Author: Rilinda

reth tre orë zgjatën incidentet në Selanik për shkak të debatit politik “Çështja e Maqedonisë: përfitimet nga marrëveshja dhe perspektivat e Ballkanit” organizuar nga SYRIZA, raportuan mediat lokale. Pesë persona janë arrestuar, 14 policë janë dërguar në spital për t’ju ofruar ndihmën e parë, ndërsa është shkaktuar dëm material rreth panairit ndërkombëtarë në qendër të Selanikut. Një grup i personave të maskuar, janë ndaluar për të hyrë në objektin e panairit të Selanikut, ku u mbajt debati dhe u sulmua policia me shkopinj gome, mermer, gurë, e shkulën gardhin mbrojtës metalik, ndërsa policia u përgjigj me përdorimin e gazit lotsjellës.…

Lexo më Shumë

Në seancën e radhës për lëndën e PSP-së “Trajektorja” sot u dëgjuan 30 “bomba” nga bisedimet e marrëveshjes se si do të kryen procedurat ligjore me kompanitë kineze rreth ndërtimit të autostradës Miladinovci- Shtip dhe Kërçov – Ohër në periudhën e vitit 2013-tës. Në përgjime më së shumti dëgjohet biseda e ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, me bashkëpunëtorët e tij, me ambasadorin e Maqedonisë në Kinë, Oliver Shambovski dhe me ish kryeministrin Nikolla Gruevski si dhe ish ministrin e Financave Zoran Stavreski. Për rastin në fjal duhet të dëgjohen 315 “bomba” në total.

Lexo më Shumë

Gjorge Ivanov po punon në dëm të shtetit, kundër Maqedonisë dhe kundër të ardhmes së vendit, ka reaguar LSDM-ja, përmes një komunikate për media. “Ivanovi nuk guxon të bllokojë të ardhmen e Maqedonisë. Në periudhën kur vendi është para shansit të marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe para shansit për marrjen e ftesës për në NATO, Ivanov vazhdon me politikat destruktive me çka i bën dëm shtetit dhe qytetarëve. Për të ardhmen nuk do të vendos Ivanovi desktruktiv, por gjithë qytetarët”, thonë në LSDM.

Lexo më Shumë

Ministri për Evropë në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Mihail Rot para takimit të sotëm të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, deklaroi se Berlini është i gatshëm të japë dritë të gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Gjermaninë. “Qeveria gjermane është e gatshme t’i mbështesë Maqedoninë dhe Shqipërinë në rrugën e tyre drejt BE-së. Jemi të gatshëm të japim dritë të gjelbër dhe do të doja t’i inkurajoj edhe miqtë e tanë në Holandë dhe Francë të na bashkëngjiten”, tha Rot. Në pyetjen se nëse pret që kjo të ndodhë sot, Rot thotë se nuk…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për mosdekretimin e marrëveshjes me Greqinë e vlerëson si të pritur, ndërsa thonë se nuk do të ndikojë në zbatimin e marrëveshjes. “Sa i përket vendimit të Ivanovit, i njëjti ishte i pritur, por kjo nuk do të ndikojë në zbatimn e fazave të marrëveshjes. Qeveria e Greqisë tanimë i ka dërguar letër BE-së dhe NATO-s”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshjakovski. Gjithashtu përsërisin qëndrimin se dëshira e qytetarëve në referendum do të jetë obligues për të gjitha subjektet politike pa dallim cilën formë do ta ketë.

Lexo më Shumë

Nivelet e lumenjve janë nën mesatare ose rreth mesatares për këtë periudhë të vitit dhe reshjet e paralajmëruara të shiut nuk do të duhet të shkaktojnë derdhje. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në raportin më të ri për gjendjen hidrologjike informojnë se paralajmërimet për reshje të reja nuk do të duhet të paraqesin problem për derdhjen, por në qoftë se këto reshje paraqiten në afat të shkurtër kohor, është e mundur paraqitje e derdhjeve lokale tek rrjedhat e ujit të lumenjve më të vegjël dhe përrenjve. Nëpër vendbanime është e mundur paraqitje e akumulimit dhe derdhje e ujit nëpër rrugët…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në intervistë për 1TV, i pyetur se a do të jep dorëheqje nëse referendumi për emrin nuk ka sukses është shprehur decid: “Po, do të largohem nga pozita e kryeministrit, nëse nuk ka sukses referendumi në Maqedoni, por jam i sigurt se i njëjti do të ketë sukses”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. “Pres përqindje serioze 75-85%, në pajtueshmëri me atë se sa janë deklaruar qytetarët për anëtarësim në BE dhe NATO. Qytetarët nuk kanë çfarë të zgjedhin, nuk kanë alternativë tjetër. Ata vetëm duhet ta konfirmojnë se duan që Maqedonia të jetë anëtarësim në BE…

Lexo më Shumë

Pas kërkesës edhe të Megjashit për përgjegjësi edhe nga qendra për punë sociale në Veles pas zjarrit që përfundoi me djegien e tre fëmijëve, një grup inspektorësh nga ministria për punë sociale po hetojnë nëse ka pasur mundësi të evitohej tragjedia e rëndë. Ministrja Carovska thotë se përgjegjësia e punonjësve social përfundon në momentin kur shfrytëzohet e drejta sociale dhe këtë të drejtë familja e ka shfrytëzuar. Sipas Carovskës, shërbimet sociale i kanë ofruar familjes strehim me qira para se të ndodhte fatkeqësia, por prindërit e kanë refuzuar. 5 ditë pas fatkeqësisë, ata sot pranuan strehimin me qira, pasi Baraka…

Lexo më Shumë

Shpresoj se do të gjendet kompromis mes anëtareve të BE-së, i cili për ne do të thotë vendim i qartë politik për fillim të negociatave për anëtarësim, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në televizionin “Sitel”. “Neve na duhet që liderët të mos kthehen prapa, do të thotë të ulen tani të enjten dhe të premten dhe ta pranojnë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe të vendosin që Maqedonia të fillojë bisedime për anëtarësim. Si do të ndodh kjo, kur do të ndodh, mund të jetë jetë lëndë e kompromisit. Për ne është shumë me rëndësi, që ky vendim…

Lexo më Shumë

Qytetarët shprehen të ndarë sa i përket shërbimeve që marrin nga qendrat mjekësore nëpër qytet. Të pyetur nga TVM2 sa i përket furnizimit me insulinë, një pjesë e qytetarëve thonë se i marrin me kohë dhe rregullisht insulinën, derisa disa të tjerë shprehen se gjatë verës pëballen me mungesë të insulinës dhe detyrohen të paguajnë në mënyrë private nga xhepi i tyre. “Nuk jam aspak e kënaqur. Shumë jane shtrejtuar barrerat, nuk mundemi . Ja siç e shihni une barti qese me barrera dhe sërish nuk ka”… “Çdo muaj që shkoj ka, dmth unë i marr me rregull dhe ka,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se këto zgjedhje kanë një veçori tjetër dhe se aktualisht Turqia bashkë me këto zgjedhje po kryen një revolucion demokratik, raporton AA. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare votoi në shkollën fillore “Saffet Çebi” në Üsküdar të Stambollit. “Pjesëmarrja duket e mirë, edhe informacionet që kam marrë nga gjithë Turqia e tregojnë këtë. Teksa në zgjedhjet e kryer në botë pjesëmarrja është tek 30 përqindëshi, Turqia i ka tejkaluar këto. Pjesëmarrja në 85 për qind në zgjedhjet e fundit tregon përparimin e demokracisë, nivelin e pjekurisë demokratike në Turqi”,…

Lexo më Shumë

Skandali i përgjimeve në Maqedoni solli ndryshime rrënjësore për shtetin. Gjorgji Lazarevski dhe Zvonko Kostovski janë emrat e dy të punësuarve në MPB , konkretisht në drejtorinë e pestë të cilët morrën guxim dhe disa nga materialet e përgjuara i nxoren nga objekti nga ku përgjohej. Në emisionin “Samo Vistina” Gjorgji Lazarevski sqaron se gjatë vitit 2008 bashkë me Zvonko Kostovskin kishin nuhatur se në MPB kishte përgjim ilegal, atëhere kishin filluar marrjen e materialeve kompremetuese nëpërmjet USB-ve dhe CD-ve! Ata të gjithë materialet i’a kishin dorëzuar Zoran Verushevskin, qe më pas ai t’ia japë Zoran Zaevit. Një muaj më…

Lexo më Shumë