Dje në Spitalin e Tetovës ka ndodhur një zënkë mes dy mjekëve të punësuar. Ngjarja ka ndodhur në orën 9 të mëngjesit, ku mjeku hirurg XH.E ka qenë duke punuar tek një pacient, ku ka hyrë instruktorja bashkë me disa studentë. Mjeku hirurg XH.E, i ka urdhëruar që të dalin jashtë, instruktorja në fillim ka bërë rezistenecë por më pas ka dalë jashtë dhe ka kërkuar që të merren masa ndaj sjelljes së mjekut. Ne Spital ka arritur bashkëshorti i saj i cili gjithashtu është i punësuar në Siptalin e Tetovës B.F dhe pas një zënke, B.F e ka qëlluar…
Author: Rilinda
Këshilli Gjyqësor katër vite nuk kryen zgjedhjen e rregullt të gjykatësve për vendet boshe në gjykata themelore, por vetëm shkarkon për shkak të pensionimit ose joprofesionalitetit. Në këtë mënyrë, gjykatësit në Maqedoni funksionojnë në teh të minimumit ligjor të numrit të gjykatësve dhe me tej të mbeten gjykatat themelore, dhe jo departamente të ndonjë gjykate më të madhe Shkruan: Sashe Dimovski Duke filluar prej vitit 2015, Këshilli Gjyqësore pothuajse edhe nuk ka bërë zgjedhjen e rregullt të gjykatësve në gjykatat themelore në Maqedoni, me përjashtim të 8 gjykatësve të zgjedhur në vitin 2016, ndërsa ka shkarkuar, për shkak të pensionimit ose…
Vulën nga e “e hëna e përgjakur” në vitin 2012, përmes “vonimit të aeroplanëve” dhe shkyçjen e ashensorëve gjatë zgjedhjeve në vitin 2013, përmes “të enjtes së përgjakur” në vitin 2017 deri më sot, autorësinë për “dhunim me demokracinë” gjë që çon deri te “polarizimi i popullit”, akoma e mban VMRO-DPMNE. Shkruan: Teofil Bllazhevski VMRO-DPMNE me 21.10.2018 dërgoi më tepër porosi, me çka mund të detektohen më tepër të vërteta të shtrembëruara dhe spinime: Spin 1: Dhunim i demokracisë të cilin e përjeton Republika e Maqedonisë edhe më tepër polarizon shoqërinë dhe tjetërson qeverinë. Në sipërfaqe doli edhe arsyeja e vërtetë për…
Ish zëdhënësi i MPB-së dhe drejtor aktual i Qendrës për komunikim me VMRO-DPMNE-në Ivo Kotevski në intervistën për emisionin në kanalin serb “Pink” ka thënë se me marrëveshjën e Prespës, Zaev ka për qëllim të ndryshojë identitetin nacional. Ai ka thënë se situata në Kuvendin e Maqedonisë para një javësh ka qenë dramatike dhe deputetët me muaj kanë qenë të nënshtruar në presion. “Tetë deptuetë të opozitës nuk i rezistuan presionit që me muaj është kryer mbi ta, dhe e tradhtuan partinë dhe anëtarësinë. Ata e tradhtuan edhe popullin maqedonas”, ka thënë Kotevski.
Ministria për shoqëri informatike dhe administrate në bashkëpunim me zyrën e UNDP-së në Shkup, do ta filloj miratimin e analizës horizontale në administratën publike. Siç njofton ministri Damjan Maçevski kjo analizë do të ndihmojë që të vendoset rend në kaosin që ekziston në sistemin e administratës në Maqedoni. “Kjo domethënë që përfundimisht në Maqedoni do të vendosim rend në kaosin që ekziston në sistem. Në fillim të vitit me përkrahje të zyrës së UNDP-së në Shkup, është miratuar analizë e kornizës ligjore me të cilat rregullohen institucionet me karakter publik. Qëllimi ishte që të vlerësohet vendosja e shërbimeve inspektuese në…
Bujanoci, është një tjetër komunë që Top Story solli të dokumentuar, ku shumica e banorëve janë Shqiptarë. Ky qytet është disi më i zhvilluar, Komuna këtu qarkullon rreth 12 milionë euro në vit, që janë të mjaftueshme të plotësuar nevojat e banorëve të saj. Top Story nuk mundi të filmojë me dron qytetin, pasi autoritetet serbe kërcënuan me arrestim të gazetarëve, nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Shqiptarët nuk mund të përdorin as simbolet e tyre, ndryshe nga veriu i Kosovës, që është i veshur me flamuj të Serbisë. Jashtë komunës, në shëtitoren e vogël të Bujanocit, serbë…
Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe që dalin prej përmbajtjes së përgjimeve të paligjshme të komunikimeve (PSP) këto ditë (10.10.2018) komunikoi se janë hapur gjashtë hetime të reja, mes të cilëve është edhe rasti “Dhurata”. Ky hetim i PSP-së ka për të dyshuar ish-ministrat Zoran Stavreski dhe Mile Janakieski se kanë arritur marrëveshje me të cilën kanë rregulluar borxhin rus të ish BRSS-së ndaj ish RFSJ-së në pjesën e detyrimeve ndaj Maqedonisë, me të cilën “Strojtransgas” nga Moska, nga e cila kanë blerë pronë “të paligjshme” rreth 33 milion euro. Sipas Prokurorisë Speciale Publike Të dyshuarit Zoran…
Marrëveshja për ndërtimin e një hidrocentrali të ri të vogël i është dhënë Koço Angjushevit nga Qeveria e mëparshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Ajo është marrëveshje për koncesion në bazë të së cilës është fituar qira për një kohë të gjatë për tokë shtetërore, ndërsa është nënshkruar në vitin 2015 bazuar në një procedurë tenderimi, thuhet në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë ndaj pres konferencës së VMRO-DPMNE-së. “E porositim VMRO-DPMNE-në se para se të mbajë pres konferencë të konsultohet edhe me kryetarin e partisë Hristian Mickoski, i cili përmes pjesëmarrjes në koncesionerin “MINKA-ENERGOTEK” ka fituar qira për një kohë të…
Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov për Portalin Press 24 tha se me keqardhje e ka pranuar vendimin e Komitetit Qendror të partisë së tij për largimin e tij, sepse, siç tha, që nga formimi i VMRO-DPMNE-së deri sot, ka qenë dhe do të mbetet besnik në idetë dhe postulatet e organizatës. “Jam i vetëdijshëm se partia është përballur me shumë sfida dhe se kjo udhëheqësi, si ato parapraket, i presin vendime të rëndësishme për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE-në”, tha Mijallkov. Ai theksoi se përgjegjësi për udhëheqësinë aktuale është se a do të jetë partner i respektuar…
Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga tre kanosjet më të mëdha për shëndetin tonë dhe ka ardhur koha që ta ngremë vetëdijen për këtë problem të madh publiko-shëndetësor, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në panel-diskutimin “Nxitje, investime për zhvillim të trajtimit të ri antibakterial”, i organizuar në kuadër të Forumit investues botëror në Gjenevë. Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, Filipçe ka theksuar se për shkak të përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve dhe për shkak të mënyrës jo të drejtë të aplikimit, gjithnjë e më shumë bakterie janë rezistente ndaj antibiotikëve të cilët në këtë moment ekzistojnë në treg…
Nga mesi i muajit janar, Maqedonia edhe zyrtarisht të mund të marrë pjesë në takimet e vendeve anëtare të NATO-s, por pa të drejtë vote. Këtë e ka bërë të ditur, koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski. Ai ka deklaruar se në takimin e fundit me përfaqësuesit e NATO-s nuk ka pasur vërejtje të veçanta dhe se vlerësimi ka qenë pozitiv. Pendarovski është optimist se Maqedonia do të bëhet anëtare me të drejta të plota në fillim të vitit 2020.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në një intervistë për TV21 theksoi nevojën e faljes dhe pajtimit, por tha gjithashtu nuk dakordohet me kualifikimin terrorizëm për atë që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar. Por kështu i është përgjigjur me një koment thumbues të shkurtër, sekretari i përgjithshëm i ASH-së: “Zotëri Ahmeti, tentimi për vrasje, nuk falet as me fe, as me kanun e as me ligj.”, ka shkruar Taravari.

