Me rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) organizoi eventin tradicional “Mëngjesi me BE-në”, i cili këtë vit ndodhë në prag të samitit të Bashkimit Evropian në Sofje, në të cilin Maqedonia shpreson të marrë datën për çelje të negociatave aderuese me BE-në, raporton Anadolu Agency (AA). Zëvëndëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në fjalimin e tij para ambasadorëve të BE-së në Maqedoni, përfshirë atë amerikan, tha se kjo datë ka një rëndësi edhe për Maqedoninë, sepse siç tha, banorët e këtij vendi ndjejnë se janë pjesë e Evropës. Megjithatë tha ai, për…
Author: Rilinda
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa ka theksuar se nëse zgjidhet problemi, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet anëtare e aleancës. “Me të vërtetë e përshëndes përpjekjet e bëra nga të dyja palët edhe nga Shkupi edhe nga Athina, për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit. E vizitova Shkupin para disa muajve, po ashtu bisedova me kryeministrin Cipras pas vizitës sime dhe e përshëndes fuqishëm ndihën politike për përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve, por kjo është një çështje e rëndë dhe e ndjeshme. Por,…
Në rugën regjionale Tetovë-Zhelinë, më 8 maj, rreth orës 11.00, motoçikleta ,,Kivej,, me targa të Tetovës, të cilën pa leje për vozitje e ka drejtuar prasoni E.M. 58-vjeç nga Tetova, ku për shkakë të shpejtësisë së papërshtatshme, ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga. Për shkak të daljes nga rruga, personi E.M. ka marë lëndime të rënda trupore ( frakturë në hundë), ku me veturë tjetër është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është ndaluar për mjekim të mëtutjeshëm.
Në seancën gjyqësore të rastit “Mitmarrja”, ku I akuzuar është kryeministri Zoran Zaev , u lëshua video-incizimi i shkurtër që ishte shfaqur në Youtube. Me shikimin e videos përfundoi procedura e dhënies së dëshmive. Seanca e ardhshme është caktuar më 15 maj ku do të thuhen fjalët përfundimtare. Videoja e plotë, përsëri, për të cilën Zoran Zaev akuzohet për pranim të ryshfetit, ka qenë e lëshuar edhe në seancën e më hershme pa pranin e publikut. Zaev kërkoi që në masa të veçanta hetimore që të lëshohet në publik, por Gjykata e Apelit nuk e lejoi këtë. Për rastin “Mitmarrja”,…
Edhe pse me zëdhënës shqiptarë në disa sektore për punë të brendshme dhe në qendrën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ende nuk u drejtohen mediave në gjuhën shqipe. As buletinet zyrtare e as kumtesat të cilat vijnë nga policia nuk janë në shqip. Edhe pse në ueb faqen zyrtare është ndarë edhe kategoria e veçantë për materiale në gjuhën shqipe, nëse klikoni në këtë kategori u dalin lajmet e njëjta sikurse në platformën Maqedonisht. Vetëm titujt janë në shqip Pyetëm Ministrinë e Punëve të Brendshme se kur do të fillojë të zbatohet shqipja në polici. TV SHENJA pyetje…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira në pjesën më të madhe të ditës. Në fund të ditës në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 20 deri 26 gradë celcius.
Komisioni Evropian (KE) javën që vjen do të publikoj Pakon për zgjerim në të cilën vlerësohet gjendja në shtetet të cilat synojnë ti bashkëngjiten bllokut prej 28 anëtarëve. Pika më kritike për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimorë mbeten ato pika që ndërlidhen me sundimin e së drejtës, krimi i organizuar dhe kriminaliteti si dhe korrupsioni mbeten sinonim i secilit shtet në rajon. Komisioni Evropian në më shumë raste përdor termin “shtete të kapura”. Administrata publike në vendet e rajonit mbetet e dobët ndërsa pak apo aspak nuk ka progres në fushën e shprehjes së lirë. Siç transmeton REL, në…
Në shkurt të 2018 janë dhënë 177 leje ndërtimi, që është për 51.2 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2017, thuhet në raportin e Entit Shtetëror për Statistika. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve shkon 2.319.609 denarë, që është për 63.6 për qind në krahasim me muajin shkurt të vitit 2017. Vlera reduktuar është për shkak të faktit se në periudhën e mëparshme është dhënë një miratim për ndërtimin e një tubacioni për ujë të ngrohtë rajonin e Pellagonisë. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara…
21-vjeçari XH.V nga fshati Moranë i Shkupit, ka ndërruar jetë nga goditja me rrymë elektrike në rrugën “Gernika”, ku ka qenë duke kryer punë ndërtimore. MPB njofton se rasti është paraqitur dje në orën 13:00, ndërsa ngjarja fatale ka ndodhur kur makina me të cilën ka punuar i ndjeri, ka hasur në kabllo elektrike. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë, ndërsa me pajtim të prokurorit publik trupi i është dorëzuar familjes.
Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, ka thonë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk është mundësia e vetme për shtetin, por më e mira sipas tij. “Pas gjithë analizave krahasuese që mund të bëjmë në këtë temë, nuk mund të shoh se ka organizatë më të mirë në botë, që ofron kushte më të mira për zhvillim për shoqërinë specifike të Maqedonisë”, ka thënë Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa nëse për shkak të kontestit të emrit dështon anëtarësimi në NATO, Pendarovski tha se duhet të vazhdohet me negociata pasi ka edhe…
Në aeroportin “Shën Apostol Pavle” në Ohër sot do të shënohet fluturimi i parë direk nga Stambolli drejtë Ohrit me avio-kompaninë “Onur Er”, në organizim të “Tatilbudur”. Me rastin e vendosjes së kësaj linje të re ajrore Stamboll-Ohër-Stamboll, në ngjarje me fjalime të tyre do të paraqiten ministri i transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, drejtori gjeneral i TAV Maqedoni Alp Er Tunga Ersoj dhe përfaqësues të “Onur Er” dhe “Tatilbudur”.
Maqedonia nuk është larg radiusit të krizës së sigurisë në Siri, kurse ministrja e mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, thotë se kjo krizë edhe një herë tregon se sa është e rëndësishme që vendi të bëhet pjesë e sistemit të sigurisë kolektive. Ajo nuk e përjashton mundësinë se sulmet e reja në Siri do të kenë ndikim edhe mbi rajonin tonë. “Presim që në ditët në vijim të kemi bisedime edhe me MPB-në, edhe me institucionet e tjera rreth rritjes së trysnisë në kufijtë. Por, edhe po të mos kishte ndodhur sulmi në Siri, është e qartë se ekziston trysni mbi kufijtë.…

