Një shofer i automjetit motorik dhe bashkudhëtari i tij kanë humbur jetën në njërin nga 10 aksidentet e ndodhura gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup. Në një aksident më rëndë është lënduar një person, pesë persona kanë marrë lëndime më të lehta në tre aksidente, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Tetëdhjetë e nëntë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë kanë kaluar në rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, pesë…
Author: Rilinda
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë , Nikos Kocias po qëndron në SHBA, ku është takuar me sekretarin shtetëror amerikan, Mike Pompeo. Pas takimit, Kocias ka deklaruar për mediat greke se e mbështet nevojën për të pranuar një nga propozimet e ndërmjetësuesit Metju Nimic, për çështjen e emrit. Ai thotë se pajtohen me propozimet e Nimicit, por jo me propozimin e pestë, duke shtuar se pas pranimit të njërit nga propozimet, të shkohet drejt një plani strategjik për bashkëpunim e miqësi me fqiun e veriut, me emrin e ri. Kjo nënkupton se Kocias hedh poshtë propozimin “Republika Ilinditase e…
Pritet që kryeministri Zoran Zaev të dërgojë sot në Kuvend emrat e rinj të kabinetit qeveritar. Zaev njoftoi dje se tashmë janë marrë vesh për të gjithë emrat e rinj të ministrave dhe zëvendësministrave. “Propozimi do të dërgohet nesër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Jam i përgatitur dhe emrat janë konfirmuar”, njoftoi kryeministri Zaev.
Në Gjykatën Penale sot do të kumtohet dënimi për lëndën “Treqind”, në të cilën i akuzuar është ish ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me furnizimin publik të 300 automjeteve. Në seancën e kaluar gjyqësore janë thënë fjalët përfundimtare të prokurorëve nga Prokuroria Speciale Publike dhe të mbrojtjes. PSP kërkoi dënim për Popovskin për veprën penale për të cilën akuzohet, për të cilën është paraparë burg prej katër deri 15 vite. Mbrojtja, kërkoi që Popovski të lirohet nga aktakuza. Popovski para Gjykatës tha se nuk është fajtor dhe se procedura e…
Komunikacioni rrugor në Maqedoni është duke u zhvilluar nëpër rrugë me lagështi, thonë nga LAMM. Prandaj, shoferëve u kërkohet të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e vozitjes. Kujdes të veçant duhet treguar nëpër grymat malore ku është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Kamenica Maqedonase – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Dendësia e komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më…
Debat i parë mbikëqyrës në këtë përbërje të Kuvendit me temë “Ligji për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore botërore në rajonin e Ohrit dhe rregullativës simotër në kontest të Konventës së UNESKO-s për mbrojtje të trashëgimisë natyrore dhe kulturore” do të mbahet sot në organizim të Komisionit të Kulturës. Debati mbikëqyrës është me iniciativë të shumicës parlamentare, por është mbështetur edhe nga deputetët e opozitës. Në ditën e parë të seancës sot, sipas informacioneve të MIA-s, janë ftuar dhe praninë e tyre e kanë konfirmuar ministrat e Kulturës, të Mjedisit Jetësor dhe Transportit dhe Lidhjeve, Robert Alagjozovski, Sadulla Duraki…
Në Shkup sot do të mbahet konferencë me rastin e përfundimit të projektit të USAID-it “Me lexim deri në lidership” ku do të prezantohen arritjet kryesore nga zbatimi pesëvjeçar i aktiviteteve projektuese. Në ngjarje do të kenë fjalime përfaqësuesi i USAID-it në Maqedoni, Dejvid Ateberi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska. Do të ekspozohen edhe produkte nga mësimdhënësit si pjesëmarrës në projekt, siç janë portofolet mësimdhënëse, postera dhe libra të ilustruara të punuara me dorë. Projekti i USAID-it “Me lexim deri në lidership” ka për qëllim ta vlerësojë dhe përmirësojë shkrim-leximin e hershëm gjuhësor dhe matematikor, t’i përmirësojë…
Teksa bota e zhvilluar po vuan nga rritja e pabarazisë për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe pagesat e larta që japin zhvillimet në fushë ndaj një numri të pakët personash, në vendet e rajonit të Ballkanit Përëndimor (Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja) pabarazia është krijuar nga niveli i lartë i korrupsionit dhe kapja e shtetit, thuhet në studimin’ Pabarazia në Europën Juglindore” të fondacionit Gjerman, Friedrich Ebert. “Edhe pse rrënjët e çështjeve të pabarazisë janë të shumëllojshme, duket se ka indikacione të mjaftueshme që pabarazia në Rajon nuk u rrit për shkak të pagesave më të…
Në Maqedoni moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha dielli. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut, sidomos në vendet malore. Temperaturat minimale do të arrijnë deri 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të mbërrijnë deri 24 gradë Celsius.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë, Sadulla Duraku, me shtatë kryetarë të komunave të vendit ka nënshkruar marrëveshje për ndarjen e mjeteve financiare nga Programi për investim në mjedisin jetësor për këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA). Mjetet financiare do të shfrytëzohen për përpunimin e dokumentacionit teknik si dhe për ndërtimin e sistemit të kanalizimit dhe sistemit të kullimit dhe pastrimit të ujërave të zeza. Ministri Duraku bëri të ditur se në kuadër të këtij programi për këtë sferë janë paraparë gjithsej 45 milionë denarë, mjete të cilat siç tha ai, u janë ndarë 36 komunave për…
Pas koordinimit disa mujorë mes shumicës dhe opozitës, një serë ligjesh dhe vendime sot kaluan pa asnjë pengesë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Me shumicë votash, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i dha dritë jeshile Propozim-vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike Operative. I njëjti do të duhet të ketë së paku 240 kredi dhe të ketë së paku 10 vjet përvojë punë në profesionin e tij. Ligji parasheh që emërimi i drejtorit të ATO-së,të bëhet me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Mazhorancën dhe opozitën i bashkoi edhe ndryshimi…
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, morën pjesë në një takim punë me ambasadorët e vendeve – anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni, organizuar nga ambasadori i Bullgarisë në vend, Ivan Velikov Petkov. Tema e takimit ishte gjendja politike rreth proceseve euro-integruese në Republikën e Maqedonisë, në kontekst të mesazheve dhe konkluzioneve nga Samiti i Sofjes kushtuar Ballkanit Perëndimor. “Qeveria e Bullgarisë, Kryeministri Bojko Borisov, dhe në përgjithësi shteti Bullgar, meritojnë të gjitha lëvdatat për suksesin e Samitit të Sofjes, por edhe për përpjekjet e përgjithshme të cilat…

