Biznesmeni Sead Koçan mbrëmë ka qenë në qeveri. Informacioni për praninë e tij u botua nga portali A1on. Koçani nuk donte të jepte detaje për TV 24, por ai konfirmoi se ishte në qeveri, përcjell Almakos. Sipas informatave të TV 24, zëvendëskryeministri Koco Angjushev mbrëmë ka pasur takime me shumë kompani ndërtimore.. U diskutuan për mendimet e personave udhëheqës nga kompanitë ndërtimore për gjendjen e këtij sektori. Ai ka dashur të informohej për të gjitha problemet e projekteve ndërtimore – dinamika që po zhvillohen, nëse ka probleme dhe vonesa të mundshme dhe se si qeveria mund të ndihmojë. Sipas të…
Author: Rilinda
Diplomati amerikan Vess Mitchell do të qëndrojë sot në Shkup ku pritet të përsërisë qëndrimin amerikan për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë, për bisedimet me Greqinë në kontestin për emrin. Ai pritet t’i kërkojë qeverisë maqedonase zbatimin e reformave për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medieve. Mitchell në Shkup është planifikuar të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Ndërkohë, kryeministri Zaev vizitën e përfaqësuesit të lartë të Departamentit të Shtetit në Shkup e ka vlerësuar si dëshmi të miqësisë dhe mbështetjes për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.
Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të shiut me intensitet të dobët fillimisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare, kryesisht e përforcuar në drejtim të jugut.Temperaturat e ditës do të lëvizin prej 10 deri 16 gradë. Në Shkup do të mbizotërojë mot i ngjashëm.
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Drejtori i përgjithshëm i agjencionit për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar të Suedisë (SIDA), Kerin Jamtin, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane i nënshkruan Marrëveshje për Bashkëpunim Zhvillimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Suedisë dhe Marrëveshje për kushtet e përgjithshme të Bashkëpunimit Zhvillimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Suedisë. “Pas një pauze prej gjashtë vitesh, Republika e Maqedonisë sërish është në agjendën zhvillimore të Suedisë dhe sërish mes partnerëve prioritarë – shtetet për ndihmë zhvillimore nga Suedia” – theksoi Osmani, duke potencuar se me nënshkrimin e këtyre Marrëveshjeve sigurohet një…
Në vend të ndërtohen stacionare të reja, komunat shpenzojnë para për të sanuar lëndimet e qytetarëve. Derisa aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve bëjnë thirrje për një trajtim më serioz dhe më human institucional, qytetarë të caktuar nuk zgjedhin mjete për të “zgjidhur” problemin e kafshëve të pastreha. Opinioni ishte i tmerruar nga ngjarja e përgjakshme në lagjen e Shkupit Aerodrom, kur një qen kafshoi dy gra të moshës 40 vjeçare dhe katër fëmijë të moshës 10 deri 14 vjeçare. Dëshmitarët okularë folën në mediat dhe reaguan në rrjetet sociale se kanë qenë dëshmitarë të një drame të…
Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja i bënë dëm të përhershëm dhe të pariparueshëm Republikës së Maqedonisë duke zbatuar me dhunë “ligjin antikushtetues mbi gjuhët”. “Miratimi i dhunshëm i ligjit për gjuhët mund ta shtyjë vendin në krizë edhe më të madhe. Do të dërgohet një mesazh se procedura dhe ligjet nuk vlejnë kur ekziston fuqia. E drejta për të propozuar ndryshime për të përmirësuar ligjet nëse shkelet njëherë do të shkelet dhe në të ardhmen, ndërsa kështu më nuk ka demokraci”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Sipas VMRO-DPMNE-së, ky ligj nuk sjell përfitime për qytetarët por “vetëm probleme të reja dhe në…
Zëvendësndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçel, i cili në këtë funksion vjen pas Hojt Brajan Ji, nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Maqedoni, njoftojnë nga Stejt Departamenti. Në lidhje me ardhjen e Miçelit në Maqedoni, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se krahas përkrahjes në perspektivën atlantike, nga Miçel pret edhe pëkrahje për integrimin në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb. “Vizita e Miçel është një vërtetim për miqësi dhe vjen në momentin kur Maqedonia dëshiron të përparojë strategjitë bashkëpunuese me partnerët strategjik. Qëllimi strategjik kryesor i Maqedonisë është anëtarësimi në NATO dhe kjo mund të…
Dita e poezisë – 21 marsi këtë vit për herë të katër do të shënohet me ngjarjen “Paguaj me poezi” në Shkup dhe në Veles. Të gjithë ata të cilët do të shkruajnë varg apo këngë do të munden të pinë një kafe apo çaj në lokalet të cilat janë të përfshirë në këtë aksion. Ngjarja mbahet në dhjetë vende në organizim të prodhuesit vjenez të kafes dhe çajit Julius Majnll, me qëllim që të nxisë shkrimin e poezive. “Paguaj me poezi” më 21 mars do të mbahen në dhjetë lokale në Shkup (Loft, Revija, Nargile, Fontana, Dior, Centar bar,…
I punësuari në Agjencisë për Zbulim dhe ish sekretar shtetëror në kabitenin e Gordana Jankullovsës si ministre e Brendshme, shpjegoi se si është bërë furnizimi publik me të cilin është blerë Mercedesi prej 600 mijë eurosh. Dëshmitari i PSP-së shpjegoi se ai ka qenë anëtar i komisionit AdHok për blerjen e Mercedesit po vetëm ka marrë pjesë në vlerësimin, dhe nuk e di procedurën e mëtejme. “Më dhanë vendim se jam anëtar i komisionit për blerjen e makinës me specifika të sakta. Konstatuam se oferta ishte sipas rregullave. Ekzistonte vetëm një ofertë e tillë dhe ajo u pranua. Ne nuk…
everia sot vlerësoi se të dhënat e publikuara statistikore për rritjen e BPV-së, të punësimit në prodhimtarinë industriale janë dëshmi për stabilizim ekonomik dhe kthimin e besimit të humbur në perspektivat e ekonomisë vendore. “Të dhënat e publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS) për bruto prodhimin vendor (BPV) për vitin e fundit tregon se në tremujorin e katërt të vitit 2017 ekonomia shënon rritje prej 1,2 për qind dhe del nga situata e stagnimit. Kjo është dëshmi se po kthehet besimi i humbur në perspektivat e ekonomisë vendore”, theksojnë nga Qeveria e RM-s. Në mënyrë shtesë, theksohet në kumtesën…
Profesoresha universitare dhe aktivistja Mirjana Najçevska, në llogarinë e saj në Facebook ka komentuar fjalimin e prokurores speciale Fatime Fetai, e cila ka qenë e pranishme në një emision me temë rreth çështjes së grave. Najçevska shkruan se është bukur të dëgjosh Fetain si tregon për gjëra të ndryshme që ka fituar, por pret që si prokurore të fitojë së paku një procedurë gjyqësore kundër kriminelëve, të cilët sipas saj për 11 vite kanë luajtur me drejtësinë. “Nuk dua të më kuptoni gabimisht, dua gra të guximshme dhe të mençura, luftëtare dhe të hapura. Vetëm nuk dua ndërtim të kultit…
Kushtet e volitshme atmosferike, mundësuan që të fillojë ndërtimi i murit mbajtës përskaj rrugës në hyrje të fshatit Reçan, ku si pasojë e reshjeve intensive erdhi deri te rrëshqitja e tokës dhe rrezikohej që të shembej rruga dhe të dëmtonte shtëpitë rreth rrugës. Siç njoftojnë nga Komuna e Gostivarit, dje gjatë gjithë ditës, por edhe në orët e vona të natës, është punuar intensivisht në përgatitjen e terrenit, si dhe hapjen e rrugës alternative për në qytet, ndërsa sot ka filluar edhe ndërtimi i murit mbrojtës . Pjesa e paasfaltuar e rrugës që çon prej fshatit deri në Gurëthyesen në…

