Author: Rilinda

Gjykata Penale në Shkup ka caktuar seanca të reja gjyqësore për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë së Përgjithshme Publike, i cili ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe për rastin e 27 prillit, që i referohet ngjarjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të datës 27 prill 2017. Në seancën e sotme për “Titanik 2” duhet të merren në pyetje  dëshmitarët Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Kërstev. Në këtë lëndë të akuzuar janë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK Sasho Mijalkov dhe ish-anëtarë të KSHZ Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska,…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Alsat ka theksuar se vendi ka përpara një shans historik, dhe se për çështje historike nevojitet edhe përgjegjësi historike. Sipas tij referendumi nuk ka lidhje me partitë politike e as me qeverinë, sepse ato ndryshojnë, por është vendimtarë për të ardhmen e vendit.   Z. ministër sa ka kapacitet Maqedonia që t’i përmbush të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim në NATO, të cilat ishin të theksuara edhe në dokumentin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, Jens Stoltenberg?   Negociatat për anëtarësim, pas ftesës që u kthye…

Lexo më Shumë

Pesë kongresmenë amerikanë sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë. Bëhet fjalë për kongresmenët Geri Konoli, Dina Titus, Susan Davis, David Price dhe Bill Florez. Ata sot, sipas agjendës parlamentare, duhet të realizojnë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xheferin, me tre nënkryetarët, si dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, Lëvizjes Besa dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Cvetanka Ivanova. Nesër kongresmenët Konoli, Titus, Davis, Price dhe Florez do të njoftohen me aktivitetet e Institutit parlamentar.

Lexo më Shumë

Sot në Durrës do të takohen sërish kryeministrat e vendeve te Ballkanit  nën prezencen e komisionerit Hahn. Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal që do të zhvillohet sot në Durrës mes komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn dhe Kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve dhe pritet rreth 30 minuta për dalje nga vendi.   Siç informon LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata nga ana e kufirit të Maqedonisë.   Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është mesatar.   LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të rregullave në komunikacion.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu. Temperaturat do të jetë nga 18 gradë celsius, në 23 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën penale në Shkup sot me dëshmi të dëshmitarit të rrezikuar vazhdon gjykimi për lëndën “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës, e cila ka ndodhur në 12 prill të vitit 2012. Kryetari i Trupit gjykues Ognen Stavrev, seancën e kaluar e ndërpreu shkaku i lodhjes së dëshmitarit të rrezikuar, pas dëgjimit nga ana e PSP-së dhe njërit prej avokatëve mbrojtës. Dëshmitari i rrezikuar në seancën e fundit tha se qëndron në deklaratën e dhënë në procedurë paraprake. Ai në gjyq njohu disa nga të akuzuarit. Mbrojtja tha se dëshmitari i rrezikuar është…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoni moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare juglindore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 19 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 29 deri 36 gradë Celsius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa ndryshim i motit pritet të javën e ardhshme, kur në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të shiut.

Lexo më Shumë

Rreth 90% të gazetarëve zgjedhin të heshtin, kur bëhet fjalë për presionet që u shkaktohen nga pronarët e tyre dhe nga partitë politike. Kështu thotë analiza e storjes hulumtuese “Dhuna e padukshme: Storje nga redaksitë”, e cila është bërë për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Malin e  Zi dhe Maqedoninë. Ky hulumtim, bën të ditur autorja Biljana Sekullovska, ka zgjatur 5 muaj dhe ka nxjerrë në pah storje të pa dëgjuara deri më tani, se me çfarë presione dhe situata tjera të pa dëshirueshme përballen gazetarët. Ndërsa çështje kyçe mbetet edhe më tej, paga e tyre…

Lexo më Shumë

“Sa më shumë afrohet data e mbajtjes së referendumit, qendrat vendosëse dëshirojnë të përçojnë mesazh të qartë se Maqedonia, si shtet, e ka mbështetjen e tyre të fuqishme në procesin e integrimeve euroatlantike. Megjithatë, partitë në pushtet, të cilat janë shprehur pro referendumit, nevojitet që përmes kontakteve të drejtpërdrejta, t’u shpjegojnë qytetarëve se cilat perspektiva hapen për vendin me votën e tyre pozitive për marrëveshjen Maqedoni – Greqi në referendumin e shtatorit”, kështu i shohin njohësit e çështjeve politike porositë që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli, lidhur me rëndësinë e rezultatit pozitiv në referendum. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup,…

Lexo më Shumë

Në Manastir, nga gjithsej 12 shkolla fillore, tetë prej tyre kanë llogari të bllokuara, ndërsa nga gjithsej 6 shkolla të mesme, dy prej tyre kanë llogari të bllokuara për më shumë se gjashtë vite. Sipas llogaritjeve të bëra nga ana e Komunës së Manastirit, deri më 30 qershor borxhi i përgjithshëm i arsimit në Manastir është 4,6 milion euro, prej cilave 2 milion euro janë borxh ndaj furnizuesve të jashtëm, dhe 2,6 milion euro borxh ndaj komunës. Problemi me arsimin ka filluar që nga viti shkollor 2008/2009 thonë autoritetet lokale. Nga Komuna shtojnë se kanë mjete për t’i shlyer borxhet…

Lexo më Shumë

Që të realizohet programi i Qeverisë 2017-2020 për “rritje të dyfishtë të pagave bazike për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe pagat e mjekëve specialistë në shëndetësinë terciale të cilat në mënyrë të shkallëzuar do të rriten dhe do të jenë minimum 100.000 denarë, gjegjësisht 1.600  euro deri në vitin 2020”, në dy vitet e ardhshme paga bazë e një mjeku specialist nga shëndetësia terciale do të duhet të rritet për 146 për qind, ndërsa e infermierëve me përgatitje të mesme profesionale përkundër 91 për qind, reagoi sot Sindikata e qendrave klinike. Sindikata e mbështet vendimin e Qeverisë për rritje të…

Lexo më Shumë