Seanca e parë kundër dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski është caktuar të mbahet më datë 9 nëntor, me fillim nga ora 10:30, shkruan gazeta KOHA. Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit këtë vendim e ka miratuar pas vlerësimit të aktakuzës, të cilën paraprakisht e dorëzoi Prokuroria Publike e Shkupit.
Author: Rilinda
Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Muhamed Zekiri në një intervistë për 1TV ka folur për BDI-në dhe se a ka ndryshuar qëndrimi i tij në raport me këtë parti, kur më parë ai ishte një kritik i ashpër. I pyetur nga gazetarja se si një kritikë i ashpër i BDI përfundoi në koalicion, Zekiri tha se është kjo e keqe që ashtu erdhi në këtë situatë, por ai tha se nuk ndërron mendje ndaj kësaj partie, dhe nuk do ti falë për sic tha ato të këqija që kanë bërë me VMRO-DPMNE. “Ju më pyetet se a ja falni BDI.…
Gjykatësja Dobrila Kacarska sot i ka dërguar njoftim kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit se dënimi me burg prej 2 viteve për Nikolla Gruevskin është i plotëfuqishëm dhe se ai duhet të vuajë dënimin. Kjo ka të bëjë me rastin “Tanku”, ku Gruevski bashkë me ish-ministren e brendshme janë të dënuar për keqpërdorim detyre dhe ndikim antiligjor për blerjen e një makine të blinduar “Mercedes Benz” me një vlerë prej 600 mijë euro, një rast i hetuar nga Prokuroria Speciale, transmeton INA. Njoftimi i gjykatëses është i lidhur me nenin 59 të rregullores së Kuvendit ku më pas pason procedura për…
Arben Taravari, kryetar i Gostivarit dhe Sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët ka deklaruar se nuk do të kushtëzohen ndryshimet kushtetuese. I ftuar në debat televitiv në Tv Telma, Taravari shprehet se do të mundohen që t’i bindin deputetët për të mbështetur amandamentet e tyre për çështjet shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni. I pari i Gostivarit thotë se gjuha shqipe duhet të mos jetë ndryshe nga ajo maqedonase, me përqindj, respektivisht të jetë nën frymën e Marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se edhe Preambula të përfshijë Marrëveshjen e Ohrit. Taravari shprehet se amnistia është minimi i procesit dhe jo kërkesat…
Shkruan Qenan Aliu Edhe në vitin 2014 qeveria Vmro-Bdi ishte propozuese e 7 amandamenteve për ndryshimin e kushtetutës.Ata i kishin 2/3 si koalicion qeveritarë. Në këtë procedim nuk aritën të bindin tre a katër deputet të Bdi-së dhe e gjitha mbeti vetëm për të sjellë vendimin për shpallje. Amandamentet mbetën në sirtarë. Asgjë nuk kishin të bëjnë këto propozim-amandamente për statusin e shqiptarëve , por thjesht për diçka teknike dhe kryesisht me dy amandamente për ta ligjësuar hajninë që bënë me ushtrimin e pushtetit. Bdi-ja (Kyresia e saj) atëherë kishte dhënë pëlqimin për ato ndryshime por pa negocuar gjë për shetformësin…
Deponitë e egra dhe zonat e vjetra industriale në vend paraqesin bombë ekologjike që drejtpërdrejtë kërcënojnë jetën e qytetarëve dhe ndikojnë në mjedisin jetësor, duke gëlltitur gjelbërimin. Një ekip i TV 24 ishte në deponinë e egër në dalje të Haraçinës, ku u evidentua një situatë e rëndë ekologjike me hedhurina që digjen, qenë endacakë dhe erë kundërmuese. Sipas Bllazhe Josifovskit nga “Ajde Makedonia”, ka mbi dy mijë deponi të këtilla në Maqedoni. Përveç tyre, ka edhe gjashtëmbëdhjetë zona të vjetra industriale që shkaktojnë ndotje të truallit dhe të ujrave. Në këtë drejtim, dy gjëra kontribuojnë shumë, vetëdijësimi i ulët…
Publicisti dhe intelektuali Sulejaman Mehazi ka reaguar rishtaz, pas dëgjimit të qëndrimeve të deputetit të përjetshëm të BDI-së Xhevat Ademi. Mehazi pyet Ademin e BDI-së, si është e mundur që sa herë që hapet Kushtetuta, BDI thotë s’ka gjë për shqiptarët. Lexojeni më posht reagimin e publicistit Sulejman Mehazi: “Sinqerisht ju pyesim, i nderuar deputet i përjetëshëm i BDI-sê, Xhevat Ademi, a me të vërtet nuk mund tê kalojnë amandamentet e propozuara nga Besa e Bilallit dhe Aleanca e Selës? Po çfarë paskërka qenë ajo kushtetuata juaj e Maqedonisë e pathyeshme dhe pandryshueshme, aq e palëvizëshme dhe e kështjelluar sa…
Ministri shqiptar Mehmet Zenka në qeverinë e Malit të Zi, ka replikuar me një deputet serb në Kuvendin e këtij vendi. E gjitha filloi lidhur me çështjen e Kosovës, flamurin shqiptar dhe për kishën në Rumi. Ministri për të drejta dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi, nuk hezitoi të merr fjalën dhe t’i kundërpërgjigjet deputetit serb, i cili në një moment e pyeti se cili është flamuri i tij? Ndërkaq, përgjigja e Zenkes ishte e menjëhershme, duke i thënë se flamuri i tij është ai shqiptar, shkruan malësia.me. https://www.youtube.com/watch?v=htMlc0JNsvQ
LSDM-ja qeveritare ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së opozitare duke e quajtur parti me udhëheqësi antiperëndimore dhe antipopullore që flet për ekonomi dhe shthurje, përderisa i mban konferencat për shtyp në vende luksoze. Sipas LSDM-së, janë tejkaluar problemet e shkaktuara nga projektet kriminale të Gruevskit si në auto udhë, investime kapitale dhe në aspekte buxhetore. Më tej, kjo parti konsideron se është regjistruar shumë e lartë e investimeve të jashtme në pejsën e parë të vitit dhe se të prodhimi industrial është në rritje, duke u rritur edhe rroga mesatare. LSDM-ja thotë se qeveria vazhdon të punojë në drejtim të zbatimit të…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial kërkojnë zbulimin e mediave dhe gazetarëve të Maqedonisë që thuhet se janë paguar nga Qeveria e Greqisë. SHGM, KEMM dhe SPGPM kërkojnë nga redaksia e Iefimerida greke që të publikojë emrat e gazetarëve dhe mediave që kanë bërë tifo “për” Marrëveshjen e Prespës. Sipas shoqatave, publikimi i informatave jo të plota në lidhje me punën e gazetarëve në Maqedoni shkel namin e tyre dhe besimin para opinionit publik. Njiherit, shoqatat vlerësojnë se kjo paraqet edhe shpekulim qëllimkeq që mund…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski i është kundërpërgjigjur Vice Zaevit, vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me kërcënimet për padi. Nikollovski thotë se do të ishte nënçmuese për të që t’i kërkojë falje Vice Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Duke e komentuar afatin treditorë për kërkimfalje, Nikollovski thotë se kërcënimet ndaj atyre qe kanë mendime të ndryshme politike paraqet përcaktim të diktaturës. Nikollovski madje thotë se një procedim padie do ta bënte gjykata që e liroi vëllain e tij, pra Zoran Zaevin, nga të gjitha akuzat.
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski komentoi për Top Tema propozimet e partive shqiptare ASH dhe BESA për amendamentet për gjuhën shqipe dhe cështjet shqiptare për një barazi. I pyetuer se a është momenti që të hapen edhe këto [ështje dhe të përfshihen edhe këto amendamente për [ështjet shqiptare, ai tha se këto kërkesa janë politikë e partive shqiptare për të përfituar votëbesim në elektoratin e tyre. Ai i konsideroi si nacionaliste, retrograde dhe që kthejnë vendin në të kaluarën. “Ky akt është luftë votëbesim në elektoratin shqiptarë monoetnike , të dalin nga kjo gëzhojë dhe të mos merren…

