Author: Rilinda

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla të mesme për vitin e ardhshëm shkollor 2018/2019, sipas konkursit të MASH-it do të bëhet me një afat regjistrues dhe e dy paraqitje në muajin qershor. Paraqitja e parë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 18 dhe 19 qershor 2018, ndërsa rezultatet me regjistrim dhe vende të lira do të shpallen me 20 qershor 2018. Paraqitja e dytë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 28 qershor 2018, kurse rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira shpallen ditën e nesërme apo me 29 qershor 2018. Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve…

Lexo më Shumë

Mogherin në fjalën e saj për çështjen e emrit ka shprehur se është një ditë shumë e mirë. “Shumë njerëz ishin skeptik për mundësinë e arritjes së marrëveshjes, por ja që edhe ajo u arrit, Kjo e bën Evropën më të qetë, më të bashkuar dhe gjithashtu i hap rrugët gjithë rajonit të Ballkanit për të jetuar një atmosferë më ndryshe, unë shpresoj dhe besoj se kjo gjë do të jetë inspirim për shume vende të  rajonit për të ndërmarrë hapa të guximshëm, dhe për të gjithë Evropën”, thotë Mogherini.

Lexo më Shumë

Nga marrëveshja çka e kanë arritur kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras është rezultat i të dy kombësive. Maqedonia del nga izolimi dhe përfiton mundësinë e anëtarësimit në NATO dhe BE. Greqia fiton zgjidhje për çështjet territoriale dhe lirohet nga një kokë dhimbje e madhe, shkruan gazeta amerikane “The Washington Post” në kollumën e sotme. Gazeta vlerëson se ndryshimi i emrit është e parëndësishme, marrëveshja në fakt ka përfituese ku diplomacia ishte në qorrsokak e cila ishte e rrezikshme për aspiratat e Maqedonisë për NATO dhe BE. “Washington Post i citon Tsipras dhe Zaev “paqësor” dhe u vlerëson se në…

Lexo më Shumë

Marrëveshja është patriotike dhe na ndihmon që t’i përqendrojmë forcat aty ku kemi probleme, tha shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, në Kuvendin grek gjatë debatit për votë besimit të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kotzias sqaroi se është bërë kompromis në marrëveshje, sepse siç tha, “vetëm nëse fiton në luftë, atëherë ka marrëveshje pa kompromis”. Siç njofton korrespondenti i AIM-ës nga Athina, në lidhje deklasifikimin e dokumenteve nga MPJ e Greqisë, Nikos Kotzias tha se ka marr leje që t’i përdor. I kishte të gjitha propozimet nga ndërmjetësuesi Nimetz (Maqedonia e Vardarit, Maqedonia e Epërme, Maqedonia-Shkupi, Maqedonia Veriore) dhe tha se të gjitha emrat përveç Maqedonisë Veriore, kanë qenë jo të pranueshme nga qeveritë e…

Lexo më Shumë

Xhamia e Mustafa-Pashës ku sot u bë falja e fitër Bajrtamit është një nga monumentet më të bukura dhe më të vjetra islame në Shkup, e cila është e vendosur në kodrën përballë Kalasë së Shkupit. Është ngritur nga funksionari i lartë i Perandorisë Osmane, Mustafa Pasha, në vitin 1492. Ka formë katrore me kupolë 16,3m, mbështetet  në katër shtylla  mermeri të cilat janë të lidhura në harqe gjysëmrrethi. Gjithë kjo pjesë është e mbuluar me tre kupolla të vogla. Minarja është e lartë 47 metra. Në brendinë e xhamisë gjindet hapësira për falje, prej qindra vjetësh qytetarët muslimanë të …

Lexo më Shumë

Gjermania mesa po duket është duke e marr në konsideratë që të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ministri i Jashtëm gjerman Heike Mass gjatë një editoriali në “Atlantic Council’’ ka komentuar çështjet e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke alarmuar për pasojat fatale që mund të ketë Ballkani perëndimor nëse nuk integrohen në BE. Ai shprehet se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë duke thënë: Pasoja fatale nëse e lëmë Ballkanin jashtë BE-s. Gabim nëse BE nuk lejon zgjerimin me anëtarë të rinj. Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në Reformën në Drejtësi. Shqipëria po…

Lexo më Shumë

Rreth orës 13, Prilepin e kaploi mot i ligë me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Moti i këtillë ka zgjatur 40 minuta dhe sipas autoriteteve kompetente, kanë rënë rreth 40-50 litra të reshura shiu për metër katror. Sipas kryetarit të Prilepit, Ilija Jovanovski, në 15 lokacione në qytet, rrjeti i kanalizimit është bllokuar, është paraqitur se janë përmbytur 5 shtëpi dhe se një rrufë ka goditur një shtyllë elektrike. Është shkaktuar edhe dëm material, por nuk ka të lënduar. Sipas kryetarit, në terren kanë dalë ekipet e dy ndërmarrjeve komunale “Komunalec” dhe “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, bashkë me dy…

Lexo më Shumë

Policia greke ka arrestuar gazetarin dhe publicistin e gazetës greke “Makeleio”, Stefanos Hios. Gazetari grek u arrestua këtë mëngjes para hapësirave të gazetës në qytetin Kalitea. Kohë më parë ai shkroi se kryeministri Alexis Tsipras dhe ministri jashtëm, Nikos Kotzias duhet të vriten për shkak të marrëveshjes për emrin me Maqedoninë. Në ballinën e gazetës kishte fotografi në të cilën kryeministri Tsipras ishte paraqitur me plumb në kokë, por edhe ministri jashtëm Kotzias ishte ilustruar i gjakosur.

Lexo më Shumë

Komisioneri i BE-së Johanes Hahn, në një intervistë për Der Standard ka folur pozitivisht për çeljen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë… Marrëveshja mes dy kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, e cila do t’i jep fund çështjes së emrit dhe hapje të rrugës së politikës evropiane për zgjerim në rajon shkruan DW. “Përfaqësuesit e vendeve më të vendosura anëtare të BE-së konstatuan se nëse zgjidhet çështja e emrit, kjo do të krijojë presion moral që ne të reagojmë”, tha Hahn. Në KE vlerësojnë se marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës dhe hapat e ardhshëm rreth saj, kur dhe si do…

Lexo më Shumë

Përmes një kumtese dërguar mediave, LSDM-ja thekson se partia opozitare VMRO-DPMNE duhet t’i jep fund izolimit, ndasive dhe rolit shkatërrues. Partia në pushtet kërkon nga VMRO-DPMNE-ja që të mbështet marrëveshjen për emrin, që sipas tyre vendin e ka çuar në tatpjetë për 25 vite me radhë, marrëveshje që e forcon identitetin maqedonas. LSDM-ja thotë se anëtarësimi në NATO dhe BE është interesi i lartë kombëtar dhe shtetëror, prandaj nëse edhe për VMRO-DPMNE-në është ky interes, atëherë duhet ta mbështet marrëveshjen.

Lexo më Shumë

Njësitet special të Ministrisë së Punëve të Brendshme “EBR”, kodet e komunikimit të radio lidhje I shënojnë në mure edhe përkundër asaj që ata janë sekrete dhe të mbyllura, madje ka shënime edhe ku ofendohet shqiptarët dhe ku shkruhet “Smrt za Shiptari”. Në këto hapësira bëhet ndërrimi i policëve dhe kodet janë publike.

Lexo më Shumë

Drejtuesit e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, me rastin e festës së Fitër Bajramit edhe këtë vit kanë përcjellë mesazhe paqeje dhe tolerance, duke theksuar se toleranca ndërfetare dhe ajo ndëretnike është më se e rëndësishme në një shtet shumetnik dhe me fe të ndryshme, siç është Maqedonia. “Duhet të bëjmë Bajram, duhet t’i shtrijmë dorën vëllait, duhet t’i shtrijmë dorën mikut, duhet të jemi tolerant edhe ndaj armikut dhe duhet të jemi tolerant me gjithë”, ka theksuar kryetari i Bashksisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi. Ndërkaq, ekspertë për marrëdhënie ndëretnike konsiderojnë se bllokimi i proceseve integruese u ka mundësuar qarqeve…

Lexo më Shumë