Komisionari i lartë për zgjerim Johanes Han I porositi qytetarët e Maqedonisë që më 30 shtator të sjellin vendimin e duhur, për të mirën e ardhmërisë së tyre. “Më 30 shtator e keni mundësinë e vetme ta përcaktoni të ardhmen tuaj. Kjo është mundësi që ofrohet njëherë në jetë. Vendimi do të ketë ndikim mbi qytetarët, fëmijët e tyre dhe gjeneratat e ardhshme të cilët ende nuk kanë lindur. Referendumi është mundësi unike të sillet vendim i rëndësishëm me pasoja afatgjatë”, tha Han. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, Han paralajmëroi se javën e ardhshme fillon procesi i skriningut, përkatësisht aktivitetet përgatitore për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Ai po ashtu tha se falë Marrëveshjes së arritur me shtetin fqinjë grek, javëve të fundit Shkupi është bërë destinacioni më i popullarizuar i politikanëve botëror.
Johanes Han, eurokomisari për zgjerim
“Gjatë javëve të fundit Shkupi u bë destinacioni më i popullarizuar për politikanët jo vetëm të Evropës por edhe të gjithë botës dhe kjo është dëshmi se sa u vlerësua Marrëveshja e arritur në mes vendit tuaj dhe Greqisë dhe se si këtë e sheh komuniteti ndërkombëtar. Në botë ka pasur shumë konflikte afatgjate, megjithatë ky është rast i rrallë i zgjidhjes së konflikteve të këtilla. Rrallë konfilktet e këtilla zgjidhen. Prandaj këtë veçanërisht e përgëzon komuniteti ndërkombëtar”.
Kryeministri i vendit Zoran Zaev vlerësoi mbështetjen e BE-së dhe fushatën që po e zhvillon ajo me moton “Paramendo të ardhme së bashku”.
Zoran Zaev, kryeministër
“Mbështetja miqësore në këtë fazë të procesit është e mirëseardhur, sepse na ndihmon që të përmirsohemi, të jemi më të përgatitur për fazën finale të negociatave për antarsim…RM dhe qytetarët e saj e vlerësojnë shumë përkrahjen e BE-së në procesin e integrimit të vendit tonë, për realizimin e reformave të nevojshme dhe zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë. Vizita e sotme e mikut të madh të Maqedonisë, komisarit Johanes Hahn, konfirmon pikërisht këtë. Unë mund të them vetëm fjalë të mira për fushatën që po bënë Bashkimi Evropian ‘Paramendo të ardhme së bashku’, e cila i përkujtoi qytetarët për lidhjet e pashkëputshme me BE-në” .
Zaev gjithashtu vlerësoi se çdo takim me liderët e Bashkimit Evropian në këtë fazë të rrugës drejt BE-së është mbështetje e madhe dhe se kurorë e përparimit të shtetit do të jenë negociatat parainkuadruese me Unionin.
Eurokomisari Han më tej tha se dera e BE-së mbetet e hapur, çfar do që qytetarët të vendosin, por potencoi se Maqedonia nuk ka kohë për të humbur.
https://www.youtube.com/watch?v=8m8fqLtkbT4