Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për Deutch Welle thotë se historia duhet t’u lihet historianëve. “Mund ta përdorim historinë në mënyrë pozitive. Ajo na bashkon dhe ne mund të ndërtojmë ura të bashkëpunimit për më shumë pasur. Atë histori që e kemi të përbashkët, nëse e bëjmë më shumë maqedonase ose bullgare atëherë kjo do të sjell konflikte”, thotë Zaev. Ai në ‘Facebook’ e shpërndau intervistën. “Kemi marrëveshje të shkëlqyer që sjell shpresa të mëdha”, thotë mes tjerash Zaev.
Author: Rilinda
Të burgosurit në Idrizovë kërkojnë testim masiv. Sipas tyre, ditëve të fundit në burg është rritur dukshëm numri i të prekurve me Kovid-19 dhe për këtë arsye kërkojnë masa parandaluese. Ata ankohen edhe për mënyrën e trajtimit dhe mungesën e preparateve higjienike. Ne kërkojmë nga udhëheqësja e burgut dhe Qeveria që të na testojnë të gjithëve që jemi në karantinë nga data 17. Të bëjnë teste dhe ta dimë kush është pozitiv e kush negativ, mos të presim që të infektohen të gjithë. Nga 60 vetë sa jemi në këtë pavijon, 9 prej tyre janë infektuar. Duam edhe ta përgënjeshtrojmë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin diversitetin kulturor dhe historik të Maqedonisë së Veriut, si bazë e fortë për progres të ri të vendit. Ky ishte urimi i ambasadores amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns për ditën e Alfabetit Shqip. Ajo në urimin e saj thotë se zhvillimet historike në vend duhet parë si element konstruktiv dhe jo burim i ndarjeve dhe mospajtimeve. “Është e pamohueshme se unë dua të shoh Maqedoninë e Veriut duke arritur progres dhe jo vetëm të arrij interpretime të ndryshime historike, por edhe të ndërtohet një kohezion i përgjithshëm i cili…
VMRO-DPMNE ua uron 22 Nëntorin – Ditën e alfabetit shqip, të gjithë pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Maqedonia ka qenë dhe do të mbetet shtet në të cilin respekti i ndërsjelltë dhe kultivimi i veçantisë kulturore dhe gjuhësore janë themel në të cilin e ndërtojmë atdheun tonë. Gjuha dhe kultura e shqiptarëve në Maqedoni janë pjesë e mozaikut të shoqërisë multietnike në ë cilën jetojmë. Në të vërtetë edhe festa e sotme ishte vendosur dhe filloi në kohën kur me shtetin udhëhiqte Qeveria e VMRO-DPMNE-së. Sot në kohën kur gjuha maqedonase, kultura dhe identiteti kontestohen për shkak…
Historinë t’ua lëmë historianëve. Mund ta shfrytëzojmë historinë në mënyrë pozitive. Ajo na bashkon, na bën bashkë dhe përmes saj mund të ndërtojmë ura të bashkëpunimit dhe vëllazërisë akoma më të madhe. Ajo histori e përbashkët, nëse e bëjmë më shumë maqedonase, apo më shumë bullgare, mund të jetë mollë sherri dhe të shkaktojë konflikte, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistë për Dojçe Velen në gjuhën maqedonase. Kryeministri Zaev publikoi link nga e tërë intervista në profilin e tij në Fejsbuk, por ndau edhe video segmente në të cilat thekson se historia nuk është punë e politikanëve. “Kemi Marrëveshje të…
Po e promovojnë sallën e re sportive “Alush Hamidi” në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit”. E për ta prerë shiritin e kuq po e kërkonin Artan Grubin e Izet Mexhitin. Për hapjen e sallës ishin ftuar një pjesë e madhe e funksionarëve të BDI-së, të njëjtit dëshironin të provonin sallën e re. Visar Ganiu: “Kush është një portier i mirë, ta kishim nxjerrë këtu”. Arbri, Arifin… Visar Ganiu: “Arifin e kemi profesional. Ma gjeni Arifin, thuani të hyjë në portë”. Si përfundim mbrojtës u bë zv/kryeministri i parë Artan Grubi. E golin e parë e gjuajti nënkryetari i BDI-së, Izet…
Festa e Alfabetit, që është kulminacioni i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, gjithnjë vjen për të na e kujtuar se identiteti ynë kombëtar është ngritur mbi shkrimin, gjuhën dhe kulturën, gjë që na bën të mburremi se ne jemi shqiptarë për shkak të gjuhës shqipe. Duke u gjendur në këtë ditë dhe duke jua uruar festën, uroj që shqipja jonë, pavarësisht rrethanave globale, të vazhdojë të mbetet mjeti me të cilin ne komunikojmë mes vete, përmes së cilës i shkruajmë vargjet më të bukura dhe i shprehim idealet më të larta. Festa e Alfabetit na flet edhe për kujdesin që duhet ta…
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në Manastir, në qytetin ku para 112 viteve u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme nuk mund ta gëzojnë të drejtën e mësimit në gjuhën e tyre amtare. Në shkollat e mesme në Manastir nuk ka asnjë paralele me mësim në gjuhën shqipe. Nxënësit shqiptarë të këtij rajoni detyrohen të arsimohen në gjuhën maqedonase. Këtë e dëshmon Besjona Jusufi, tashmë maturante në gjimnazin “Josip Boz Tito” në Manastir. ” Pas shkollimit fillor drejtohemi kah dyert e shkollave te mesme dhe gjimnazeve ku mbahet mësim vetëm në gjuhën maqedonase,…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se Turqia e sheh veten pjesë të Evropës, por i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të mbajë premtimet” lidhur me anëtarësimin e Ankarasë zyrtare në bllok dhe për çështjen e refugjatëve. Komentet e presidentit Erdogan vijnë një muaj para se të mbahet samit i BE-së. Në javët e fundit, anëtarët e bllokut evropian kanë shprehur mendimin e tyre se Turqisë duhet t’i vendosen sanksione për shkak të eksplorimeve për gaz në lindje të Mesdheut. “Ne gjithmonë e shohim veten pjesë të Evropës”, tha Erdogan gjatë një fjalimi përmes video-lidhjes në një takim…
Pandemia me korona virusin ndikoi që të ndryshohet edhe Ligji për ndërtim. Për shkak të gjendjes aktuale me Covid-19 u paraqit nevoja që në Ligjin për ndërtim të shtohet edhe një lloj i veçantë i ndërtimeve modulare për veprimtari shëndetësore. Në këtë lloj ndërtimesh përfshihen spitalet modulare dhe objekte të tjera varësisht nevojave të shëndetësisë e që do të vendosen në oborret e institucioneve shëndetësore. Gjithashtu risi e këtij ligji është se procedura për dhënien e vendimit për ndërtimin e tyre nuk e jep Ministria e Transportit por Ministria e Shëndetësisë me procedurë të veçantë. Zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve,…
“Në gusht të 2017 Zaev dhe Borisov kanë nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe atë që e ka nënshkruar është dashur që ta implementojë. Këtu mund të ketë dy gjera, ose atë që e kanë nënshkruar është e papranueshme për Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e papranueshme nuk e di pse e kanë nënshkruar. E dyta, atë që e kanë nënshkruar që është e pranueshme nuk kanë ditur si ta implementojnë që ajo sot të jetë realitet”, u shpreh Arben Taravari – Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët. Qeveria LSDM-BDI ka pasur qasje joserioze në bisedimet me…
Në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme është publikuar një video ku shihet se si digjet flamuri i Republikës së Bullgarisë. Në video shihet shkruhet se kjo është “përgjigje ndaj historisë së përbashkët”. Ndryshe, para dy ditëve Bullgaria nuk dha dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve mes RMV-së dhe Bashkimit Evropian. Bullgaria, krahas figurës së Goce Dellçevit, insiston që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha maqedonase dhe identeti maqedonas kanë rrënjë ose prejardhje bullgare, gjatë luftës së dytë botërore Bullgaria s’ka qenë okupatore dhe se Maqedonia duhet të heq dorë nga pakica maqedonase në Bullgari.