Author: Rilinda

Deputeti shqiptar i LSDM-së Muhamed Zekiri beson se referendumi i sotëm në Maqedoni ishte i suksesshëm. Pas kësaj tregon se marrëveshja do të dërgohet në parlament. “Jemi të bindur se shumica e atyre që kanë dalë në votim kanë votuar pro ndryshimit të emrit”, tha Zekiri për televizionin 7. “Do të tentojmë të arrijmë edhe 9 votat e duhura në parlament”, shpjegoi ai. Në të kundërtën, thotë se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Por shpresat ekzistojnë se do të mund të kenë 9 votat e kërkuara në parlament. “Shpresa kemi. Këtë e dëshmuan edhe një pjesë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm rus në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së: Shqetësim për atë që e quajti “linjë të re konfrontimi në Europë”, Ballkanin.    Kur flet për Ukrainën, ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse i shkon menjëherë mendja tek Ballkani. Dhe pa vonuar kalon aty. Në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB, të premten më 28 shtator, Sergej Lavrov shprehu shqetësimin për atë që e quajti “linjë të re konfrontimi në Europë”, Ballkanin. “Ne jemi të shqetësuar nga dëshira për të hapur një linjë tjetër konfrontimi në Europë, kësaj here në Ballkan. Shteteve të rajonit po u kërkohet…

Lexo më Shumë

Asociacioni qytetar ‘Most’ i cili përcolli votimin e sotëm me më shumë se 1,500 vëzhgues raporton se nga programi i tyre PVT, numri i qytetarëve që kanë votuar është 36,6 për qind. Nga votat e numëruara, 94,2 për qind e votuesve kanë votuar ‘Për’ dhe 5,8 për qind ‘Kundër’. Informacione më të detajuara Most do t’i raportojë ne pres konferencën e ditës së nesërme.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev mban konferencën e dytë për media në lidhje me rezultatet e referendumit të sotëm në Maqedoni. “Qytetarët e Maqedonisë me votën e tyre treguan se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO. Më në fund çdo qytetar sjelli vendimin e vet. Kjo është vlera e demokracisë. Ata që votuan pro dhe kundër ishin ata që morën përgjegjësi. Më në fund vendosën votat e atyre që votuan.”, tha Zaev. “Në referendumin kanë votuar më shumë se 650 mijë qytetarë, më shumë se 90 për qind votuan PËR dhe thanë se Maqedonia duhet ta pranoj marrëveshjen dhe të…

Lexo më Shumë

Kryeministri shqiptar Edi Rama përmes profilit të tij në Twitter ka thënë dhe rekomanduar që shqiptarët e Maqedonisë të dalin dhe të votojnë në referendum pavarësisht bindjeve të tyre politke, in Ky është postimi i tij i plotë: “Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!”/Almakos Edi Rama ✔@ediramaal Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake.…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski në menyrë ironike, sot ka plasuar fotografi në rrjete sociale duke bërë ajvar. Sot siç dihet është ditë shumë e rëndesishme për gjithë qytetarët e Maqedonisë, sepse vendoset e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve në të, do të jemi pro perëndimit apo lindjes, shkruan Pa censurë. Stevçe Jakimovski kohëve të fundit akuzohet nga Prokuroria për ndërtime të paligjshëm dhe për një sërë veprash tjera kriminale. Pa Censurë

Lexo më Shumë

orë pas nisjes së referendumit në Maqedoni, pjesëmarrja në votime vazhdon të jetë e ulët. Kryeredaktorja e Televizionit Shtetëror të Maqedonisë, seksioni shqip, Migena Gorenca, në një lidhje telefonike për Report Tv, ka thënë se pjesëmarrja është e ulët edhe nga shqiptarët në Maqedoni. Gorenca ka sqaruar se “bojkoti” i qytetarëve në zgjedhje, vjen pas një fushate denigruese të grupeve ekstremiste në Maqedoni, që i kanë konsideruar të gjithë ata që votojnë pro referendumit ‘tradhtarë’. Grupet ekstremiste kanë frikësuar qytetarët që votuan dje. Nga 20 mijë që duhet të votonin, ishin shumë herë më pak. Pjesëmarrja shumë e dobët edhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot pasi që sot votoi lidhur me referendumin në deklaratën e tij për media u shpreh:  “Besoj te kemi një ditë  të qetë pa probleme, një ditë feste dhe besoj plotësisht n ë përgjigje masive të qytetarëve të Maqedonisë n ë lidhje me referendumin”.

Lexo më Shumë

Agjencia amerikane e lajmeve Asoshiejted pres transmetoi nga Shkupi se në Maqedoni po mbahet referendum vendimtar në të cilin qytetarët vendosin se nëse do të aprovojnë përcaktim gjeografik për emrin e shtetit me ç’rast ndryshon emri në “Maqedonia e Veriut” dhe ndërpritet kontesti shumëvjeçar me Greqinë. Agjencia publikoi deklaratë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev i cili nga Strumica bëri thirrje që qytetarët të dalin në votim. Marrëveshja e qershorit do t’i japë fund kontestit nga vitet e hershme 1991, kur Maqedonia shpalli pavarësi nga Jugosllavia. Greqia pohonte se përdorimi i emrit implikon ambicie territoriale në krahinën e vet me…

Lexo më Shumë

Zyra e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë sot do të hapet me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të denoncojnë shkelje të së drejtës zgjedhore në prononcimin për referendumin. Komiteti, siç theksohet në kumtesën e tyre, i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët mendojnë se e drejta e tyre zgjedhore është shkelur ta denoncojnë rastin në Zyrën e Komitetit, që ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83. Nëse qytetarëve u duhet hartë për lokacionin e Komitetit mund ta gjejnë në faqen e internetit :https://mhc.org.mk/pages/contact. Nëse qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë deri te ambientet …

Lexo më Shumë

Këtë të diel në Maqedoni do të mbahet referendum për marrëveshjen e nënshkruar me Republikën e Greqisë për kontestin e emrit. Qytetarët të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore do të duhet të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, duke përkrahur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë?”. Referendumi i 30 shtatorit është i karakterit konsultativ. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar të drejtat e qytetarëve për votime të cilat mund t’i lexoni më poshtë: -Të drejtë vote ka çdo shtetas i moshës madhore i Republikës së Maqedonisë, i cili është i regjistruar në Listën…

Lexo më Shumë