat e grave. Marshi do të fillojë nga Parku i Gruas, përmes sheshit Maqedonia, urës së Gurit dhe do të përfundojë në sheshin Filipi i Dytë. Me të do të dërgohet porosi se barazia gjinore është faktor i rëndësishëm drejt arritjes së një shoqërie demokratike dhe të barabartë. Në marsh janë ftuar të marrin pjesë gazetarë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunave, komisioneve për mundësi të barabarta, organizatave joqeveritare, deputetë dhe përfaqësues të korit diplomatik.

Lexo më Shumë

Gratë në Maqedoni akoma po përballen me diskriminim në bazë gjinore në të gjitha proceset shoqërore, pa pasur mbrojte për të drejtat e tyre, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Nga Komiteti theksojnë se punëtoritë e tekstilit, gratë nga mjediset rurale, gratë rome, gratë viktima të dhunës, gratë me aftësi të kufizuara, bijnë në grupin e kategorive më të prekura në shoqërinë tonë, për të cilat shteti akoma nuk ka ndërmarrë masa që do ta përmirësonin statusin e tyre social dhe shoqëror. “78 për qind e viktimave të dhunës fizike janë gra, ndërsa 98 për qind…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësorë për rastin Toplik, në të cilin ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski akuzohet për tender të paligjshëm u anulua. Shkak ishte mungesa e njërit prej gjashtë të akuzuarve avokati i të cilit dorëzoi raport mjekësor se është në pushim mjekësor, raporton Televizioni SHENJA. Mile Janakievski dhe të akuzuarit e tjerë, anëtarë të atëhershëm të komisionit për furnizime publike në ministri, ishin në sallë. Rasti “Toplik”, ka të bëjë, ashtu siç njoftoi prokurorja speciale, Fatime Fetai, me keqpërdorim të “detyrës zyrtare”, ky një person në cilësinë e udhëheqësit në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe pesë të…

Lexo më Shumë

Një nëpunës policorë është sulmuar fizikisht dje pasdite nga O.S.A (54) nga SHBA-ja në sallën e Prokurorisë Publike Themelore – Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme informon se shtetasi amerikan e ka sulmuar policin pas një debati të shkurtër verbal. Sulmuesi është arrestuar nga policia dhe mbajtur në Stacionin Policorë Qendër për procedurë të mëtejme.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje kryesisht të shiut. Paradite, lokalisht do të ketë kushte për reshje të shiut të ngrirë. Në male reshjet do të jenë kryesisht të borës. Reshje më të mëdha do të ketë në pjesët perëndimore, ku deri të shtunën në mëngjes lokalisht pritet të bien mbi 40 l/m2. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit prej minus një deri pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej tre deri nëntë gradë. Në Shkup mot i vranët me reshje kryesisht të shiut. Do të fryjë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë formoi Këshillin për monitorim të implementim të Strategjisë në gjyqësi 2017-2022, me të cilën do të kryesojë kryeministri Zoran Zaev. Në seancë u konstatua edhe përbërja e Këshillit. Anëtarë të Këshillit do të jenë: ministri i drejtësisë Bilen Saliji, zëvendësi i tij Oliver Ristovski, Prokurori publik Lubomir Jovevski, përfaqësues nga Gjykata e Apelit, Prokurorja speciale publike Katica Janeva, nga një përfaqësues nga Gjykatat e Apelit të Gostivarit, Manastirit, Shtipi dhe Shkupi, si dhe nga një përfaqësues nga Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe Shkupi 2. Anëtarë i këtij Këshilli do të jetë edhe Avokati i Popullit…

Lexo më Shumë

Zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rouz Gotmeler ka thënë se është shumë mirë që çështja për emrin ndodhet lartë në agjendë dhe shpresojmë se mund të krijohet momentum pozitiv, në intervistë për televizionin grek “Skaj”. Lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike, ajo e përmend vizitën e paradokohshme të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup dhe qëndrimin se “duhet të shkohet përpara në negociata në kuadër të KB-së, në një mënyrë të drejtpërdrejtë, duke punuar me ambasadorin Nimic, të gjendet zgjidhje që në mënyrë të qartë do t’i përgjigjet të gjitha palëve”. “Ne ndjekim…

Lexo më Shumë

Edhe një dorëheqje tjetër në Komisionin për Luftimin e Korrupsionit pas publikimit të raportit të revizionit në të cilin theksohet shpërdorimi i parave publike. Siç mësohet, u tërhoq edhe anëtarja Zhaklina Damçevska e cila është anëtarja e tretë që dorëhiqet nga ky trup. Dje u tërhoq kryetari aktual Igor Tanturovski i cili ishte i pari i cili kundërshtonte dhe kritikonte këtë raport duke e quajtur të shtrembëruar , ndërsa hapin e tij sipas të gjitha gjasave do ta marrin edhe anëtarët e tjerë të përfshirë në skandal. Dorëheqje i pari dha ish kryetari i këtij trupi Goran Milenkov. Pritet edhe…

Lexo më Shumë

Në disa vende lumi Vardar ka dalë nga shtrati në rajonin e Shkupit. Derdhje ka nëpër rrjedhën në qendër të Shkupit, si dhe tek ura drejt Jurumlerit në komunën Aerodrom dhe në vendet e quajtura Vitel, Çuka dhe Sredored në komunën e Zelenikovës. Qendra për Menaxhim me Kriza informon se në pjesët e tjera të shtetit vende-vende janë përmbytur sipërfaqet bujqësore, ndërsa në komunën e Mavrovës dhe Rostushes mbi fshatin Zhirovnicë pjesërisht ka filluar rrëshqitja e tokës dhe ekziston rrezik që ajo të rritet. Në komunën e Bogovinës, në rrugën për në fshatin Novo Sellë ka shembje në gjatësi prej…

Lexo më Shumë

Zgjidhja e problemit me importin e miellit të Serbisë në Maqedoni pritet prej takimit të paralajmëruar midis ministrit të Bujqësisë, Lupço Nikollovski dhe ministrit serb të Tregtisë, Rasim Ljaiq i cili sot duhet të vijë në Shkup. Nga kabineti i ministrit serb kumtuan se nëse sot nuk arrihet zgjidhje rreth këtij kontesti, Serbia do të vendosë kundërmasa ndaj Maqedonisë të cilat, siç theksojnë, tashmë janë veçmë janë përgatitur. Ministri Nikollovski, deklaroi se “nuk është në dijeni për paralajmërimet për kundërmasa nga Serbia”, por se janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se bisedimet për gjetjen e zgjidhjes vazhdojnë. Opsion i pranueshëm…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Antikorrupsion, Igor Tanturovski ka dhënë dorëheqje. Tanturovski sot në mëngjes ka dorëzuar dorëheqjen deri tek Kuvendi I Republikës së Maqedonisë. Dorëheqjen e parë mbrëmë e dha anëtari i këtij trupi Goran Milenkov. Dorëheqjet pasojnë disa dit pas publikimit të skandalit nga revizioni i brendshëm sipas të cilit një pjesë e anëtarëve kanë keqpërdorur mjetet për harxhimet e rrugës.

Lexo më Shumë

Një mashkull 33-vjeçar e ka humbur jetën, pasi është goditur nga një automobil në rrugën rajonale Veles-Gradsko, ndërsa shoferi ka ikur nga vendi i aksidentit, njofton MPB. Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18 kur një person i panjohur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve markë e panjohur ka goditur këmbësorin D.V. (33) nga fshati Axhimatovo. D.V. me automjet të Ndihmës urgjente mjekësore është dërguar në Spitalin e përgjithshëm Veles, ku ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dhënë në autopsi.

Lexo më Shumë