Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet në vende pjesërisht lagura, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë. Në rrugët jashtë qyteteve komunikacioni zhvillohet me intezitet mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gja për hyrje dhe dalje nga shteti.
Author: Rilinda
Sot paradite moti paraqitet me vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët dhe mesatarë në Veri dhe Qendër të vendit. Sërish në mbrëmje dhe orët e natës pritet një fuqizim i lehtë i shirave në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit do të ulen mesatarisht me 4 grad Celsius në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të zbresin në vlerat nga 2-20 grad Celsius. Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor.
Gjorgji Spasov nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social në fejsbuk godet Kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin ku i thotë që presidenti Ivanov është zgjedhja dhe produkti i tij personal. Në vazhdim statusi i plotë: Ahmeti nuk duhet të zemërohet me askënd që ne sot e kemi Ivanovin president të shtetit. Të gjithë e dimë se Ivanovi ka fituar një mandat të dytë për president vetëm në bazë të një marrëveshje midis Ahmetit dhe Gruevskit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën në vitin 2014 në ditën e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në bazë të marrëveshjes…
Qeveria në mbledhjen e fundit shqyrtoi dhe miratoi tekstin e ri të Projektligjit për ndryshimin e plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë. Qëllimi kryesor i Ligjit për përfshirjen e kritereve cilësore për vlerësimin e punës së gjykatësve dhe kryetarët e gjykatave në çdo dy vjet. “”Me ndryshimet që propozohen përforcohet cilësia e kriterit për vlerësimin e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave në raport me kuantitetin. Po ashtu është bërë edhe ndërtimi i rekomandimeve të Komisionit Venecian të dhëna në ndryshimet e fundit dhe plotësimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, në raport me…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Alsat, zbuloi se i ka dërguar porosi kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, mennjëherë pas votimit të dytë të Ligjit për gjuhë, në të cilën ka kërkuar nga ai të nënshkruajë ligjin. “Zotit Ivanov i dërgova porosi të nënshkruajë këtë ligj që pas votimit të dytë. Ai nuk mundi ta tejkalojë veten dhe të jetë kryetar legjitim i gjithë qytetarëve të këtij shteti. Me kryerjen e votimit të tretë, Ivanov ka obligim ligjor për nënshkrim të ligjit, sepse në të kundërtën ai shkel Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Vlerësojmë se tani ai…
Janë ngritur padi penale kundër katër personave për vjedhje të rënda dhe përpunim, posedim dhe tregti të armëve dhe mjeteve piroteknike. SPB Shkup deri te Prokuroria themelore publike ka ngritur padi penale kundër B.Z. (27) për shkak të dyshimit për kryerje të tre veprave penale-dy ‘vjedhje të rënda’ dhe një ‘përpunim, posedim dhe tregti të armëve dhe mjeteve piroteknike’, kundër A.J. (23) dhe A.B. (25), të dyshuar për dy vepra penale, njëra ‘vjedhje e rëndë’ dhe një ‘përpunim, posedim dhe tregti të armëve dhe mjeteve piroteknike’. Poashtu është ngritur padi penale edhe kundër B.J. (57) për shkak të dyshimit për…
Zvogëlohet numri i polisave të sigurimit në bujqësi për rreth 60 për qind, kumtoi sot drejtori i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit, Klime Poposki. Gjatë vitit 2015 numri i polisave ka qenë 5.000, ndërsa vitin e kaluar ka pasur vetëm 2.000 të tilla. Sipas Poposkit, ka mundësi të ndryshohet i tërë sistemi për sigurime në bujqësi, gjë që do të diskutohet edhe në takimin e sotëm të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra. “Mestaraisht, në bazë vjetore deri më tani në sektorin e bujqësisë për sigurim nga fatkeqësitë elementare janë paguar nga 300 milionë denarë”, tha Poposki para fillimit të…
Sipas partisë maqedonase në opozitë Xhaferi e ka uzurpuar funksionin e kryetarit të Kuvendit të RM-së dhe ka mundësuar që miartimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve të miratohet me forcë, pa respektuar të drejtën për diskutimin e amendamenteve, duke shkelur kështu Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. “VMRO DPMNE potencon se për këtë shkelje flagrante të rendit juridik në shtet do të ketë përgjegjësi. VMRO DPMNE do të ngre interpelancë dhe kallëzim penal kundër Talat Xhaferit, i cili e uzurpoi funksionin e kryetarit të Kuvendit të RM-së”, tha Orce Gjorgjievski, nga VMRO-DPMNE. VMRO DPMNE nuk e njeh këtë ligj dhe…
ga Lidhja Social Demokrate sot kanë reaguar duke thënë se ka kaluar koha kur përmes patriotizmit të rremë janë shkaktuar tensione në mes qytetarëve, ai koncept që ka krijuar një shtet të ndarë dhe të izoluar tashmë është i humbur, ndërsa Maqedonia ka zgjedhur të ecë përpara si një shoqëri për të gjithë. “Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili më parë ishte pranuar tërësisht nga ana e VMRO-DPMNE-së është në përputhshmëri më Kushtetutën dhe amandamentin 5 të sjellura në vitin 2001”. Po ashtu thuhet se me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve askush nuk humb, ndërsa qytetarët e…
Një 31 vjeçar, i cili ditë më parë është denoncuar si i humbur, është gjetur i vdekur në një banesë në Shkup. “Më 16.03.2018 në ora 10:45 në SPB Shkup, I.P.N. ka paraqitur se rreth orës 10 e 30, në rrugën “Pushkinova”, në banesë ka gjetur trupin e pajetë të V.T.(31) nga fshati Pakoshevë i Shkupit, të cilin gjatë ditë paraprake, më 15.03 e kanë paraqitur si të zhdukur. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipe të policisë, prokuror dhe është kryer ekspertizë dhe me urdhër të prokurorit trupi është dorëzuar për autopsi”, informojnë nga MPB.
“Treni në dëborë” i botuar në vitin 1930, “Pipi çorapegjata” e botuar për herë të parë në vitin 1945,“Zoki Poki” i botuar pas vitit 1960 dhe “Samari magjik” i botuar në vitin 1989, janë vetëm disa nga lektyrat që edhe pas një gjysmë shekulli vazhdojnë t’i lexojnë nxënësit e shkollave fillore. Mësimdhënësit dhe bibliotekistët thonë se fondi i lektyrave dhe librave është shumë i dobët pavarësisht asaj se dekadën e fundit janë botuar me dhjetëra tituj të rijnë për mosha të ndryshme. Madje, mësimdhënësit kanë edhe një numër vërejtjesh për libra të caktuar të cilat janë vështirë të kuptueshme për…
Diplomatët grek për agjencinë e lajmeve greke ANA-MPA e kanë konfirmuar lajmin e publikuar në mediat greke në lidhje me letrën kërcenuese dërguar shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias, transmeton MIA. Burimet e diplomatëve komfirmojnë se po vazhdon sulmi nga periudha e kaluar me kërcenime me jetë për ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë për shkak çështjes së emrit, shkruan agjencia e lajmeve greke e cila shpalos edhe detaje në lidhje me kërcenimin.

