Author: Rilinda

Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të ASH-së, Remzi Memedi, i cili përmes një postimi kishte ironizuar me kryetaren e komunës së Haraçinës. “Të vegjlit kanë të drejtë të qajnë e gabojnë. Të mëdhenjtë janë ata që dinë të falin. I fali edhe kalamajtë e Aleancës qe Qeverinë se deshën e opozitës s’po ja din renin. Ku me va bë venin? Në histori së shpejti. Partitë politike si VMRO-DPMNE dhe si ju do te shkojnë ne histori shume shpejte. Njerëzit e këtillë kur nuk kane aftësi dhe suksese kane sens për ofendime dhe histeri. Ju…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, mbajti takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe Nën-Presidenten e Komisionit Evropian, Federika Mogerini. Në takim, Osmani prezantoi progresin e implementimit të Planit 3-6-9, si dhe progresin e realizimit të pengesave tjera politike në rrugën euro –integruese të Republikës së Maqedonisë. “Vij me lajme të mira nga Republika e Maqedonisë. Ashtu siç edhe premtuam para nëntë muajve, i bëmë brenda afatit reformat për Raportin e Komisionit Evropian që pozitivisht të vlerësohet progresi ynë” theksoi…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, VMRO-ja e cila drejtohej nga Nikolla Gruevski së bashku me aleatët e partive të vogla fitoi rreth 51 deputetët. Prej atëherë e deri më sot kjo parti e cila mbeti në opozitë ka humbur 11 deputetët. Kjo u dëshmua në seancën e djeshme parlamentare kur u votua mocioni për rrëzimin e qeverisë, e cila drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev. Nga gjithsej 51 deputetët sa i fitoi në zgjedhjet e fundit parlamentare, vetëm 40 deputetë votuan për interpelancën e ngritur menjëherë pas kthimit në Kuvend. VMRO-ja mocionin e mosbesimit, sipas tyre, e ngriti për shkak të…

Lexo më Shumë

Pas anulimit të seancës së sotme gjyqësore për rastin ‘Titanik’, ish kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se gjykimet ndaj tij kanë për qëllim vënien nën hije të bisedimeve për kontestin rreth emrit. “Sot në media lajmi i parë do të jetë gjykimi për rastin ‘Titanik’ ndërsa më pas do të vijë lajmi për negociatat rreth emrit. Ndërsa po mbahej seanca gjyqësore për rastin ‘Titanik’, në Ohër zhvilloheshin negociatat rreth kontestit të emrit. Edhe në seancën e kaluar, ndodhi e njëjta, zhvilloheshin negociatat në Vjenë. Tani, ju vlerësoni cili është qëllimi’, deklaroi Gruevski. Ndryshe në seancën e sotme avokatët e ish kryeministrit…

Lexo më Shumë

Pas paralajmërimit të takimit të ri midis Dimitrovit dhe Koxiasit më 12 prill në Ohër dhe deklaratat optimiste të kryeministrit Zoran Zaev, vlerësohet se kontestit të emrit po i vjen fundi. Kryeministri Zaev, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve, MIA tha se beson se negociatat janë në drejtimin e duhur. Kur të dëgjoni paralajmërimin për takimin Zaev-Cipras ta dini se jemi këtu me zgjidhje të dinjitetshme për shtetin – ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

Katër ditë pune për përfundimin e procedurës për bartjen e ligjeve reformuese kanë deputetët para raportit të ri për përparimin e vendit që do të publikohet të martën e ardhshme, më 17 prill. Agjenda finale intensive e Kuvendit do të jetë e njohur pas takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve, njofton MIA. Është qartë se ligjet duhet të miratohen më së voni deri të premten. Të mërkurën, megjithatë, sipas pritjeve të opozitës, duhet të mbahet seancë për besimin e Qeverisë, për çka kërkesë nënshkruan 41 deputetë të VMRO-DPMNE-së. Në Kuvend, sipas…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoni moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa do të fryejë edhe erë e lehtë lindore. Temperaturat e mëngjesit do të arrijnë deri 16 gradë Celsius, ndërsa ditore do të arrijë deri 25 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperatura deri 24 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Sot moti parashikohet të jetë kryesisht me diell i ngrohtë. Temperatura maksimale do të jetë nga 14 në 33 gradë celsius. Do të fryjë era e dobët. Edhe në Shkup, moti do të jetë me diell dhe temperatura deri në 33 gradë. Temperatura e mëngjesit do të lëviz deri nëntë, ndërsa temperatura ditore e ajrit do të lëviz në interval prej 18 deri në 24 shkallë. Të premten(sot) dhe te shtunen parashikohet që moti të jetë me rritje të reshjeve të shiut dhe stuhi të rralla.

Lexo më Shumë

Parashikohet që moti sot të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 7 deri më 19 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri më 21 gradë celsius. Lagështia e ajrit do të jetë deri në 1 përqind.

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Tetovës gjithnjë e më tepër po shënojnë suksese të jashtëzakonshme në garat në nivel rajonal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Sivjet nxënësit e shkollave të Tetovës janë duke shijuar emocionin e çmimeve të para dhe çmimeve tjera nga lëndët mësimore, të matematikës, kimisë, fizikës, biologjisë dhe gjuhëve të huaja jo vetëm në vend por edhe në suaza ndërkombëtare. Ky sukses mbi të gjitha i dedikohet punës dhe përkushtimit të nxënësve dhe arsimtarëve të tyre, por edhe krijimit të një atmosferë garimi që tashmë po mbizotëron nëpër shkolla. Ristartimi i garave shkollore nga ana e…

Lexo më Shumë

Edhe politika ka reaguar lidhur me përmbajtjet ofenduese dhe skandaloze të vjershave “E punësuar partiakisht” dhe “Fqinjët e mi” në kuadër të projektit “Poet të rinj” të mbështetur nga Agjencia për rini dhe sport. Përderisa kryeministri Zoran Zaev thotë se përmbajtja e vjershës nuk mund të jetë arsye për dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë Darko Kaevski i cili sipas tij është kuadër i mirë, VMRO-ja thotë se pikërisht Kaevski Agjencinë e shndërroi në Institucion që përhapë shovinizëm dhe gjuhë të urrejtjes. Opozita kërkon dorëheqjen e tij. Nga Aleanca për shqiptarët thonë se skandali që shpërtheu këto ditë kujton kohën e…

Lexo më Shumë

Krijimi i politikave arsimore, analizuar nga këndvështrimi i politikave të regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesëm mbetet i pandryshuar tani e shumë vite, pa përjashtuar këtu krahasimet mes viti të kaluar dhe këtij viti, shkruan gazeta KOHA. Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme për vitin 2018/2019 është thuajse një “copy paste” i konkursit të një viti më parë, me përjashtime shumë të vogla dhe krejtësisht periferike, të cilat nuk prekin as esencën dhe as filozofinë edhe ashtu të vjetërsuar të mënyrës së regjistrimit të nxënësve në arsimin e mesme. Nga viti 2017 sikurse dihet në Maqedoni…

Lexo më Shumë