Author: Rilinda

Video-incizimi që përdoret si dëshmi në rastin “Ryshfet” ku i akuzuar është kryeministri, Zoran Zaev, sot nuk do të shikohet në seancë publike edhe pse kështu u vendos në seancën e kaluar, transmeton Almakos. Gjykatësi Darko Todoroski vendosi ta pranoj kërkesën e Zoran Zaev dhe avokatiti të tij, që video-incizimet të lëshohen në seancë ku do të jetë prezent edhe publiku, por në ndërkohë prokuroria e cila kundërshtonte ka kërkuar që ky vendim të bëhet me shkrim që të mund të ankohet në Gjykatën më të lartë. Seanca paraprake në këtë lëndë u anulua për shkak se gjyqi nuk kishte…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, në fjalimin e tij në Kuvendin e Unionit Ndërparlamentar në Gjenevë tha se kriza me emigrantët akoma nuk ka përfunduar dhe se të gjithë shtetet duhet të ndërmarrin masa. “Emigrantët si dukuri janë të pranishëm që prej fillimit të civilizimit njerëzor. Ata intensifikohen me globalizimin. Viteve të fundit Evropa është ballafaquar me ikje masovike të emigrantëve. Vetëm përmes Maqedonisë, e cila është pjesë e të ashtuquajturës “rruga ballkanike” kanë kaluar qindra dhe mijëve emigrantë. Disa analiza tregojnë se kriza me emigrantët nuk ka përfunduar akoma dhe është koha që gjithë së bashku, sidomos…

Lexo më Shumë

Lideri dhe deputeti i PLD’së Goran Milevski dje është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në sheshin “Maqedonia” të Shkupi, ai tregonë për incidentin e djeshëm ku u sulmua nga një person i panjohur . Ai rrëfen ngjarjen dhe shtoi se nuk ka pasë asnjë arsye për tu sulmuar dhe se pas goditjeve ai duhej të kërkonte ndihmë mjekësore, ndërkaq rastin e ka paraqitur edhe në polici, trasmeton Almakos. “Derisa lëvizja në shesh, një person i panjohur më është afruar dhe më ka goditur me grushta. Arriti të më godasë disa herë, pas së cilës e largova nga vetja.…

Lexo më Shumë

Burime të larta nga Ministria greke e Punëve të Jashtme për “Katimerinin” kanë deklaruar se rruga deri në zgjidhje mundet të zgjasë edhe një kohë gjatë. Gazeta komenton se kjo ka të bëjë edhe në ngjarjet në të dy vendet në periudhën e kaluar. “Burime të larta nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se rruga deri në zgjidhje mundet të zgjasë edhe një kohë të gjatë. Në fillim ka ekzistuar optimizëm se periudha deri te Pashkët mund të sjellë deri në marrëveshje përfundimtare, që thjesht do të ratifikohej në prill apo në maj, në mënyrë në të cilën…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë gjyqësore për rastin “Ryshfeti” ku i akuzuar kryesor është kryeministri Zoran Zaev. Sipas paralajmërimeve sot duhet të lëshohet video-incizimi. Gjykatësi Darko Todoroski vendosi ta pranoj kërkesën e Zoran Zaev dhe avokatiti të tij, që video-incizimet të lëshohen në seancë ku do të jetë prezent edhe publiku. Seanca paraprake në këtë lëndë u anulua për shkak se gjyqi nuk kishte mundësi teknike për prezantimin e këtij incizimi.Zaev dhe avokati tij, kishin kërkuar nga gjykata që mos përjashtohet publiku gjatë shfaqjes së video-incizimit në seancë, pasi sipas tyre vetëm me prezentimin në publik të…

Lexo më Shumë

Sot pritet të intensifikohen bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së rreth “rikonstruimit” të paralajmëruar të Qeverisë. Detajet për rikonstruimin dhe këmbimin e mundshëm të resorëve mes partnerëve të koalicionit tani për tani janë vetëm spekulime që nuk i konfirmojnë selitë në “Bihaqka“ dhe nga Reçica e Vogël. Megjithatë, para Këshillit Qendror të LSDM-së. Ndryshimet në ekipin ministror kah mesi i muajit tashmë i paralajmëroi personalisht kryeministri Zaev. Krahas ndryshimeve kadrovike, ai theksoi se po zhvillohen biseda për zgjerimin e shumicës parlamentare me ata deputetë që do ta pranojnë konceptin e tyre. Para se zyrtarisht të merret vendimi se cilët ministra do…

Lexo më Shumë

Metereologët për sot parashikojnë që moti të jetë i ndryshueshëm. Pritet të ketë vranësira në orët e natës dhe reshje të shiut. Në vendet më të larta me reshje të dhiut dhe borës. Reshje më intensive të shiut do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -5 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo ditore nga 0 deri më 10 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot ii ndryshueshëm, me reshje të shiut gjatë orëve të natës. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 0 gradë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Televizioni Kanal5 ia ka bllokuar llogarinë VMRO-DPMNE, për një borxh prej 200 mijë eurove. Televizioni ka vepruar duke ia bllokuar llogarinë partisë më të madhe opozitare, pasi që ka pritur ti paguhet borxhi. Por meqë nuk ka ndodhur kjo, është urdhëruar bllokimi i llogarisë. Lajmin e ka dhënë edhe gazetari Nedelkovski duke fyer gazetarët dhe shumë të tjerë se përse nuk po e nxjerrin lajmin. TV Kanal5 ka qenë një nga televizionet që gjatë qeverisjes së kaluar ka përfituar miliona euro nga fushatat qeveritare.

Lexo më Shumë

Shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Niko Kocijas kanë filluar takimin e përbashkët, në të cilin pritet që të shqyrtojnë pozicionet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit të draft-marrëveshjeve për çështjen e emrit. Më pas të dy ministrat do të mbajnë konferencë për shtyp.

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias sot do të ketë takime me kolegun e tij nga Maqedonia Nikolla Dimitrov, me kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së Ali Ahmeti dhe me Hristijan Mickoski. Koxias nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, ndërsa kjo, siç thonë në Kabinetin e shefit të shtetit, as nuk është kërkuar nga pala greke. Në takimet pritet të bisedohet për pozicionet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit reciprok të projekt-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, për të cilat, shefi i diplomacisë…

Lexo më Shumë

Vendoi po hyn në një periudhë me mot të ftohtë. Metereologët parashikojnë se sot do të ketë të reshura bore. Edhe gjatë ditëve në vazhdim do të ketë mot të ngjajshëm, me borë dhe me temperatura të ndryshueshme. Sipas parashikimeve, temperaturat e ditës do të lëvizin nga -3 deri në 3 gradë celsius.

Lexo më Shumë