Author: Rilinda

Të akuzuarit në rastin “Lëndina” të PSP-së, Dragan Pavloviq – Llatas, Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq sot në Gjykatën Penale u shprehën se nuk ndjehen fajtorë për ndërtimin e paligjshëm të tre objekteve në Zelenikovë. Sipas aktakuzës, ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në Komunën e Zelenikovës pa pasur leje për ndërtim të tillë, gjegjësisht pa miratim për ndërtim. Llatas ka ndërtuar uikend-shtëpi prej 317 metra katrorë, ndërsa vëllezërit e tij me kuadraturë prej 130, gjegjësisht 104 metra katrorë. Në përmbledhjen e dëshmive të PSP, midis të cilëve edhe inçizime satelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacioni i mbetur, këto tre uikend-shtëpi kanë…

Lexo më Shumë

ë periudhën janar – mars, nëpër autobusët e NTQ – Shkup kanë ndodhur 37 incidente, që nënkupton ulje të numrit të incidenteve për 30% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këtë vit për tre muaj janë sulmuar fizikisht shtatë shoferë, kurse vitin e kaluar për tre muaj vetëm 4 shoferë. Derisa sulmet janë rritur, në krahasim prej vitit të kaluar janë ulur kërcënimet. Këtë vit ka pasur katër kërcënime, ndërsa vjet ishin dhjetë. Këtë periudhë kanë ndodhur shtatë rrahje, ndërsa janë dëmtuar 15 autobusë. Në tre muajt e parë me autobusët e qytetit kanë udhëtuar…

Lexo më Shumë

dhe një ditë e madhe për Maqedoninë. Edhe një mirënjohje e madhe për vendin tonë, ka shkruar në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev, i kënaqur më rastin e ndarjes së datës për fillim negociatave të Maqedonisë me BE-në. “Këshilli i ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtare të BE-së në seancën e sotme miratoi vendim për negociata për anëtarësimin e Maqedonisë në qershor 2019. BE dhe liderët e vendeve anëtare e njohën Maqedoninë si vend të ndryshimeve pozitive, të procesit dinamik të reformave, inklzuvitetet dhe dialogut shoqëror”, ka thënë Zaev.

Lexo më Shumë

Takimi i sotëm i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i mbledhur në Luksemburg, ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së është zhvilluar me debate lidhur me çështjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Komisioni europian ka rekomanduar hapjen e tyre pa kushte, por një grup i vogël vendesh janë hezituese. Në përfundim të pjesës së parë të mbledhjes, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias tha se “ka dy grupime. Njëri që përfaqëson shumicën, me 25 vende që mbështesin hapjen e bisedimeve deri në verën e 2019, dhe tre vende të tjera, Franca, Danimarka dhe Hollanda…

Lexo më Shumë

Mbi 60.000 kanë fituar pasaportë bullgare nga fillimi i vitit 2012 deri në mesin e qershorit 2018, thuhet në mediumet bullgare. Maqedonasit kanë marr numrin më të madh të pasaportave sipas të dhënave të Komisionit për shtetësi. Sipas origjinës 37.133 persona janë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova kanë fituar shtetësinë bullgare. 26.108 persona kanë fituar shtetësinë bullgare sepse ka pasur njërin nga prindërit me shtetësi bullgare. Refuzim për të njëjtën kërkesë për pasaporta ka pasur 4.458, kurse arsyetimi ka qenë se nuk janë plotësuar kushtet, mos pasja e fakteve të tregojë origjinën dhe të tjera. Tendenca për të marr pasaportë…

Lexo më Shumë

shtë katastrofale anulimi i datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, së paku që mund të bëj në këtë moment Ministri i Punëve të Jashtme është të jap dorëheqje, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së-së, Hristian Mickoski. “Zoran Zaevi në shumë raste e konfiormoi se çka të deklarojë, është gënjeshtër. Kjo është katastrofale për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Jo vetëm që i shiti interesat shtetërore dhe kombëtare, jo vetëm që u përpoq të ratifikojë një akt kapitullimi, tash e shohim se përfitimi nuk është. Gjithë kohës përpiqej të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve dhe ndërgjegjen e tyre. Do të përpiqen të…

Lexo më Shumë

Ende gjendet në arrati ngasësi i furgonit i cili në mënyrë ilegale transportonte emigrantë. Dje në orën 16:15 ky furgon u përplas në gardhin mbrojtës së urës te miniera Buçim, ku humbën jetë 2 persona, ndërsa 18 të tjerëve u është dhënë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve trupore të shkaktuara nga aksidenti. Policia e Strumicës kumtoi se po gjurmojnë pas ngasësin të veturës transportuese “Iveko” me targa të Shkupit. Inspektimi i bërë nga ekipet hetuese duhet të zbulojë edhe arsyet që e kanë shkaktuar aksidentin. “Gjatë kohës së inspektimit, prej orës 16:30 e deri më orën 20:40, trafiku ka…

Lexo më Shumë

Maqedonia është mbushur me makina të konfiskuara. Vetëm në Idrizovë dhe në Milladinovci janë 3.500 makina, 2.500 janë në Policinë pyjore dhe shumë makina të tjerë janë në stacionet policore. Kështu ka deklaruar Drejtori i agjencisë për administrim me pronën e konfiskuar, Faton Asani, i cili ka shtuar se procedurat e gjata gjyqësore janë pengesë që ata, pronën e konfiskuar ta ofrojnë në ankand ose ta dhurojnë ndonjë institucioni shtetëror. Asani, në konferencën vjetore rajonale për praktikat më të mira në sferën e konfiskimit dhe menaxhimit me pronën e konfiskuar në organizimin e Rrjetit Ballkanik për Menaxhim me Pronë të…

Lexo më Shumë

Partia qeverisëse LSDM në programin parazgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni” dha premtimin me afat, të cilin sipas verifikimit tonë e vlerësojmë si të parealizuar: Shoqëri tregtare me kapital prej një euro: Do të mundësojmë themelimin e një shoqërie tregtare të posaçme me shumë minimale prej 1 euro. Këto shoqëri tregtare do të kenë shenjë tjetër, dhe të dukshme, ashtu që çdo person i cili do të bashkëpunojë me një tip të këtillë në subjektin biznesor të dijë se kapitali i tij themelues është 1 euro. [Burimi: LSDM-Plani për jetë në Maqedoni, faqe 213, data: dhjetor 2016] ARSYETIM: Premtimi i…

Lexo më Shumë

Me ndryshimet ligjore do të sigurojmë kohë punë më të shkurtës për prindër me fëmijë me pengesa të vazhdojë edhe pas 26 viteve, gjegjësisht të mos ketë kufizime kohore. [Burime: Programi zgjedhor i LSDM, (2016), „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 56 dhe faqe 245); data: dhjetor 2016] ARSYETIM: Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), se me ndryshime ligjore do të mundësohet që puna me kohë të shkurtuar për prindër me fëmijë me aftësi të kufizuara edhe më shumë se 26 vjeç, është realizuar. Këto ndryshime në Ligjin për mbrojtje sociale Kuvendi i miratoi në…

Lexo më Shumë

Ministri holandez për Punë të Jashtme, Stef Blok sot para takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së në Luksemburg shfaqi shpresë se do të jepet dritë e gjelbër për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë. “Shpresoj se sot do të mund të sjellim vendim për fillim të negociatave me të dy vendet. Të dy vendet bëpnë përparim, përparim të rëndësishëm lidhur me sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, por në të njejtën kohë ende nuk kanë arritur në cak. Secili vend ka arritjet e veta, por është shumë me rëndësi që vendet të tregojnë rezultate…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme i Luksemburgut, Zhan Aselborn, konsideron se mos caktimi i datës për bisedime për Maqedoninë dhe Shqipërinë do të jetë gabim politik. Ai shtoi se është theksuar që sot ministrat do të gjejnë zgjidhje për dalje nga kjo krizë dhe do të japin dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me të dy vendet. Këshilli i BE-së për punë të përgjithshme sot në Luksemburg duhet të marrë vendim për rekomandimin e KE-së për fillim të bisedimeve për pranimin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

Lexo më Shumë