Author: Rilinda

Komisionari i lartë për zgjerim Johanes Han I porositi qytetarët e Maqedonisë që më 30 shtator të sjellin vendimin e duhur, për të mirën e ardhmërisë së tyre.  “Më 30 shtator e keni mundësinë e vetme ta përcaktoni të ardhmen tuaj. Kjo është mundësi që ofrohet njëherë në jetë. Vendimi do të ketë ndikim mbi qytetarët, fëmijët e tyre dhe gjeneratat e ardhshme të cilët ende nuk kanë lindur. Referendumi është mundësi unike të sillet vendim i rëndësishëm me pasoja afatgjatë”, tha Han. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, Han paralajmëroi se javën e ardhshme fillon…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për radion greke “News 247”, ministri i Politikës Digjitale të Greqisë Nikos Pappas tha “pretendojmë ta bindim Panos Kammenosin dhe deputetët e tij për dobinë e marrëveshjes së Prespës dhe besoj se do ta arrijmë atë, ndërsa Kuvendi i Greqisë do ta ratifikojë këtë marrëveshje”. Duke komentuar qëndrimet e partnerit të koalicionit në qeverinë greke, Pappas thotë se gjatë viteve të kaluara “bashkëpunimi me Kammenosin ka qenë më funksional nga ajo që shumica e kanë menduar” dhe shpreh bindjen se marrëveshja e Prespës do të ketë shumicën në Kuvendin e Greqisë. “Së pari, konsideroj se në këtë…

Lexo më Shumë

“Si deri te rendi dhe qetësiа më е madhe tek objektet shkollore dhe siguri më të madhe të nxënësve, ishte qëllimi i takimi të përfaqësuesve të Departamentit për parandalim pranë Sektorit Për Punë të Brendshme Tetovë me përgjegjësit e shkollave fillore dhe të mesme, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski. Sipas tij, takimi paraqet aktivitet të planifikuar duke marrë parasysh fillimin e vitit të ri shkollor. Vlerësim i përbashkët i takimit, sipas Josifovski është se bashkëpunimi duhet vazhduar në drejtim pozitiv dhe të dy palët të angazhohen në detektimin dhe shkatërrimin e dukurive devijuese negative shoqërore në të cilat…

Lexo më Shumë

dhe 100.000 euro janë të mjaftueshme për pilot-projektin përmes të cilit fillimisht financiarisht do të mbështetet sipërmarrësia në Maqedoni. Sipas Shoqatës së biznes grave, tek kompetentët ka disponim për krijimin e një lloj fondi garantues, por situata aktuale politike tani për tani nuk premton shumë. Sipërmarrësit, presin intensifikimin e aktiviteteve në këtë drejtim pas referendumit të ardhshëm, ndërsa ndërkohë lobojnë, negociojnë me institucionet dhe planifikojnë për dy muaj të dalin me strategji konkrete në të cilën do të theksohet edhe propozimi për formimin e fondit garantues. “Që të mund të bëjmë njëfarë hapi përpara duhet të rrezikohet, ndërsa që të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Hajko Mas, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Naqedonisë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Siç kumtoi MPJ, Mas vjen për vizitë kthyese në Maqedoni, pas takimit të qershorit me Dimitrovin në Berlin dhe vetëm 10 ditë pas vizitës historike të kancelares Angela Merkel më 8 shtator të këtij viti. Vizita, shtojnë nga MPJ, paraqet konfirmim shtesë të aktiviteteve dhe mbështetjes së parezervë nga RF e Gjermanisë në drejtim të realizimit të qëllimeve tona strategjike.

Lexo më Shumë

Gjendjet e brendshme politike dhe agjenda reformuese e NATO-s dhe BE-së në Republikën e Maqedonisë dhe aktivitetet përgatitore lidhur me realizimin e suksesshëm të referendumit më 30 shtator do të jenë pjesë e temave për të cilat sot në Shkup do të bisedojnë ministri për Evropë dhe Amerikë në Forin Ofisin britanik, Sër Alan Dankan dhe nikoqiri i tij Nikolla Dimitrov. Sër Alan Dankan dhe Dimitrov, siç kumtoi MPJ, do t’i referohen edhe bashkëpunimit rajonal, angazhimit britanik në kuadër të Procesit të Berlinit, bisedimeve midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar rreth Bregzitit. Vizita e ministrit Dankan paraqet edhe një vërtetim…

Lexo më Shumë

Donacion i aparateve mjekësore – ventilatorë për përdorim shtëpiak të dedikuara për një grup specifik të pacientëve të cilët kanë nevojë për ventilim të asistuar, e që mund të zbatohet edhe në kushte shtëpiake, do të marrë sot Klinika për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup. Këto aparate janë blerë me mjetet e mbledhura gjatë fushatës donatore gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 e cila u zhvillua në të gjitha pikat e pagesës në bastoret e sportit “Mocart”. Donacionin do ta pranojë drejtoresha e ISHP Klinika për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup, dr. Katerina Stavriq, ndërsa është paraparë pjesëmarrje e ministrit…

Lexo më Shumë

në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trajektorja” dhe procedura e ndarë për “Tankun” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Në “Trajektorja” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski. Sipas PSP-së, ata në vitin 2012/2013 kanë tejkaluar kompetencat e tyre në procedurën për zgjedhjen e kompanisë në ndërtimin e segmenteve rrugore deri në Shtip dhe Ohër dhe kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit me më së paku 155 milionë euro. Në seancat e mëparshme dhe procedurat e ndara…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht me erë të lehtë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 16, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 31 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë juglindore. Temperatura do të lëvizë prej 12 deri në 29 gradë Celsius. Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm, të thatë dhe të ngrohtë. Nesër në disa vende do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare.

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis arriti sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi”. Pas pritjes në aeroport Matis, në Qeveri do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ndërsa më pas është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat. Matis paraprakisht këtë javë paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë që të shprehë mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin. “Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe do ta bëj të qartë se SHBA-ja e mbështet popullin e Maqedonisë”, tha Matis në një deklaratë për gazetarët në Pentagon. Matis theksoi se…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Italisë, Elizabeta Trenta sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të së cilës do të takohet me homologen e saj Ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë, është paraparë që ministrja Trenta dhe Shekerinska të realizojnë takim tet-a-tet, pas së cilit do të vijojnë bisedime të dy delegacioneve dhe deklaratat për media.

Lexo më Shumë

Sot po mban mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëviz në interval prej gjashtë deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 33 gradë. Indeksi UV do të arrij 6. Në Shkup mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të arrijë 11, ndërsa ajo e ditës deri 31 gradë Celsius. Gjatë kësaj jave vazhdon periudha e motit stabil, të thatë dhe relativisht të ngrohtë me temperatura të zakonshme ditore për këtë periudhë të vitit. Të martën do të ketë rritje të vogël të vranësirave, ndërsa deri në fund të javës temperaturat e mëngjesit…

Lexo më Shumë