Seanca të reja në Gjykatën Penale sot do të mbahen për lëndët e PSP-së “Titanik 3” dhe “Arka”.
Në lëndën “Titanik 3” janë të akuzuar Ejup Halimi dhe Ismet Gurri, sepse si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale në vitin 2013 “kanë shkatërruar material zgjedhor”.
Të akuzuarit në seancat paraprake thanë se e kuptojnë akuzën që e prezanton prokurorja Fatime Fetai, por që nuk ndjehen fajtorë.
Sipas aktakuzës, të dy të akuzuarit me veprimet e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejtë mbi rezultatin zgjedhor dhe, siç është theksuar, kanë pasur nxitje kriminele që ta falsifikojnë vullnetin zgjedhor të qytetarëve të Çairit me qëllim që të realizojnë fuqi politike.
Në Gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Arka” në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmës-ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, i cili ndodhet në Greqi.
Ata ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektronike-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe.
Data 25.08.2026
Aktuale
- VLEN: Cili prokuror i ka ofruar marrëveshje Grubit?
- Analiza/ Kim Mehmeti: Piktori duhet të bjerë që Shqipëria të mund të ngrihet
- Harta/ Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
- Tre zjarre në hapësira të hapura, 25 janë shuar gjatë 24 orëve të kaluara
- Moti sot me diell dhe i ngrohtë, në mbrëmje shi, bubullima dhe erëra të forta
- Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
- Trump rikthen tarifën për vizat H-1B, propozon pagesë mbi 103 mijë dollarë
- Vrau me sqepar nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku u arrayis me makinën e vëllait. Ishte shtruar 2 herë në Psikiatri, kishte tentuar të vriste dhe…


