Në prill të vitit të ardhëshëm presidentit Ivanov i mbaron mandati i dytë presidencial me cka ai do të përshëndetet me funksionin e presidentit shkruan kështu Sloboden pecat. Ai në kabinetin presidencial ka hyrë duke lënë kështu rolin e profesorit në fakultetin juridik në Shkup. Ivanov pas mbarimit të mandatit planifikon të vazhdojë karierën universitare por jo në fakultetin në Shkup, ai ka vendosur të ligjërojë në Universitetin e Ankarasë në Turqi. Burime mediatike thonë se në Ankara në prill pritet të hapet një katedër e re ku do të ligjërojë edhe Ivanov. Madje, nga kabineti i tij nuk kanë…
Author: Rilinda
Vetëm në 3 ditët e fundit, kryeministri Zoran Zaev ka qenë i përfshirë në më shumë se 7 aktivitete, që kryesisht kishin të bënin me fushatën për referendumin. A ishte në Koçan, Shtip, kurse zyrtarisht fushatën e filloi në Shkup.
Besoj në urtësinë e qytetarëve të Maqedonisë dhe jam i bindur se ata do të dinë ta sjellin vendimin e vërtetë në referendumin e ardhshëm, tha zëvendës-sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi Matthew Palmer në takimin e sotëm me zëvendës-ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Andrej Zhernovski në Dubrovnik. Palmer dhe Zhernovski kishin takim në margjinat e konferencës ndërkombëtare “Dubrovnik forum” në të cilin, siç kumtoi MPJ, i përbashkët ka qenë përfundimi se referendumi është ngjarje historike në të cilin qytetarët tërësisht duhet të përfshihen. Zhernovski kishte takim edhe me shefin e diplomacisë greke Nikos Kocias. Janë këmbyer mendime…
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot, në konferencën ndërkombëtare tradicionale “Dubrovnik forum” e ka përkrahur qëndrimin e ministres bullgare të Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Plotësisht pajtohem me Zaharievën, tha Shekerinska para të pranishmëve në Forum, se na kritikuan shumë për Marrëveshjen me Bullgarinë, por tani qytetarët e të dy vendeve konsiderojnë se ajo është garancion për stabilitet. “Nuk ka konflikte të ngrira, por vetëm zgjidhje të ngrira”, porositi Shekerinska. Zaharieva paraprakisht në fjalim, mes tjerash, i përshëndeti kolegët e saj Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias për firmosjen e Marrëveshjes së emrit të Republikës së Maqedonisë dhe u…
Gjidhënia në vend është e ulët, ajo zgjat vetëm 12 muaj ndërsa rekomandohet që të zgjasë nga 12 deri në 24 muaj. Sipas pediatrit dhe Kryetarit të Organizatës për kujdesin dhe edukimin e shtatzënave, nënave dhe fëmijëve “Llullka”, Denis El Khalili pavarësisht dëshirës, nënat ndërprejnë gjidhënien për shkak të mungesës së durimit, informimit të pamjaftueshëm, edukimit ose mungesës së mbështetjes. Ai thotë se secila nënë ka qumësht për foshnjen e saj. Sipas hulumtimeve, 64% e nënave fillojnë t’u japin gji foshnjave në ditën e parë, që do të thotë se në përgjithësi tek ne gratë dëshirojnë të japin gji, megjithatë…
Në Gjermani po diskutohet që azilkërkuesit e refuzuar të lejohet të punojnë si migrantë ekonomikë. Për të interesuarit do të përmbushej një ëndërr. Sa të mëdha janë gjasat që kjo të realizohet? “Pjesa dërrmuese e azilkërkuesve nga Ballkani në thelb vijnë në Gjermani për arsye ekonomike”. “Ky është shpërdorim i së drejtës së azilit dhe bllokim kapacitetesh për ata që përndiqen vërtet”. Këto deklarata politikanësh dhe ekspertësh shoqërojnë prej vitesh kërkesat për azil nga shtetet ballkanike. Për të frenuar shpërdorimin e azilit për arsye ekonomike, Gjermania i shpalli në tetor 2015 shtetet ballkanike Shqipëri, Mal i Zi dhe Kosovë “vende…
Për dialogun dhe perspektivën e arritjes së marrëveshjes historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi dje ka diskutuar edhe me shefat e misioneve të huaja diplomatike në Kosovë. Presidenti Thaçi u tha se është koha për marrëveshjen e madhe historike mes Kosovës dhe Serbisë. “Nuk mund të kthehemi prapa, sepse historia e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është një histori tragjike. Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim,…
Shkupjani A.Sh. (32) mbrëmë, rreth orës 19, me thikë ishte goditur në shpinë nga personi A.S. nga Shkupi në bulevardin “8-të Shtatori”. Siç bëri të ditur sot MPB-ja, A.Sh. në orën 21:30 minuta, e kishte denoncuar rastin në Stacionin Policor të Karposhit. Mbrëmë A.Sh. me shokun e tij E.Sh. ngisnin biçikletë, ndërsa afër tyre ishte afruar vetura “Ford” me targa regjistrimi të panjohura, në të cilën gjendej A.S. dhe katër persona të panjohur. Përderisa vetura ishte në lëvizje, A.S. e kishte hapur dritaren dhe me thikë e kishte goditur A.Sh në shpinë, ndërsa e kishte goditur edhe shokun e tij.…
Propozim-ligji i ri i Ministrisë së Drejtësisë për Parandalimin e Korrupsionit ka shkaktuar reagime të shumta nga organizatat joqeveritare. Ministrјa e Drejtësisë, Renata Deskoska dje e ka publikuar propozim-ligjin e ri për parandalim të korrupsionit pa u konsultuar paraprakisht me grupin punues, të cilët kanë qenë ekspertë të fushës dhe përfaqësues të sektorit civil. Anëtarët e grupit punues për këtë propozim – ligj thonë se nuk kanë qenë të njoftuar se do të prezantohet ligji dhe se nuk janë bërë ndërhyrjet përkatëse për të cilat ata kanë punuar. “Nuk kemi qenë të njoftuar, por nuk do të mund t’u japë deklaratë për…
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, sot informoi se janë ndërprerë të gjitha aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno deri në përfundimin e procesit të dialogut dhe debatit. Ai i ftoi në debat përfaqësuesit e organeve kompetente shtetërore për ndërtimin e gazsjellësit në Vodno, si dhe përfaqësuesit e shoqatave qytetare të cilët treguan shqetësim. Debati do të mbahet të hënën (3 shtator) në orën 13:00 në hapësirat e Këshillit të Bashkisë së Shkupit. “Ndërtimi i gazsjellësit në Vodno shkaktoi shqetësim dhe reagime në opinion. Para fillimit të aktiviteteve ndërtimore vijuan bisedime intensive me aktivistët dhe me qytetarët…
Toni Jakimovski tha se ka punuar me ndershmëri dhe sipas ligjit, dhe nuk ka bërë asnjëherë shkelje me vetëdije. Ai tha se nuk ndjehet fajtor për veprën me të cilën akuzohet. I akuzuari Sasho Mijallkov tha se e kupton akuzën, por nuk ndjehet fajtor. Fajtore nuk ndjehet as Nadica Nikoloç, agjentja e Drejtorisë së pestë në DSK. As agjenti Vlladimir Varellov nuk ndjehet fajtor dhe tha se i kupton akuzat. Të pafajshëm u deklaruan edhe Marjan Shumulikovski, Sillvana Zllatkova, Vasil Isakoski dhe Valentina Simonovska.
Në Tetovë sot u promovua nisja e punimeve për realizimin e projektit kapital – ndërtimin e sistemit të ujitjes. Ky projekt do të financohet nga Qeveria e Maqedonisë, do të kushtojë 15 milionë euro dhe pritet të përfundojë për 60 muaj, transmeton Portalb.mk. Kryeministri i Qeverisë, Zoran Zaev ka bërë të ditur se financimi realizohet nga Qeveria e Maqedonisë – mjete të qytetarëve. “Duke dashur që të ngritët cilësia e jetës së qytetarëve, dëshirojmë që të vëmë në pah anët e tyre të forta, e jo të nxjerrim në pah dobësitë. Nga ky sistem i ujitjes, që përfshinë hapësirë prej…

