Ekrem Husein doajeni i baletit të Maqedonisë pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në moshën 75 vjeçare. Do të mbetet në kujtim për numrin e madh të roleve në shfaqjet e baletit në karrierën e tij 50-vjeçare. Në vitin 2008 e fitoi çmimin “Menada” në “Tanc Fest” – Shkup për arritje të larta në vallëzim. Varrimi i Husein do u mbaj sot në varrezat turke në Butel. Për shkak të pushimit vjetor kolektiv mbledhje përkujtimore në shtëpinë e tij amë – Opera dhe Baleti i Maqedonisë, paralajmërojnë për javën e ardhshme.
Author: Rilinda
Do të krijojmë Fond shtetëror për mbështetje ligjore të fëmijëve. Në rast se prindi nuk e paguan në kohë mbështetjen, Fondi do të paguaj mjetet për të cilat më vonë do të ngarkohet jo-paguesi. Me këto garantojmë pagesë në kohët të të gjithë mbështetjeve ligjore nga ana e prindërve për fëmijët, shkruan “Vërtetëmatësi“. [BURIM: Programi parazgjedhor i LSDM “Plani për jetë”, faqe 216 , data: dhjetor 2016] ARSYETIM: Gjatë zgjedhjeve parlamentare zgjedhore (dhjetor 2016) LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë pas ardhjes në qeveri do të formojë “fondi shtetëror për pagesë të mbështetjes ligjore të fëmijëve, i cili në raste se…
Investimet kapitale janë të ulëta, por të gjitha fondamentet e tjera makroekonomike janë në lëvizje të shkëlqyera, theksoi sonte ministri i Financave Dragan Tevdovski në intervistë për televizionin Kanal 5 duke e komentuar rritjen e projektuar të Bruto Prodhimit Vendor për vitin 2018 prej 3,2 për qind. “Prodhimtaria industriale po rritet me pesë për qind, kemi rritje shumë të madhe të eksportit prej 13 për qind, tregtia është 10 për qind pastaj kreditimi ka shkallë solide të rritjes, inflacioni është stabil, ndërsa investimet e huaja direkte në tre mujorin e parë janë në nivelin më të lartë rekord prej 233…
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka kërkuar që deputetët në afat prej tre ditësh të konfirmojnë nëse do të marrin pjesë në fushatën për referendumin, me të cilën udhëheq Kuvendi, transmeton Alsat M. Brenda kësaj kohe, deputetët do të duhet gjithashtu të prononcohen nëse do të bëjnë fushatë “për”, “kundër” ose “bojkot” të referendumit, me qëllim të shpërndarjes proporcionale të mjeteve të cilat ka siguruar Qeveria për këtë fushatë. Për këtë kërkesë të Xhaferit me shkresë janë njoftuar koordinatorët e grupeve parlamentare, të cilët po ashtu me shkresë duhet të përgjigjen për vendimin e tyre, e shumta deri të hënën.
Maqedonia ka 18 muaj për të plotësuar kushtet e NATO-së, për tu bërë pjesë e saj. Në dokumentin e Aleancës Veri-Atlantike, Maqedonisë, i kërkohen të bëj reforma në gjyqësor, të zbatoj procedurat e brendshme lidhur me marrëveshjen me Greqinë. Të siguroj përgjegjësi më të madhe dhe mbikëqyrje adekuate të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë. NATO “Ministritë, në koordinim me Qeverinë, do të duhet të përmbushin një numër kushtesh ekonomike, politike, të sigurisë dhe gjyqësore, të cilat duhet të realizohen deri në fund të prillit të vitit 2020” Në dokumentin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në…
Bashkësia Islame e Turqisë ka bërë donacion prej 102 kurbaneve për besimtarët myslimanë të Maqedonisë. Kurbanet pasi që të theren do tu shpërndahen qindra familjeve në nevojë. Therrja e kurbaneve u bë në një thertore në Studeniçan, me të gjithë ritualet e nevojshme fetare. Murat Allkan, “Dyanet” “Si çdo vit tjetër edhe këtë vit, shteti i Turqisë nuk i harroi vëllezërit nga Maqedonia, duke iu dërguar kafshë të mëdha për Kurban Bajram. Amanetin e shtetit të Turqisë e sollëm ne këtu që jemi të gjithë shokët. Shfrytëzoj rastin që gjithë muslimanëve tua uroj festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar…
Nesër fillon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. 30 persona të akuzuar në role të ndryshme, do të japin llogari për përgjakjen e deputetëve dhe gazetarëve dhe okupimin e institucionit më të lartë ligjvënës, raporton SHENJA. Kryetar i këshillit gjyqësor është caktuar Dobrilla Kacarska, e cila është e njohur për rreptësi dhe përpikëri në procese, dhe për dënimin që ia dha ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Kjo gjykatëse ka caktuar madje 38 seanca gjyqësore prej përpara, kështu që deri në nëntor të këtij viti, çdo javë nga të paktën tre ditë të javës, do të jenë të rezervuara për…
Nga Qemal Lame Ruajtja e sovranitetit dhe kufijve aktualë të Kosovës është domosdoshmëri për stabilitetin politik, forcimin e shtetit të së drejtës, ruajtjen e interesave ekonomike e pasurive natyrore, respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, vazhdimin e mbështetjes nga partnerët strategjikë, paqen e sigurinë në Ballkan dhe rritjes së njohjeve nga shtetet e tjera që nuk e kanë njohur deri tani. Vlerësimi me këto vizione i situatës politike dhe përkushtimit në finalizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, orienton dhe udhëheq arritjen me efektivitet të mbrojtjes së interesave kombëtare, si dhe mënjanon në kohë rreziqet e “korrigjimit të kufijve”.. Shqetësimet e drejta të krijuara për…
Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e 2.100 kurbanëve në Maqedoni, të dhuruar me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton AA. Në ditën e parë të Bajramit, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka prerë 2.100 deshë në një thertore të Komunës Vasilevo, në juglindje të Maqedonisë. Në ceremoninë e therjes dhe shpërndarjes së kurbanëve të kryer nga shoqatat turke, Shoqata “Merhamet” dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë kanë marrë pjesë krerët e degëve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke si dhe vullnetarët e Gjysmëhënës dhe Kryqit të Kuq. Pjesa më e madhe e mishit të kurbanëve është shpërndarë…
Ish Prokurori i Përgjithshëm Shtetëror Marko Zvërllevski hapi zyrë avokatie. Zyra është e hapur në qendër të Shkupit, në rrugën “Hristo Smirnenski”. Kërkesa mori dritën e gjelbër tek Regjistri Qendror dje më 20 gusht. Tek dosja e avokatëve tek Dhoma e Avokatëve ende nuk është emri dhe mbiemri i tij si avokat aktiv. Kuvendi i shkarkoi Zvërllevskit për shkak të punës jo profesionale dhe të papërgjegjshme dhe për këtë shkak, ai nuk ka të drejtë të kthehet në vendin e kaluar të punës, tek Prokuroria Publike – Shkup. Sipas të dhënave të biografisë së Zvërllevskit, ai dy vite, në periudhën…
Ka reaguar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ndaj akuzave të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM duke thënë se “OBRM-PDUKM-ja 11 vite i kanoste, maltertonte dhe nënçmonte bujqit dhe e shkelte punën e tyre, prandaj nuk mund të flasë për gjendjen në bujqësi”. “Për dallim ndaj qasjes përçmuese ndaj bujqve nga ana e OBRM-PDUKM-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave ndërtojnë marrëdhënie partnere me bujqit dhe aktivisht punojnë për tejkalimin e të gjitha problemeve”, thonë nga LSDM-ja. Ata shtojnë se për tejkalimin e krizës së kumbullave, Ministria solli subvencionim të ri për 2 denarë në kilogram…

