Author: Rilinda

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane dhe negociator kryesor, shef i delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, Bujar Osmani, së bashku me zëvendësin e tij dhe negociatorin kryesor teknik, Bojan Mariçiq, do të qëndrojë për vizitë pune në Tiranë në kuadër të së cilës, së bashku me ministrat dhe zëvendëskryeministrat për integrime evropiane të vendeve nga rajoni do të marrin pjesë në Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR).   Në kuadër të konferencës, siç njofton Sekretariati për Çështje Evropiane, pritet që të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët ku ndër të tjera do…

Lexo më Shumë

Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska thotë se “LSDM dëshiron që procedura për ndryshimet kushtetuese lidhur me marrëveshjen e Prespës të hyjë në Kuvend aty ku e ka vendin”. Shqerinska thotë se votimi i fshehtë që e promovoi mbrëmë zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani mund të çojë vetën bë vonesë. Sipas saj, BDI shpreson të mos ketë zgjedhje për momentin, por janë të vetëdijshëm se nuk ka numër pafund opsionesh. “Ekzistojnë dy mundësi, ku njëra është të binden deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe të përkrahin marrëveshjen, ndërsa tjetra është zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaron Sheqerinska. Ajo bisedon se në…

Lexo më Shumë

Nga Spartak Ngjela Referendumi në Maqedoni nuk fitoi. Vuçiçi thërret për forcë, por s’ka para. As Putini nuk ka para. Kurse Vuçiç, pasi e pa që Thaçi u rrëzua në Prishtinë, u nis e shkoi në Moskë. Po ku ka Moska forcë kundër Perëndimit! Por Thaçi ia ka luajtur lojën Vuçiçit në favor, se shkoi në liqenin e Ujmanit për të ngritur tensionin në Serbi. Se, siç duket, kjo ka të bëjë me dëshirën për konflikt. Vuçiç na nxori edhe ushtrinë. Nxori dhe ushtrinë, po pse e futi prapë brenda?!! Një sorollatje turpi është kjo e presidentit Serb, nga Thaçi…

Lexo më Shumë

Kabineti qeveritar gjerman piketoi ligjin e ri të imigracionit për fuqinë punëtore. Por ka disa çështje që duhen sqaruar – si duhet të formulohet ligji për imigracionin që do të joshë fuqi të nevojshme punëtore për Gjermaninë? Si do të arrihet që azilkërkuesit e refuzuar, por të integruar mirë të kenë perspektivë qëndrimi? Një renditje e modeleve dhe ideve që janë në diskutim. E ashtuquajtura ndërrim „korsie” Kush shtron kërkesë për azil në Gjermani dhe refuzohet duhet të largohet nga vendi – pa përjashtim. Këtë rregullore, Partia Socialdemokrate, SPD kërkon ta zbusë, dhe propozon përjashtime, për ta mbajtur në Gjermani…

Lexo më Shumë

“Me mbi 91 për qind të votave “Për” votuesit në Maqedoni dhanë mbështetje të madhe për rrugën evropiane dhe për perspektivë më të madhe të vendit në BE dhe NATO”, porositi zv.kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Johan David Vadelul.   Partia gjermane në pushtet CDU/CSU konsideron se opozita nuk guxon ta bllokojë perspektivën e Maqedonisë për NATO dhe BE. Kjo parti paralajmëron se mossuksesi i marrëveshjes për emrin do ta izolojë vendin për një kohë të gjatë.   “Në referendumin në Maqedoni mbi 91 për qind e votuesve votuan për ndryshim të emrit të shtetit në…

Lexo më Shumë

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjetin distributiv, pa energji elektrike do të mbeten pjesë nga komuna Gjorçe Petrov, Saraj, Kisella Vodë dhe Sopishte.   Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 ndërprerje në furnizimin me energji elektrike do të jenë fshati Novo Sellë një pjesë nga rr.”106″, në komunën Gjorçe Petrov, në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit nga fshatrat Dvorce dhe Orashë në komunën Saraj, ndërsa në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 13:30, një pjesë e rr.”Rruga për në fshatin Koliçan”, një pjesë e rr.”Rruga për në Kitkë”, objektet të cilët…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën penale sot është caktuar edhe seanca për rastin “Tortura”, në të cilin të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i njësisë “Allfa” Ivica Antevski-Puki dhe edhe pesë pjesëtarë të tjerë të njësisë. Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki. “Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kundërshton dhe dënon fuqimisht incidentin e rëndë në Shkollën ‘Gjorgji Pulevski’ në Komunën Aerodrom.   Inspektorati Shtetëror i Arsimit, menjëherë pas marrjes së informacioneve lidhur me rastin në fjalë, ka filluar inspektimin e ngjarjes për të përcaktuar gjendjen faktike dhe detektimin e përgjegjësisë. Pas përfundimit të procedurës do të përgatitet raport, në bazë të të cilit do të merren edhe vendimet për procedurat dhe hapat e mëtejshëm.   “Ne kemi për detyrë t’i mbrojmë fëmijët dhe këtë jemi duke e bërë. Në fakt, synimi ynë është që përmes dispozitave ligjore, masave sistematike, si dhe një…

Lexo më Shumë

Kompania “Alkaloid” në Shkup edhe këtë vit vazhdoi traditën duke organizuar një piknik për punonjësit dhe anëtarët e familjeve të tyre. Kjo ngjarje ka një qëllim humanitar dhe për të tetën herë kompania vazhdon misionin human, qëllimi kryesor i të cilit është përmirësimi dhe avancimi i vlerave pozitive shoqërore. Vizitorët në piknik mbanin bluza që përfaqësonin kodin e veshjes zyrtare të ngjarjes dhe në to qëndron mesazhi i dorës së shtrirë dhe respekti për të gjithë individët që po përballen me frikë, pasiguri, panikun dhe dëshpërimin në luftën me sëmundjet e rralla. Këtë vit, mbi 1 milion denarë u mblodhën…

Lexo më Shumë

Referendumi nuk është as kusht, as kërkesë juridike për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, por kjo është zgjedhje e Shkupit, tha shefi diplomacisë greke, Nikos Kotzias, në intervistë për televizionin shtetëror grek “ERT”. Kotzias theksoi se Ivanov si kryetar dhe Zaev si kryeministër kanë qenë të zgjedhur me më pak vota nga ajo çka ka marr “për” në referendum. “Marrëveshja thotë se (referendumi) është zgjedhje e Shkupit, por nuk është kusht, por as parakusht, as kërkesë juridike për zbatimin e marrëveshjes, kjo është e një rëndësie të mëdha. Tani shkojmë në pjesën e politikës. Është përqindja e madhe 37-38 për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Aleksis Cipras janë mes favoritëve për Çmimin Nobel për Paqe. Këtë për agjencinë greke ANA-MPA e deklaroi Viktor Numelin, redaktor i posaçëm për Çmime Nobel i agjencisë suedeze të lajmeve TT, transmeton MIA. “Është vështirë të thuhet kush është kandidat e kush jo. Është sekret publik se emrat u përmenden për çmimin. Çdo vit bëhen shumë propozime dhe diskutime për çmimin…. Këtë vit flasim shumë për Gadishullin Korean, për emigracionin, për situatën mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe negociatat e tyre të ndërsjella”, deklaroi gazetari suedez. Ai përmendi se shumica…

Lexo më Shumë

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgël për MIA ka deklaruar se opozitarja VMRO-DPMNE nuk e kaloi testin e pjekurisë në referendumin për Marrëveshjen me Greqinë dhe vlerëson se sjellja e kësaj partie, bashkë me presidentin Gjorge Ivanov, fsheh tentimin të mbrohen ata të cilët kanë shkelur ligjin. “Ka edhe disa punë që nuk janë transparente, Më duket se VMRO-DPMNE me taktizimin e saj dëshiron të mbrojë njerëzit të cilët kanë shkelur ligjin, kundër të cilëve ka hetime dhe procedura gjyqësore”, ka thënë Vajgël. Ai e rikujton këtë parti se për BE-në ato çështje patjetër të mbeten në duart…

Lexo më Shumë