Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa ka theksuar se nëse zgjidhet problemi, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet anëtare e aleancës.
“Me të vërtetë e përshëndes përpjekjet e bëra nga të dyja palët edhe nga Shkupi edhe nga Athina, për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit. E vizitova Shkupin para disa muajve, po ashtu bisedova me kryeministrin Cipras pas vizitës sime dhe e përshëndes fuqishëm ndihën politike për përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve, por kjo është një çështje e rëndë dhe e ndjeshme. Por, nëse çështja me ermin zgjidhet, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet e anëtare e NATO-s”, tha Stoltenberg.
Siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, sekretari i përgjithshëm i NATO-s duke u përgjigjur në pyetjen për zgjerimin e Aleancës tha se dyert e NATO-s janë të hapura për anëtare të reja, siç ishte vitin e kaluar me Malin e Zi, ndërsa këtë vit do të rishikohen kandidaturat e Bosnjës dhe Hercegovinës, të Gjeorgjisë, por edhe të Maqedonisë.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Ganimete Jashanica në zi, humb personin e ngushtë të familjes
- “Imazhi i qeverisë është shkatërruar”, Analisti: Në PS, të gjithë e dinë se nuk ecet më me Ramën! Protesta duhet të prodhojë mosbindje civile për largimin e tij
- Zjarri në Bojanë vihet nën kontroll, flakët vijojnë në malin e Kitkës
- Ishte fshehur në ushqime, gjendet kokainë dhe hashash te burgu 313
- Dija që kapërcen kufijtë kombëtarë
- Gjenocidi në Gaza vazhdon: 73,431 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori 2023
- Loja e madhe shpërblyese e UNI-Bankës dhe Mastercard – “Paguaj dhe hyr në lojë”!
- Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind


