Author: Rilinda

Burime të afërta me Prokurorinë Speciale Publike (PSP) thonë se kjo prokurori po përballet me një problem mjaft serioz në punën e saj. Ky problem, sipas tyre, janë bisedat e shumta erotike të funksionarëve të BDI-së që janë të incizuara te të ashtuquajturat “bomba” të Zaevit. “Bombat që kanë dalë në opinion nuk janë as 1 për qind. Megjithatë ato janë biseda personale dhe nuk paraqesin bazë për ngritjen e hetimeve. Mirëpo patjetër duhet t’i degjojme të gjitha, sepse brenda ndonjë bisedëe erotike mund të jetë e ‘fshehur’ ndonjë bisedë që zbulon vepër penale. Për shembull disa biseda ku funksionarë…

Lexo më Shumë

Kopshtet, shkollat, ndërtesat e komunave dhe objekte tjera publike në komunat, do të mund vetë të prodhojnë vetë energji elektrike nga sistemet fotofurnizuese, të cilat do të ndahen përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve ekonomike të Ministrisë së Financave. Bëhet fjalë për grant prej dy milionë eurove përmes komponentës IPA të Bashkimit Evropian, të cilat do të dedikohen për furnizim të sistemeve fotovoltaike për objekte publike. Nga Ministria e Financave sot komunikuan se granti është dedikuar për 35 komuna në katër rajone me BPV më të ulët për kokë banori dhe se komunat do të duhet t’i identifikojnë objektet, tek…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme rreth orë 17:40 në Kumanovë në rrugën “Sredorek”, 26 vjeçari nga Italia, duke drejtuar furgonin ka goditur një fëmijë dy vjeçar nga Kumanova. Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore në spital ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore, dhe ku është dërguar në mjekim në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë” në Shkup. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Shfrytëzuesit e objekteve në rrethinën  e motelit “Belvi” në komunën e Gazi Babës sot do të jenë pa energji elektrike nga ora 7:30 deri në orën 10:30. Nga ora 11 deri në orën 17 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Jurumleri, komuna e Gazi Babës dhe një pjesë e lagjes Ilinden, transmeton Mia. Të hënën nga ora 9 deri në orën 12 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Studeniçan, ndërsa nga ora 9 deri në orën 13 shfrytëzuesit e ndërtesës nr.9 në rrugën “Metodija Mitevski” në komunën Çair. Siç informojnë nga…

Lexo më Shumë

Lëvizjet e fundit në Ballkan dhe prezenca gjithnjë e më shumë e SHBA-ve për të zgjidhur problemet në këtë rajon të vogël. Trump me politika të qarta dhe roli në zbehje i BE-së me parimin “dialogim pa fund”, por pa zgjidhje afatgjatë. Flasin analistët Baton Haxhiu, Fitim Zekthi dhe Kristaq Xharo. Preteksti i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore nisi nga Ballkani, pas vrasjes nga një organizatë serbe e trashëgimtarit të Perandorisë Austro-Hungareze, Arkidukës Franc Ferdinandi, gjatë vizitës që pati në Sarajevë. Ajo shkrehje plumbash nxiti një konflikt që përfshiu shumë shtete, përgjatë viteve 1914-1918, duke lënë në fund 10…

Lexo më Shumë

Prokuroria ka nisur hetimin për 43 vjeçarin që rrahu për vdekje një plak 66 vjeçar në Qendër të Shkupit nën akuzat për vrasje. Shkupjani i cili ka qenë i dehur në momentin që e ka sulmuar 66 vjeçarin, për momentin gjendet në paraburgim, derisa prokuroria të mbarojë hetimin dhe të ngritet akuza. Prokuroria Themelore: “Dje pasdite e kemi arrestuar sulmuesin. Prokurori vlerësoi se janë plotësuar parakushtet ligjore për shqiptimin e masës së paraburgimit dhe për këtë shkak i propozoi Gjykatës Penale të Shkupit të shqiptojë një masë të tillë. Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi kërkesën dhe të dyshuarit iu shqiptua…

Lexo më Shumë

56 vjeçari I.V. nga Ukraina dhe 54 vjeçari I.P. nga Britania e Madhe janë dy parashutistët të cilët humbën jetën në fatkeqësinë e djeshme që ndodhi në Meçkin Kamen të Krushevës. Sipas policisë, tragjedia ka ndodhur dje në orën 12:30 minuta, gjatë kohës kur është zhvilluar turneu i parashutistëve “British Open Championship 2018”, kur dy parashutistët janë përplasur me njëri tjetrin në ajër. Ukrainasi I.V. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa britaniku I.P. me lëndime të rënda trupore u transferua në Spitalin e Prilepit ku edhe ndërroi jetë më vonë. Nga Prokuroria Themelore Publike thanë se ditën e…

Lexo më Shumë

Do të ngritët akuzë penale kundër dy 17 vjeçarëve nga Shkupi të dyshuar se më 15 gusht rreth orës 02:40 kanë djegur palmë para klinikës “Zhan Mitrev” në Shkup. Siç kumtoi policia, ata akuzohen për vepër penale “nxitje të rrezikut të përgjithshëm” i paraparë dhe i dënueshëm sipas nenit 288 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë. Krahas këtyre, në incident ka marrë pjesë edhe personi i tretë, 18-vjeçari nga Gostivari, i cili ka vozitur veturën “Golf 4”. Policia kumtoi se të tre personat janë thirrur më 16 gusht në stacionin policor Kisela Voda, ndërsa paditë penale do të ngritën…

Lexo më Shumë

Deputetët nga e hëna pas pushimit veror fillojnë me aktivitetet e tyre në Kuvend. Gjatë javës së ardhshme pritet të shpallen informacione për atë se a do të marrin pjesë dhe si do të marrin pjesë deputetët dhe grupet parlamentare në propagandën publike për referendumin, por edhe atë se a do ta vëzhgojë Kuvendi punën e organeve zgjedhore që do ta realizojnë referendumin e 30 shtatorit. Në veb faqen e kuvendit për të hënën më 20 gusht veçmë është caktuar seancë në Komisionin për çështje ekonomike. Deri në mes të javës pritet të mbahet edhe mbledhja e parë koordinatave e…

Lexo më Shumë

Me kompaninë kineze Sinohidro për momentin po zhvillohen negociatat finale që në mënyrë intensive të vazhdojë ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, paralajmëroi sonte ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. “Pres që deri në fund të muajit të dorëzojmë deri te Qeveria dhe deri te Kuvendi aneks marrëveshje të reja me të cilën do të  lirohen 230 milionë euro dhe në këtë mënyrë do të intensifikohet ndërtimi. Me vetë lirimin e mjeteve të cilat do të mund t’i alokojmë nëpër zëra tëtjerë, do të mund të vazhdojë ndërtimi dhe të paguhen kompanitë të cilat punojnë në ndërtimin e autostradës”,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike. Në seancën e djeshme filluan të dëgjohen “bombat” në prani të opinionit, ndërsa Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar që shtatë nga gjithsej 1.063 “bomba” të dëgjohen pa praninë e opinionit sepse në to ka biseda private. Mbrojtja për sot kërkoi që “bombat” fare të mos lëshohen dhe i kontestoi si dëshmi valide. Seancat për “Titanik” për shkak të obligimeve të amësisë të ish-ministres Gordana Jakullovska do të mbahen në periudhën prej orës 10 e deri në 12 pas çfarë do të vijojë një orë pushim,…

Lexo më Shumë

nformatat kundër referendumit janë të rrejshme dhe të paargumentuara, ndërsa burojnë nga ata që i frikohen shtetit të drejtë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në ceremoninë e sotme me rastin e 18 gushtit ditës së ARSM-së. Ajo tha se këto informata shpërndahen për të penguar perspektiven e vendit dhe anëtarësimin e tij në NATO. Ajo shprehi bindjen se ekonomia do ta ndjejë anëtarësimi e vendit në NATO, andaj u bëri porosi qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë dhe të dëshmohen të guximshëm në referendum. ‘Gjatë disa javëve të ardhshme do të kemi mundësi historike, të shprehemi…

Lexo më Shumë