Author: Rilinda

Në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë kanë arritur letra me përmbajtje kërcënuese për deputetët. Deputetja Ivana Tuferxhiq në rrjetin social Facebook thotë se në letër nënshkruesit kërcënojnë me burg nëse deputetët përsëri do të votojnë ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë. “Ju bëjmë me dije, teksti që është publikuar dhe tregon qartë përgjegjësinë dhe pasojën e votimit tuaj për Ligjin për ratifikim të marrëveshjes mes Greqisë dhe “palës tjetër” (Maqedoni). Ju tregojmë se votimi “për”, ka përgjegjësi penale, do të sjell kaos në shtet që do të sjellë në zgjedhje të reja parlamentare ku nuk do të jeni në Kuvend, kurse…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për së dyti herë sot votoi ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit zyrtar. Ligji në fjalë u votua me 69 vota pro dhe 1 i përmbajtur. Ligji në fjalë u votua edhe para 2 javëve, por dekretin e ligjit refuzoi ta nënshkruan Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov duke e konsideruar marrëveshjen si poshtërim për Maqedoninë. Tani që u votua për herë të dytë, Presidenti Ivanov është i obliguar ta nënshkruan ligjin. VMRO-DPMNE-ja nuk mori pjesë në seancën e sotme parlamentare për rivotimin e Marrëveshjes me Greqinë.

Lexo më Shumë

Kushtetuta nuk mbrohet duke u shkelur, ndërsa pikërisht këtë po e bën presidenti i shtetit Gjorge Ivanov. Kështu tha në Kuvend, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në fjalimin e tij, para rafitikimit për të dytën herë të Marrëveshjes me Greqinë. “Ju siguroj se as unë, e as Zaevi nuk pranojmë kërcënimin e identitetit të kombit. Me marrëveshjen do të kemi shtypje të dokumenteve në gjuhën maqedonase me përkthim në maqedonisht”, tha Dimitrov. Për akuzat se Qeveria nuk nënshkruan Marrëveshje ndërkombëtare, por se këtë duhet ta bëj kryetari i shtetit, Dimitrov ka cituar Kushtetutën dhe tha: “Nga gjithsej 897…

Lexo më Shumë

Të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë rezultojnë se vitin 2017 Maqedonia e mbyll vitin me borxhin bruto të jashtëm në vlerë prej rreth 7.5 miliard euro që është më i lartë për 187 milion euro më shumë se në vitin 2016. Një borxh i lartë është pengesë e drejtpërdrejtë për rritjen ekonomike që pasqyrohet dhe në përkeqësimin e politikave sociale Kur të dalat buxhetore janë më të larta se të hyrat buxhetore, atëherë sipas ekspertëve ekonomik krijohet një diferencë që i kalojnë të ardhurat e mbledhura në buxhet. Për pasojë, kjo e bënë të pamenduar funksionimin e…

Lexo më Shumë

Ferid Muhiq deputeti i LSDM-së, sot në seancën plenare për rivotimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, tha se nuk do ta mbështet marrëveshjen për emrin. “Është detyrim i jonë që të votojmë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet. Gjithë flasim për dobitë që na sjell kjo marrëveshje, por është e njohur në politikë “free meal”, nuk ka asgjë falas. Marrëveshja është nënshkruar, ndërsa unë i kam thënë argumentet e mia. Me këtë marrëveshje shkelen normat e Kombeve të Bashkuara. Dinjiteti kombëtar nuk mund të jetë kompromis për asgjë, ka thënë Angela Merkel. Ndërgjegja ime nuk më len…

Lexo më Shumë

Civili e zbaton projektin “Patriotizëm – PO, nacionalizëm – JO!”, me qëllim të kontributit për forcimin e bashkëjetesës, përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe drejt përshpejtimit të proceseve euro-integruese të Maqedonisë. Çështja kyçe me të cilën do të merret projekti është fakti se nacionalizmi ka efekt shkatërrues për proceset integruese dhe për gjithë vendin në përgjithësi. Projekti zbatohet në moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe delikat për vendin, duke pasur parasysh faktin po zhvillohet procesi i forcuar i zgjidhjes së kontestit me emrin, si dhe hapa të mëdha në aspektin e integrimeve në BE dhe NATO. Qëllimi i projektit është të…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë duhet të vendosin se a do të udhëtojnë nga vendbanimi i tyre për të shkuar në punë apo do ta marrin banesë me qira në Shkup. Nëse vendosin të jetojnë në Shkup në banesë, qiranë më së shumti do të mund ta paguajnë 300 euro në muaj, shkruan NOVA TV. Detajet për propozimin e tillë, për të cilin janë dakorduar edhe deputetët e pushtetit dhe të opozitës, do të rregullohen me vendim të veçantë me të cilin do të konfirmohet lartësia e qirasë. Sipas ligjit për funksionar të emëruar, ministrat qeveritarë kanë të…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja e Transportit Publik “Shkup” do të furnizohet me 40 eko-autobusë të rinj me gaz. Procedura për furnizimin ka filluar dje. Tenderi pritet të shpallet në vjeshtë, ndërsa marrëveshjet për autobusët e rinj të nënshkruhen deri në fund të vitit. “Prej dje zyrtarisht e kemi filluar procedurën për furnizimin e 40 autobusëve të rinj ekologjikë me gaz të cilët do ta ndryshojnë transportin publik në qytet dhe nuk do ta ndotin mjedisin. Këshilli Drejtues me mbështetjen e NTP dhe Qytetit të Shkupit e filloi procedurën për marrjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 10…

Lexo më Shumë

A po vepron Ministria e Brendshme me standarde të dyfishta? “Të paprekshmit” nga MPB-ja, të cilën e drejton Oliver Spasovski edhe pse kërkohen për vepra penale, vazhdojnë të shëtisin të lirë. Ndonëse gjendja faktike flet ndryshe, dikasteri i Brendshëm vazhdon të kumtojë se është në kërkim të personave të cilët kërkohen me flet arrest ndërkombëtarë. Konkretisht fjala është për rastin e 25 qershorit në Haraçinë, kur policia shkrepi plumba në mes të rrugës, për të ndaluar personin me inicialet O.M dhe bashkudhëtarin e tij G.M. Në përshkrimin e ngjarjes, të njëjtën ditë MPB-ja theksonte: Ministria e Brendshme “Rreth orës 17…

Lexo më Shumë

Dyzet e tetëvjeçari N.A. nga fshati Studeniçan i Shkupit dje pasdite është sulmuar në autobusin me numër 67 nga kontrollori i NPQ “Shkup”, Z.G. (54) nga fshati Oreshan i Shkupit. Siç kumtoi MPB-ja, N.A. rastin mbrëmë në orën 20:30 e ka denoncuar në Stacionin policor Kisella Vodë. Sulmi ka ndodhur në orën 17:30 në autobusin, derisa ka qarkulluar në bulevardin “Boris Trajkovski”. Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Sot në Kuvend gjatë diskutimit për propozim-ligjin për përcaktimin e kamatave të borxheve, ka pasur debat të tensionuar mes deputetëve dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare. Sipas OJQ-ve propozim-ligji i ri është diskriminues dhe nuk përfshinë të gjitha harxhimet e qytetarëve, të cilat i kanë tek notarët dhe përmbaruesit. Ata kërkojnë tërheqje të ligjit. Deputeti Panço Manov i cili është njëri nga propozuesit e ligjit, tha se do të merren parasysh vërejtjet e shoqatave dhe sqaroi se me propozim-ligjin do të përfshihen mbi 200 mijë raste. Ndërsa Ana Gligorova nga shoqata “Njeriu mbi fitimin” tha se në vendet evropiane prej të…

Lexo më Shumë