Të akuzuarit në rastin “Lëndina” të PSP-së, Dragan Pavloviq – Llatas, Sërgjan Pavlloviq dhe Zvezdan Pavlloviq sot në Gjykatën Penale u shprehën se nuk ndjehen fajtorë për ndërtimin e paligjshëm të tre objekteve në Zelenikovë.
Sipas aktakuzës, ata kanë ndërtuar tre uikend-shtëpi në Komunën e Zelenikovës pa pasur leje për ndërtim të tillë, gjegjësisht pa miratim për ndërtim. Llatas ka ndërtuar uikend-shtëpi prej 317 metra katrorë, ndërsa vëllezërit e tij me kuadraturë prej 130, gjegjësisht 104 metra katrorë.
Në përmbledhjen e dëshmive të PSP, midis të cilëve edhe inçizime satelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacioni i mbetur, këto tre uikend-shtëpi kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011, ndërsa leja për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013 kur ka mbaruar ndërtimi i tyre.
Në seancën e kaluar, të akuzuarve, me kërkesë të tyre, u janë dorëzuar transkriptet nga audio bisedat përmes të cilave zhvillohet aktakuza.
Në debatin e sotëm duhej të dëgjoheshin bisedat e inçizuara por, me kërkesë të mbrojtjes kjo ishte shtyrë me qëllim ata t’i ndajnë inçizimet për të cilat do të kërkojnë të përjashtohet publiku.
Gjykatësja Maria Kletniçka tha se në seancën e ardhshme të caktuar më 4 korrik, Gjyqi do të vendos cilat biseda do të lëshohen, ndërsa deri atëherë të pandehurit duhet të dorëzojnë kërkesë se cilat “bomba” konsiderojnë se nuk duhet t’i dëgjojë publiku.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Harta/ Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
- Tre zjarre në hapësira të hapura, 25 janë shuar gjatë 24 orëve të kaluara
- Moti sot me diell dhe i ngrohtë, në mbrëmje shi, bubullima dhe erëra të forta
- Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
- Trump rikthen tarifën për vizat H-1B, propozon pagesë mbi 103 mijë dollarë
- Vrau me sqepar nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku u arrayis me makinën e vëllait. Ishte shtruar 2 herë në Psikiatri, kishte tentuar të vriste dhe…
- Kanadaja: Bisedimet tregtare me SHBA-në mund të rifillojnë me “qëndrim të duhur” nga Washingtoni
- Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë


