Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale publikon thirrje për grumbullimin e të dhënave për personat e paregjistruar në Librin amë të të lindurve. Ftohen të gjithë personat që nuk e kanë regjistruar lindjen në Librin amë të të lindurve, të parashtrojnë kërkesë për regjistrim në Librin amë të lindurve. “Në kuadër të këtij thirrjeje, nëse personat nuk posedojnë asnjë dokument/dëshmi të nevojshme për parashtrimin e kërkesës për regjistrim shtesë, nëpunësi do të jetë i detyruar të pranojë kërkesën me qëllim që të grumbullojë të dhëna për personat që nuk janë të…
Author: Rilinda
Vetëm njëri nga gjashtë inspektorët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim që detyruan dhunshëm Ramadan Bajramin të dëshmojë në rastin e Sopotiti, është në pension.Mile Anonovski, pensionist, aktualisht është këshilltar komunal në Komunën e Kumanovës nga radhët e LSDM-së, si dhe sekretar gjeneral i Partisë Pensionistët e Bashkuar në Kumanovë, ndërsa Marjan Nikollovski, gjithashtu i Kumanovës me prejardhje nga Sopoti, është profesor në Fakultetin e Sigurisë në Shkup. Robert Ivanovski, Boban Stojanovski, Ilija Smilevski dhe Mile Vellkovski vazhdojnë punën në DSK, ndërkohë që Bobani dhe Ilija kanë ushtruar detyra të larta në DSK, konkretisht në Drejtorinë e Analitikës dhe në…
Sot, në Klubin e deputetëve u mbajt mbledhja e tretë e IPA Komitetit Monitorues për IPA I dhe II, me të cilën kryesoi Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në rolin e koordinatorit Nacional të IPA-s si dhe udhëheqësi i njësisë në DG NEAR, Dejvid Kulen. Qëllimi i këtyre mbledhjeve është shkëmbimi i informacioneve për progresin e zbatimit të IPA-s në dy perspektivat financiare dhe dakordimi i konkluzioneve dhe rekomandimeve për përmirësimin e absorbimit të kapaciteteve për shfrytëzimin e gjitha mjeteve të alokuara përmes IPA-s. “Ndodhemi në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishëm, vit…
Hiqet ndalesa për automjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Ndalesa është hequr nga ora 11:45. Në fuqi është ndalesa për kamionë në rrugën Gostivar-Kërçovë dhe anasjelltas, përmes vendkalimit malor Strazhë. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë e dobët bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë dhe Gjavatë.
Testet psikologjike si kusht për punësim në administratë, por edhe për emërimin e kuadrove drejtuese në institucionet hiqen. Në vend të kësaj, do të përforcohet procesi i intervistimit të kandidatëve përmes komisioneve profesionale për selektim. Vetë sjella e ligjeve për teste psikologjike në vitin 2011 prej qeverisë së mëparshme, si kusht gjatë punësimit në administratë ishte kontrakdiktor dhe shkaktoi vëmendje të madhe në opinion, ndërsa pezullimi i tij tani e ka zgjuar kastin psikologjik. Drejtorët e institucioneve arsimore, të shkollave fillore, të mesme, të Qendrës Shtetërore të Provimeve, të Shtëpive të nxënësve dhe studentëve, të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit,…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media thekson se qeveria e tanishme menaxhon në mënyrë transparente dhe të ndërgjegjshme me paratë e qytetarëve të vendit. Nga kjo parti thonë se kanë dallim të madh me qeverinë e kaluar, e cila sipas kësaj partie, ka bërë harxhime joproduktive dhe të kota. Me promovimin e platformës për harxhimet financiare të zyrtarëve shtetëror, qeveria e udhëhequr nga LSDM ka vërtetuar dhënien e angazhimit të përgjegjësisë, ndershmërisë dhe transparencës me menaxhimin e parave të qytetarëve. Për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë, qeveria e udhëhequr nga LSDM me…
Policia financiare ka ngritur kallëzim penal kundër ish drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Pasko Kuzman, nën dyshime të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Por kallëzim ka edhe për një person përgjegjës në kompaninë kroate Konstruktor Inzhenering me seli në Tetovë, dhe poashtu edhe ky person dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Thuhet se Pasko Kuzman, në vitin 2010 ka lidhur marrëveshje për restaurimin e Universitetit të Shën Klimentit në Pllaoshnik të Ohrit me kompaninë Kroate Konstruktor, por edhe pse ka patur garanci bankare për ofertën, Pasko Kuzman nuk ka lidhur garanci bankare për zhvillimin kualitativ të punimeve. Është…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një komunikate akuzojnë pushtetin për mbulim të krimit dhe funksionarëve të korruptuar të LSDM-së. Nga OBRM-PDUKM thonë se gjykatat, Prokuroria Themelore dhe Prokuroria Speciale punojnë si dorë e zgjatur e Zoran Zaevit. “Drejtësia, Kushtetuta dhe ligjet nuk ekzistojnë. Tanimë askush nuk beson në drejtësinë që vjen nga urdhërat partiake të LSDM-së. Prej kur LSDM-ja është në pushtet, krimi i funksionarëve të tyre vetëm mbulohet”, thonë nga OBRM-PDUKM. Ata shtojnë se Prokuroria hesht dhe nuk tregon se deri ku kanë arritur hetimet ndaj dy funksionarëve që në qeverinë e Zaevit dyshohen për korrupsion. “Hetime për zgjedhjet…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara që të dyja palët të shfrytëzojnë dritaren e mundëssive që tani është hapur, thotë ambasadori i SHBA-ve në Greqi, Xhefri Pajat, në një intervistë për portalin grek “News247”. Pajat thotë se SHBA-të duan që të bëjnë gjithçka që është e mundur që t’i mbështesin angazhimet e të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Metju Nimic në bisedimet për çështjen e emrit. “Mënyra më e mirë që ta mbështesim z.Nimic, ta mbështesim këtë diplomaci, është që mos flasim dhe mos shpekulojmë se si po rrjedhin bisedimet, edhe përkundër kësaj dua ta theksojë qëndrimin amerikan…
Në kazinon “Senator” në qendër të Strumicës, mbrëmë rreth orës 18:00, personi A.B. me kazmë i ka thyer 45 aparate të lojërave të fatit. Nga SPB Strumicë e ka konfirmuar ngjarjen. “Personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor në Strumicë. Po punohet në pastrimin e plotë dhe dokumentimin e rastit”, deklaroi zëdhënësja e SPB Strumicë, Hrizantema Rendevska. https://www.facebook.com/VlatkoDaGama/videos/2026405040722814/
Seanca sot do të mbajnë Komisioni kuvendor për Çështje Ekonomike dhe Komisioni për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive. Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për mbështetjen e sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, janë pjesë e ligjeve të cilat anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike do t’i shqyrtojnë në lexim të dytë. Anëtarët e Komisionit për…
Shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijas në Shkup do të pritet me protesta. Protestat organizohen nga disa organizata qytetare dhe do të filloj në ora 11.0 para “Porta Maqedonia” nga ku pastaj do të vazhdojnë drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të përfundojnë para Qeverisë. “Ndal bisedimeve për emrin. Maqedonia është e maqedonasve. Ta presim na ka hije. Ta presim maqedonisht! T’i tregojmë deri ku dhe e kujt është Maqedonia”, thuhet në paralajmërimin e protestës.

