Tre partitë kryesore, pagesë me miliona për të shkrepur një foto pranë presidentëve amerikanë. Hipokrizia 28-vjeçare e financimit të subjekteve politike përkundër kostos reale të fushatave dhe nevoja për të legalizuar lobimin dhe transparencën. Flasin analisti Mustafa Nano, drejtori i Institutit Pashko, Besart Kadia dhe pedagogu Roland Lami Nga Sebi Alla Pas çdo fytyre të qeshur dorështrënguar me presidentët amerikanë, fshihet një lobim, disa miliona të hedhura për një imazh, që më shumë ngjan me “mirazh”, për të turbulluar mendjen e zgjedhësve që mund të mendojnë: “Ai është i përzgjedhuri i amerikanëve…”. Të tria partitë kryesore politike në vend kanë…
Author: Rilinda
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopulos, duke folur për çështjen e emrit gjatë një konference për gazetarët, ka deklaruar se momentalisht po hapërojnë në një rrugë mjaft pozitive, duke shtuar se negociatat për emrin vazhdojnë me ritëm intenziv. Në lidhje me draft marrëveshjen, ai ka thënë se po e përpunon Ministria e Jashtme Greke ndërsa së shpejti është planifkuar vizita e shefit të diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias në Shkup. “Poziciomi i Qeverisë greke është emër i përbërë, erga omnes, për përdorim të përgjthshëm. Çfarë do të thotë ajo? Që nevojitet rishikim i Kushtetutës që të mund të arrijmë në…
Funksionarë të lartë të BDI-së të akuzuar në rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike, Ejup Alimi dhe Ismet Guri sot do të ulën në bankën e të akuzuarve. PSP i akuzon se kanë shkatërruar material zgjedhor, transmeton Portalb. Lëndën do ta gjykojë gjykatësja, Ola Ristova. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat. Prokurorja, Fatime Fetai në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se dëshmitarët e…
Në Kuvendin e Maqedonisë dje është miratuar ligji për mbrojtjen nga duhanpirja me procedurë të shkurtuar, ku “për” kanë votuar 41 deputetë, “kundër” 14 ndërsa “të përmbajtur” nuk ka pasur. Duke sqaruar ndryshimet e ligjit të miratuar, koordinatori i grupit parlamentar të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Tomisllav Tuntev tha se me ndryshimet e reja lejohet që të pihet duhan në ballkone, parqe dhe hapësirave të objekteve hotelerike edhe kur ato janë të mbyllura gjatë ndryshimeve klimatike. “Kundër” ligjit ka qenë deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Xhevat Ademi i cili tha: “do të votoj kundër ndryshimeve sepse dëmtohet shëndeti…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) e ka shtuar numrin e patrullimeve policore në disa qytete të vendit. Shpekulohet se këto shtime të policisë kanë ardhur për shkak të zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, kur edhe u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve. “Në bazë të vlerësimeve të sigurisë, MBP-ja i ndërmerr masat e patjetërsueshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shtetit. Gjatë ditës së djeshme, në pajtim me vlerësimet për siguri, erdhi deri te rritja e numrit të patrullave policore në disa rajone të qyteteve në vend”, thonë nga MPB-ja.
Kryeministri Zoran Zaev, në një adresim me anë të videos, ka thënë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është plotësisht në përputhje me Amendamentin 5 të Kushtetutës. “Askush nuk është, dhe nuk mund të jetë mbi Kushtetutën. Në të njëjtën kohë, ky ligj garanton plotësisht përdorimin e duhur të gjuhës maqedonase dhe është një kontribut i madh për ndërtimin e konceptit të ‘një shoqërie për të gjithë qytetarët”, tha ndër të tjera Zaev. Ndërkohë, presidenti Gjorgje Ivanov refuzon të nënshkruajë dekretin për Ligjin e Gjuhës, duke theksuar se Kushtetuta dhe ndërgjegjja nuk do të lejojë atë për të vënë një…
Në Gjykatën penale për sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “TNT”, përcjell Almakos. Në rastin e “TNT”, akuzohen shtatë persona për rrënimin e kompleksit Kosmos të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmërinë Evropiane, Fijat Canoski. Në rastin “TNT” për prishjen e kompleksit “Cosmos” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe pesë persona të tjerë. Sipas Speciales, për shkak të hakmarrjes politike ishte prishur objekti i biznesmenit Fiat Canoski i cili në vitin 2011 u largua nga koalicioni me VMRO – DPMNE. Në seancën paraprake kishte reagime dhe…
Koncesionerët filluan të vendosin thasë me rërë në plazhet e Ohrit, për t’u mbrojtur nga rritja e shpejtë e nivelit të liqenit. Niveli është shtatë centimetra mbi normalen dhe është 693.82 metra mbi nivelin e detit. Nga e hëna deri me sot niveli i liqenit është rritur për gjashtë centimetra. Janë reduktuar në mënyrë drastike edhe hapësirat e plazhit. “Ekziston rreziku i prishjes së objekteve tona, siç ishte 5-6 vjet më parë. U bëj thirrje institucioneve përkatëse për lëshimin më shpesh të sasive të mëdha të ujit nga liqeni, që mos të vijë deri te dëmet më të mëdha në…
Metereologët parashikojnë që moti në Maqedoni do të jetë relativisht i ngrohtë me erë mesatare jugore. Në pjesët perëndimore dhe të ketë reshje lokale shiu. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri 5 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 6 deri në 22 gradë celsius. Parashikohet që në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 18 gradë celsius
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka quajtur “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”, miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Kuvendit të Maqedonisë. Ai ka bërë të ditur vendimin e tij për mos dekretimin e këtij ligji, të miratuar nën tensione nga shumica parlamentare. “Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrën se si është hartuar, por edhe votuar do të shkaktoj bllokadë të plotë në punën e institucioneve. Në kushte të bllokadës së institucioneve, gjasat janë të mëdha që të hapet edhe çështja e ridefinimit të rendit tonë kushtetues. Ligji për përdorimin e gjuhëve është…
Vetura e deputetit të LSDM-së Slavica Sumanska – Miteva është djegur mbrëmë, mëson Plusinfo. Ndërkohë, policia ka siguruar shtëpitë e shumicës së deputetëve të partisë maqedonase në pushtet gjatë gjithë natës. Pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, në profilet e rrjeteve sociale të deputetëve të LSDM-së kanë vërshuar kërcënime, sharje e mallkime nga persona të revoltuar.
Për sot në Gjykatën Penale është caktuar seancë gjyqësore për rastin “Tenk” të Prokurorisë Speciale Publike. Sot në seancë duhet të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve. Në seancën e kaluar janë dëgjuar pesë dëshmitarë. Dëshmitari Kiro Todorovski, i cili në vitin 2012 ka qenë këshilltarë i Kabinetit të ministres së atëhershme të Mbrojtjes, Gordana Jankullovska para gjykatës tha se ka pasur vetëm një ofertë për furnizimin e mercedesit luksoz. Rasti “Tanku” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe…

