Rreth orës 13, Prilepin e kaploi mot i ligë me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Moti i këtillë ka zgjatur 40 minuta dhe sipas autoriteteve kompetente, kanë rënë rreth 40-50 litra të reshura shiu për metër katror. Sipas kryetarit të Prilepit, Ilija Jovanovski, në 15 lokacione në qytet, rrjeti i kanalizimit është bllokuar, është paraqitur se janë përmbytur 5 shtëpi dhe se një rrufë ka goditur një shtyllë elektrike. Është shkaktuar edhe dëm material, por nuk ka të lënduar. Sipas kryetarit, në terren kanë dalë ekipet e dy ndërmarrjeve komunale “Komunalec” dhe “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, bashkë me dy kompani private, të cilat me makineritë e tyre i kanë pastruar të gjitha rrugët. Nga këto ndërmarrje u bëjnë thirrje qytetarëve, që nëse kanë pasur ndonjë lloj dëmi, ta paraqesin që ekipet të mund të intervenojnë.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Kurorëzohet motra e Gjestit, zbulohen pamjet nga ceremonia
- Dita e 87-të e revoltës antiqeveritare/ Prestigjiozja gjermane “Berliner Zeitung”: Rama dhe Berisha e kanë trajtuar Shqipërinë si pronën e tyre
- QMK: Të gjitha resurset shtetërore janë angazhuar në terren për mbrojtje të pyjeve Kitka
- CEO-ja që pushoi 900 punëtorë në Zoom përballet me goditjen e radhës – interneti e quan “karma”
- I kërkuar për të vuajtur 2 vite burg, 20-vjeçari tenton t’i ikë policisë dhe përplaset me një mur dhe makinën e MPB-së
- Shteti i ka 315 milionë euro borxh sektorit privat
- Eksperti i Prokurorisë për rastin “Puls”: Gjendja e objektit në vitin 2012 nuk e ka shkaktuar pasojën e zjarrit në vitin 2025
- Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare


