Author: Rilinda

Ditët e fundit janë moment historik për integrimin euroatlantik të Maqedonisë, që nga Këshilli Evropian ka marrë një plan të saktë për bisedime – në qershor të vitit 2019 – për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, tha sot në konferencë për shtyp zëvendës kryeministri për Integrime Evropiane, Bujar Osmani. Me këtë vendimin të BE-së marrim njohje të qartë të progresit tonë nga ana e BE-së, në fakt nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së me çka mbyllet çështja për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, tha Osmani. Deri më 17 korrik, Maqedonia duhet të formojë ekipin negociues me BE, i…

Lexo më Shumë

Edhe pse kaluan shtatë vite nga furnizimi i 202 autobusëve kinezë të ri dykatësh dhe 80 autobusëve njëkatësh nga Ukraina, ata pothuajse janë afër shkatërrimit. Janë paguar shumë, ndërsa janë me kualitet të dobët, tha në intervistë për Faktor.mk, njeriu i parë i NPK – Shkup, Kristijan Çushkov. “Nga 12 autobusë dykatësh, vetëm dy janë në gjendje të mirë për t’u vozitur. Të tjerët janë çmontuar. Nga to janë nxjerrë motorët dhe pajisjet tjera për t’u riparuar”, tha Çushkov. Ai shpjegoi se autobusët më përkatës për vozitje në Shkup janë ato me gaz.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për Dojçe Vele në maqedonisht e vlerësoi si “historik” vendimin e BE-së për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se konsolidimi i BE-së do të përfundojë kur Unioni do ta pranojë Ballkanin Perëndimor. I pyetur se ekzistojnë interpretime të ndryshme të vendimit të Komisionit Evropian dhe se Qeveria pretendonte se bëhet fjalë për një moment historik, ndërsa kritikët vlerësojnë se bëhet fjalë për edhe një anulim dhe zhgënjim për Maqedoninë, Zaev vlerëson se “nuk ka ndonjë përshkrim tjetër të vendimit, përveç faktit që është historik “. “Ne…

Lexo më Shumë

Informacioni hidrologjik javor nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPH) tregon rritje të nivelit të ujit në krahasim me mesatare e muajin qershor te lumenjtë Pçinja tek Banjat e Katlanovës, Vardari tek Demir Kapia dhe në Veles, Bregalnica në Shtip dhe Crnareka tek Novaci. Nivel më të ulët nga mesatarja për muajin qershor kanë Vardari në Jagunovc dhe tek Zajçev rid, Treska në Makedonski Brod, Krivareka në Kriva Palankë dhe Drini i Zi në Llozhan. Niveli i Liqenit të Ohrit është dy centimetra mbi mesataren e lejuar, ndërsa Dojrani është tetë centimetra mbi mesataren e lejuar, informojnë nga DPH.

Lexo më Shumë

Zoran Zaev kryeministri i Maqedonisë sot do të ketë takim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk ndërsa do të jetë pjesë në Forumin “Kran Montana” në Bruksel. Vizita e Zaevit në Bruksel vjen pas vendimit të Këshillit të BE-së, që bisedimet për anëtarësim Maqedonia do t’i fillojë në Qershor 2019.

Lexo më Shumë

Seanca të reja në Gjykatën Penale sot do të mbahen për lëndët e PSP-së “Titanik 3” dhe “Arka”. Në lëndën “Titanik 3” janë të akuzuar Ejup Halimi dhe Ismet Gurri, sepse si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale në vitin 2013 “kanë shkatërruar material zgjedhor”. Të akuzuarit në seancat paraprake thanë se e kuptojnë akuzën që e prezanton prokurorja Fatime Fetai, por që nuk ndjehen fajtorë. Sipas aktakuzës, të dy të akuzuarit me veprimet e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejtë mbi rezultatin zgjedhor dhe, siç është theksuar, kanë pasur nxitje kriminele që ta falsifikojnë vullnetin zgjedhor të…

Lexo më Shumë

Mure të shkarravitura dhe përplot grafite. Pa dritare, pa ngrohje dhe dysheme e dëmtuar. Kjo është ambulanca e Gjorçe Petrovit. Kjo shtëpi e shëndetit është dhënë me koncesion, por sipas mjekëve mirëmbajtjen e saj duhet ta bëjë Ministria e shëndetësisë. Tmerrin në këtë spital, e zbusin fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve. Verica Mançevska, gjithë jetën e saj ka punuar në këtë ambulancë, thotë se u mundua që të bëjë më të mirën për pacientët e saj, por ata po ikin nga aty, për shkak kushteve minimale. Ajo shprehet e zhgënjyer nga ministrat e shëndetësisë. “E lus, jo për mua, jo…

Lexo më Shumë

Për Qeverinë, nuk është shqetësues potencimi i Bashkimit Evropian për mos-zbatimin e reformave në Administratën Publike. Për BE-në, administrata publike është një nga pikat e dhimbshme ku nevojitet një ndryshim themelor. Problemet me reformat në administratën publike janë vërejtur edhe nga sektori civil gjatë monitorimit të planit 3-6-9 të qeverisë. Në një raport të Qendrës për Analiza Ekonomike, thuhet se me buxhetin e shtetit nuk planifikohen paratë në mënyrë të vërtetë për administratën. Nuk ka planifikim të mirë as për paratë vjetore apo ato trevjeçare për administratën. QENDRA PËR ANALIZË EKONOMIKE “Planifikimi afatmesëm i buxhetit, i cili është planifikuar me…

Lexo më Shumë

Në hije të garës dhjetëorëshe për kompromis mes vendeve të BE-së, dje në Luksemburg mbetën përpjekjet e atij që e “shpëtoi” tërë punën: ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn. Rreth orës 17 dje, pas bisedave të mundimshme, trazirave, ngritjes së zërit dhe shumë frustrimeve dhe të ballafaquar me pamundësinë që të arrijnë marrëveshje për tekstin për negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ministrat e punëve të jashtme janë përgatitur të heqin dorë nga konkludime të ndryshme për zgjerim, dhe të kalojnë në dosjet e ardhshme: Polonia dhe Bregziti, të cilat prisnin rend. Ndërsa pyetja t’u dërgohet ose liderëve…

Lexo më Shumë

Fondi për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot ka organizuar një prezantim për gjetjen e një zhgjidhje inovative për menaxhimin në fushën e trafikut të pasagjerëve dhe mallrave. Dokumentet dhe licencat nga marsi i vitit të ardhshëm do ti jep me shfrytëzimin e softverit të ri PristAPP transport. Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, softueri i ri do të mundësojë që procesi i dhënieve të dokumentave të jetë më efikas, më i lirë dhe më transparent. “Zgjidhja e softuerit duhet të mbulojë të gjitha fazat e procedurës së aplikimit elektronik në transportin e…

Lexo më Shumë

igji i mediave ka ngecur në komisionin për Transport dhe Lidhje. Opozita dhe shumica ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për shqyrtimin e 66 amendamenteve të mbetura. Ministri pa resor i angazhuar për komunikim dhe transparencë, Robert Popovski thotë se kryetarja e komisionit nga radhët e VMRO-DPMNE-së nuk po e vendos më ligjin për media si pikë e rendit të ditës, me qëllim që të mos shkarkohen anëtarët e nga këshilli i RTVM-së dhe Agjencisë së mediave të zgjedhur në kohën e VMRO-së. Për zgjidhjen e ngërçit, Popovski kërkoi ndihmën e mediave. “Ministër pa resor për komunikim dhe…

Lexo më Shumë

Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva, vendi i së cilës aktualisht kryeson me BE-në mirëpriti vendimin për caktimin e datës së kushtëzuar për nisjen e negociatave me BE-në. Ajo tha se në këtë periudhë, vendin e pret shumë punë para, duke kujtuar se Qeveria duhet të fokusohet në përmbushjen e kushteve, reformat në administratë, lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar. Nuk do të fsheh atë se nuk ishte e lehtë. Sollëm vendim kryesisht të mirë për të gjithë Evropën, për Ballkanit Perëndimor dhe për qytetarët e rajonit. Kjo zgjidhje jo vetëm që e rrit besimin në BE, por dhe…

Lexo më Shumë