Author: Rilinda

avën e ardhshme, me 17 maj në Sofje do të takohen kryeministrat të Maqedonisë dhe Greqisë, për të vazhduar bisedimet për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në prill deklaroi se kur publiku të dëgjojë paralajmërimin për takimin e ardhshëm me kryeministrin grek Aleksis Cipras, ajo do të thotë se ka gjasa që të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit. Takimi i kryeministrave vjen pas takimit që u zhvillua dje ndërmjet krerëve diplomatik të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic e cilësoi…

Lexo më Shumë

Bashkimi Europian synon të forcojë lidhjet ekonomike me Serbinë dhe vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor, teksa secili prej tyre përparon në rrugën drejt anëtarësimit, tha javën e kaluar, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Serbia, Bosnja, Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë të gjithë kandidatë për t’u bërë pjesë e BE-së, por kjo pjesë e rajonit vazhdon të jetë e dëmtuar nga luftërat etnike të viteve 1990 dhe po lufton për të hedhur pas krahëve një reputacion negativ mbi mungesën e shtetit ligjor dhe nivelit të lartë të korrupsionit. Donald Tusk, i cili kryeson samitet e BE-së,…

Lexo më Shumë

Nesër në gjykatën penale vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Tank”. Ky rast ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” super luksoz me kosto prej 600 mijë euro. Të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB, Gjoko Popovski. Në seancën e fundit gjyqësore, Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski tërhoqën propozimet për të dhënë mbrojtjen e tyre prandaj gjykatësja Dobrilla Kacarska u kërkoi avokatëve të përgatisin fjalët përmbyllëse.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, ndërsa në disa vende do të ketë jostabilitet dhe kushte për reshje të shiut dhe erës. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 12 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 18 deri 25 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë jostabil me reshje të shiut, bubullima dhe erë.

Lexo më Shumë

Në qendrën turistike “Kodra e Diellit” sot do të realizohet eksion ekologjik, ku do të pastrohen terrenet dhe rrethina pas përfundimit të sezonit dimëror. Aksioni ka për qëllim të ngritë vetëdijen për përgjegjësi të përbashkët dhe kontribut në ruajtjen e bukurive natyrore, Në aksion do të marrin pjesë të gjithë të punësuarit në Kodrën e Diellit, si dhe një numër i madh i qytetarëve dhe aktivistëve. Aksioni është nën organizim të ELEM-it, njësisë rajonale të Kodrës së Diellit.

Lexo më Shumë

Partishmëria në Eurovision po bëhet gjithnjë e më zhurmëmadhe. Në 40 vjet histori marrëveshjet e fshehta mes shteteve janë rritur dhjetëfish The Economist Festivali i Këngës Eurovision, finalja e 63-të e të cilit do të mbahet në Lisbonë më 12 maj, njihet për politikat e tij dhe për baladat e dobëta. Vitin e kaluar, Rusia u tërhoq kur Ukraina, vendi pritës, i mohoi hyrjen kandidates së saj, që kishte performuar në Krime pasi Rusia kishte pushtuar dhe aneksuar rajonin më 2014 –ën. Ukraina kish fituar më parë festivalin me një këngë të hareshme, rreth dëbimit të tatarëve krimeas të Josif…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, vlerëson se sistemi i drejtësisë është nën kontroll të plotë nga pushteti. Nga kjo parti theksojnë se kryeministri Zoran Zaev është vendosur mbi sistemin e drejtësisë dhe përmes Prokurorisë Speciale, tregon aktgjykimet para se të vendos gjykata. “Ky është fakt absolut se gjyqësori është nënkontrll të plotë nga Zoran Zaevi. Ai që në shkurt të 2016 në mitinge partiake të LSDM-së njoftoi se PSP do të fillojë me hetime dhe paraburgime të kundërshtarëve të tij politik”, thonë nga OBRM-PDUKM. Ata shtojnë se qytetarët ditëve të fundit kanë parë se sa kushton një aktakuzë politike e porositur.

Lexo më Shumë

Në emisionin e djeshëm “Uredniçki brifing” gazetari i portalit NovaTV, Borjan Jovanovski, ka folur rreth gjendjes mediatike në vend dhe lirinë e gazetarëve. Ai tregoi për konstatimet që janë arritur në konferencën e dy ditëve më parë, të cilën e organizoi OSBE-ja në Shkup. Jovanovski tha se në konferencë është arritur qëndrimi se mosndëshkimi ndaj sulmeve të gazetarëve duhet të ndalojë menjëherë, përcjell Telegrafi. “Në konferencën e OSBE-së është folur edhe për “fake news” dhe ndikim e tyre. Gjithashtu është folur edhe për vetërregullimin e mediave, si dhe modelet që mund të merren nga mediat e vendeve evropiane”, tha Jovanovski.…

Lexo më Shumë

Mediat maqedonase kanë siguruar informacione nga MPB se një person nga Strumica dhe dy nga Shtipi janë sulmuar në një kafene në burg, të cilët kanë qenë nën shoqëri të Mitko Çavkovit. I rrahuri Vanço Spasov në MPB ka marrë edhe dokument mjekësor për lëndimet dhe ka thënë se pasi e kanë rrahur e kanë kërcënuar që të mos tregojë. Sipas SDK, denoncuesi i rastit është sulmuar nga katër persona, ndërsa pasi e kanë rrahur e kanë shtrirë në tokë dhe e kanë fotografuar. “I rrahuri si dhunues i ka paraqitur personat G.B inspektor në SPB Strumicë, V.N, V.E (njëri…

Lexo më Shumë

Sanija, Jasmina, Reisa, Edita, Elma dhe Daniela kanë paralajmëruar revolucion të madh në Ballkan, me qëllimin që të forcojnë pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri shkruan Radio Evropa e Lirë. Të gjitha këto gra afariste nga Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, janë bashkuar në kuadër të organizatës së re rajonale për forcimin e rolit të grave “I love Balkan” (E dua Ballkanin), organizatë kjo që u themelua të premten në Prishtinë, ku edhe do ta ketë selinë. Drejtoresha e Organizatës Joqeveritare “Lady” nga Prishtina, Sanije Murati, nismëtare e projektit, ka theksuar se nëpërmjet…

Lexo më Shumë

Në komunën e Tetovës u zhvillua takimi i radhës ndërmjet Këshillit Iniciativ kundër hapjes së “KAZINOVE”, Kryetares së Komunës Teuta Arifi, Kryeshefit të SPB- Tetovë Amir Dalipi si dhe Komandantit të Stacionit policorë. Nga ky takim i përbashkët informohen qytetarët se: • Objekti në fjalë nuk ka leje për transformimin e hapësirës nga objekt banimi në veprimtari afariste. • Nga Ministria e Financave nuk është dhënë leje për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit. • Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e fundit ka marë 5 vendime që i janë dërguar institucioneve përkatëse. Nga ky vendim gjeneralisht, kërkohet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Ohër dhe Manastir. Në Ohër, kryeministri Zaev do të ketë fjalim në Forumin e operatorëve të sistemeve përçuese të energjisë elektrike në Evropën Juglindore nikoqir i së cilit është shoqata aksionare në pronësi shtetërore MEPSO. Në këtë Forum, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ENTSO-E, Rrjeti evropian i operatorëve të sistemeve përçuese dhe i cili ka për qëllim krijimin e tregut të vetëm të energjisë elektrike, do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Angjushev. Kryeministri dhe zëvendëskryeministri…

Lexo më Shumë