Author: Rilinda

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Koxias do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Koxias i cili do të udhëheq delegacionin grek pritet të zbresë në aeroportin e Shkupit. Kjo është hera e parë që një zyrtar grek të vijë në rrugë ajrore, gjë që i atribuohet ndërrimit të emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Koxias do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, për t’u prezantuar drejtpërdrejt draft-propozimet greke e për të dëgjuar mendimin e Shkupit zyrtar rreth tyre.

Lexo më Shumë

Sot përfundon afati tetë ditor që presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka në dispozicion për të firmosur dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e presidentit Ivanov. Nga Gazeta Zyrtare kanë thënë se nga Kuvendi ende nuk kanë pranuar kërkesë për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa shërbimet e Kuvendit nuk zbulojnë se kur planifikojnë të dërgojnë ligjin. Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua me 64 vota “pro”më 14 mars në lexim të tretë nga Kuvendi i Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Reshje të kohëpaskohshme të borës dhe ulje të temperaturave për dhjetë gradë paralajmërojnë meteorologët prej ditës së sotme dhe di në vijim. Prej sot nën ndikimin të masës së ftohtë ajrore moti do të jetë i vran me reshje të kohëpaskohshme të borës, ndërsa në pjesët e skajshme juglindore me reshje të shiut. Lokalisht do të ketë kushte edhe për paraqitje të shiut të ngrirë. Më shumë reshje do të ketë të enjten, ku shumë vende pritet të bien rreth 20 l/m2. Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë më e vogël bore, ndërsa në male…

Lexo më Shumë

Shumica e grekëve, ose 56, 5 për qind dëshirojnë që termi Maqedoni të mos përfshihet në emrin e shtetit.Megjithatë katër nga 10 të anketuar e konsiderojnë një zgjidhje të mundshme pa fjalën “Maqedoni”, tregojnë rezultatet e sondazhit të kryer nga agjencia Kapa Research për televizionin grek “Alfa”. Në pyetjen se cila është dëshira e tyre për emrin, 56,5 për qind janë përgjigjur që të mos përfshihet termi maqedonio, 38,5 përqind janë për kompromis, ndërsa katër përqind dëshirojnë zgjidhje me çfarëdo emri. Në pyetjen se cila është një zgjidhje e mundshme për mosmarrëveshjen me emrin vërehet ndryshim mes dëshirave dhe realitetit,…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme në Manastir parashtroi padi penale kundër P.P (49) nga Manastiri për shkak ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim dhe distribuim i pornografisë të fëmijëve”. MPB-ja njofton se më 14 shkurt në Manastir me urdhër të gjykatësit për procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore në Manastir, është kryer kontroll në shtëpinë e të denoncuarit me ç’rast është gjetur dhe marrë kompakt disk me pornografi të fëmijëve.

Lexo më Shumë

Ekipet e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të fillojnë të vizitojnë maternitetet në vendin tonë për të përcaktuar se si punojnë ato dhe arsyet e vdekjes së foshnjave, shkruan gazeta Veçer. Kjo do të na mundësojë të dimë se në cilin institucion shëndetësor cili problem mund të trajtohet me sukses në bazë të kritereve të përshtatshme. Një maternitet, që të akreditohet në përputhje me standardet botërore, nuk mjafton që të ketë vetëm gjinekologë, por është e nevojshme që të kenë neonatologë dhe anesteziologë. Ne duam të krijojmë një sistem të organizuar dhe të integruar si dhe të ketë…

Lexo më Shumë

Me moton “Pranverë PA DREJTËSI”, sot në orën 13:00 para Qeverisë së Maqedonisë do të protestohet, si reagim kundër vendimit të gjykatës për rikualifikimin e lëndës në rastin e vrasjes së Almir Aliut nga Kumanova. “Ju presim në protestë që të tregoni revoltën tuaj kundër gjykatës së mafisë. Sillni me vete lojëra, pjesë të veshjeve apo diçka tjetër çka keni nga fëmijët apo nipërat tuaj. Protesta do të jetë e qetë për atë do të ketë shumë nëna dhe fëmijë”, thonë organizatorët e protestave. Shypja për vdekje e katër vjeçarit Almir Aliu, ndodhi me 25 qershor të vitit 2016 për…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për lëndën “Tanku” të Prokurorisë Speciale Publike. Në rastin “Tank” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe ndihmës ministri i atëhershëm për prokurim publik Gjoko Popovski për blerjen luksoze të Mercedesit prej gjysmë milion euro.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës pritet të ketë reshje shiu, të cilat më tej do të shndërrohen në borë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale ndërmjet -3 deri 2 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.

Lexo më Shumë

Publiku të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit kur video incizimet të cilat janë dëshmi në procesin gjyqësor “Ryshfeti” të lëshohen për opinionin, kërkuan avokatët e kryeministrit Zoran Zaev. Siç thanë ata, pamjet e postuara të videove në YouTube nuk ishin të plota dhe duhet të ndëgjohen plotësisht nga publiku. Zaev kërkoi po të njëjtën gjë nga gjykata, për të rimarrë reputacionin e humbur, përcjell Almakos. Kundër kësaj kërkese ishin prokurorët e PSP të cilët thanë se ishin materialet e klasifikuara, të cilat u deklasifikuan vetëm për gjykimin. Këshilli i Gjyqtarëve u tërhoq për të marrë një vendim mbi…

Lexo më Shumë

Euroambasadori Sambuel Zhbogar sot do të qëndrojë për vizitë në Gostivar ku do të promovojë fushatën “BE-ja për ty”. Gjatë qëndrimit në Gostivarë, Zhbogar do të takoj edhe kreun e komunës, Arben Taravarin dhe do të merr pjesë gjatë nënshkrimit të memorandumit për mirëkuptim me fondacionin “Metamorfoza” për projektin për përmirësimin e turistit të mençur të financuar nga BE-ja me 375000 euro.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot do të jetë në gjykatën penale për rastin “Mitmarrje”, ku ai është i akuzuari kryesor. Kryeministri Zaev është i akuzuar se si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar mito prej 160 mijë euro nga një biznesmen vendas Ivan Nikolov Saçevaliev për legalizimin e një toke ndërtimore. Në këtë seancë pritet të lëshohet video materiali i xhiruar ku është biseda mes Zaevit dhe biznesmenit në zyrat e komunës. Po ashtu edhe biznesmeni Saçevaliev pritet të jap deklaratën e tij lidhur me rastin. Zaev ka theksuar se nuk ndjehet fajtor për këtë rast dhe se bëhet fjalë…

Lexo më Shumë