Rusinë e Vladimir Putinit e kanë quajtur shumë gjëra: kleptokraci, shtet me autoritarizëm post-modern, dhe, përshkrimi jo fort i mirëpritur i Barak Obamës, “fuqi rajonale”. Por një tjetër përshkrim, që ngjiti më shumë, erdhi nga një prokuror spanjoll gjatë një gjyqi kundër mafias. Ai e quajti Rusinë moderne “një shtet mafioz”. Është shprehje që të ngulitet, por çfarë kuptimi ka ky nocion në të vërtetë? Mark Galeotti, ekspert i kësaj fushe, ofron përgjigjen më të mirë deri më sot. “Vorit”, që do të thotë “vjedhësit”, përbëjnë një udhërrëfyes të qartë dhe shumëngjyrësh, që tregon se si krimi në Rusi është…
Author: Rilinda
Sot po mban mot kryesisht me diell. Por parashikohet që gjatë ditës të paraqiten edhe vranësira. Temperatura prashikohet të jetë nga 6 gradë celsius deri në 29 gradë. Do të fryjë erë e dobët në drejtimin perëndimor.
Ka ardhur edhe një herë: 1.84 miliardë myslimanë gjithandej botës mirëpresin muajin e shenjtë të Ramazanit, dita e parë e së cilit sivjet është më 16 maj. Për disa vende, 17 maji do të jetë dita e parë e agjërimit. Ramazani është muaji i shenjtë për myslimanët dhe lidhet me zbritjen e Kuranit te Profeti Muahmed në natën e Kadrit, që është në njërën nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Miliona myslimanë në mbarë botën do të agjërojnë në secilën ditë të muajit, ku e kanë të ndaluar të hanë, pinë (qoftë, edhe ujë) dhe nga duhanpirja nga lindja…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, ndërsa në disa vende do të ketë jostabilitet dhe kushte për reshje të shiut dhe erës. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 12 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 18 deri 25 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë jostabil me reshje të shiut, bubullima dhe erë.
Kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut zyrtarizuan inicijativën për përmirësim të bashkëpunimit ndërkomunal në sferën e menaxhimit me përmbytjet dhe rreziqeve tjera përcjellëse. Përmes formimit të një mekanizmi të përbashkët funksional për bashkëpunim, komunat do të ndajnë resurse për të shumëfishuar efektet nga mbrojtja nga përmbytjet dhe do të shfrytëzojnë potencijalet për zhvillim të rajonit. Kjo inicijativë përkrahet nga UNDP në kuadër të projektit Përmirësim të qëndrueshmërisë ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut, i finansuar nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO). “Që të arrihet një përmirësim i vërtetë i qëndrueshmërisë…
Për vite me radhe dy objekte në afërsi të Gjykatës themelore në Tetovë kanë penguar zgjerimin e këtij bulevardi. Një makth i vërtetë për qyetatarët e Tetovës. Pas 12 viteve me përfundimin e procedurave gjygjësore në favor të Komunës u bë i mundur rrënimi i objekteve. Sot edhe përfundimisht ka filluar zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës. Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një postim në Facebook thotë se edhe kësaj rruge i erdhi fundi pas shumë viteve pengesë për qytetarët. “Edhe një premtim i mbajtur. Pas punës së lodhshme për sa i përket përfundimit dhe rrumbullaksimit të procedurave…
“Koha Ditore” ka siguruar draftin e deklaratës së Samitit të Sofjes, teksti i së cilës është dakorduar në një takim të përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare të BE-së. Nga ky draft shihet se nga aspekti i obligimeve politike të BE-së ndaj procesit të zgjerimit ofrohet edhe më pak sesa që ishte ofruar para 15 vjetësh në Samitin e Selanikut. Por në aspektin praktik ka shumë nisma konkrete për konektivitet të vendeve të Ballkanit që, nëse zbatohen, do t’i ndihmojnë shumë rajonit që së paku të avancojë drejt rritjes së standardeve, dhe me këtë një lloj afrimi me BE-në së…
Serbia dhe Maqedonia renditen në listën e vendeve më të mira për të investuar në Europën Qendrore e Lindore, dhe si rrjedhojë kanë tërhequr më shumë projekte, sipas publikimit të përvitshëm të “Site Selection”, një revistë ndërkombëtare, që mbulon aktivitetin e koorporatave dhe zhvillimin ekonomik. Në edicionin e dhjetë të tij, publikuar në maj, “Site Selection” e rendit Serbinë të pestën në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore përsa i përket shumës totale të investimeve dhe numrit të projekteve. E para është Hungaria, që është e teta edhe në botë e ndjekur nga Polonia, Rumania, Republika Çeke. Ndërsa Maqedonia renditet e…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, ndërsa në disa vende do të ketë jostabilitet dhe kushte për reshje të shiut dhe erës. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 12 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 18 deri 25 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë jostabil me reshje të shiut, bubullima dhe erë.
112 nga gjithsej 120 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë përdorin rrjetin social Facebook, tregojnë analizat e kryera prej 07 maj deri 11 maj të vitit 2018. Numri i deputetëve që përdorin Facebook-un është rritur për dy deputetë, në krahasim me vitin 2017, ku në këtë rrjet social kishte 110 deputetë që e përdorin. Në krahasim me vitin 2009, kur për herë të parë janë kryer analiza të ngjashme, përqindja e deputetëve që përdorin Facebook-un është rritur për 77, gjegjësisht nga 35 deputetë tani ka 112. Në këto analiza për herë të parë është bërë analizë edhe rreth përdorimit të rrjetit…
Vozitësit në Maqedoni në përgjithësi shfrytëzojnë karburante cilësore për ngasjen e veturave të tyre. Këtë e konfirmojnë edhe analizat laboratorike të akredituara në dy kompani kryesore të biznesit të naftës në vend. Megjithatë, vlerësohet se shteti nevojitet të realizojë një kontroll më të madh në tërë tregun që të sigurojë mbrojtje më të mirë të konsumatorëve, shkruan gazeta Koha. “Rezultatet e tyre janë të njohura në botë, dhe nuk guxon të ekzistojë asnjë dyshim lidhur me lëshimin e këtyre rezultateve. Njëherësh edhe kontrollet tona dhe laboratorët i ndjekin të gjitha standardet dhe akreditimet më të reja që zbatohen jashtë”, thotë…
Unioni i Infermierëve në Ditën Ndërkombëtare të tyre alarmon për situatën e rëndë që mbretëron në këtë lëmi. Ata kërkojnë nga autoritete kompetente rritjen e pagave dhe krijimin e kushteve më të mira për punë, në të kundërtën, në rast se kërkesat e tyre do të hasin në vesh të shurdhër, atëherë zgjidhjen e shohin drejtë vendeve të zhvilluara evropiane. Xhevat Saliu nga Unioni i infermierëve thotë se ka nevoja të mëdha të këtij kuadri dhe se duhet konkurse të reja për punësim. “Vende pune nevojitet shumë, spitalit tonë sidomos I nevojiten personel I mesëm po edhe mjekë. Mendoj që…

