Author: Rilinda

Sindikati i Pavarur i Policisë ka shprehur sërish sot pakënaqësitë e tij. Kësaj radhe, revolta është shprehur nëpërmjet një marshi të organizuar nga një pjesë e udhëheqësisë të këtij sindikati, për kthim të dinjitetit të policisë, i cili ka filluar para ndërtesës së RTVM-së, është ndaluar para Qeverisë dhe ka përfunduar para Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kërkesat e sindikatit janë që të respektohet Ligji për raport pune në lidhje me përfaqësimin e sindikatit në të cilin, siç kanë theksuar nga ky sindikatë, bëjnë pjesë 20% e të punësuarëve. Kryetari i sindikatit të policisë, Goce Dellçev Todev, në deklaratën e…

Lexo më Shumë

Partitë shqiptare janë të gatshme të përkrahin ligjin për mbylljen e lojrave të fatit në Maqedoni, ata thonë se është detyrë e Qeverisë që të propozoj një ligj të tillë. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha thotë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë përkatësisht Ministria e Financave është në fazën e përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për lojërat e fatit. “I njëjti është publikuar në platformën ENER. Me qëllim që të dëgjohen mendimet e opinionit përpara se të fillojë definimi i tekstit final të Propozim-ligjit. Pas definimit të tekstit final i nëjti do të jetë në…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së me siguri këtë javë do të dorëzojë informacion deri te kryetari i Kuvendit se do të funksionojë me një grup parlamentar, pasi një pjesë e deputetëve e braktisën koalicionin opozitar, ndërsa tetë prej tyre u përjashtuan. Koordinatori i deritanishëm Dragan Danev në pres konferencën e sotme ka thënë se “ai me siguri nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar”. Sipas informacioneve të NOVA TV, Danev vetë ka kërkuar të tërhiqet nga funksioni. Danev ka qenë koordinator i grupit parlamentar të VMRO-së menjëherë pas zgjedhjeve, ndërsa bashkë me deputetët Daniella Rangelova dhe Kërste Jovanovski kanë…

Lexo më Shumë

Shumica e grave torturën psikike dhe fizike, nuk e llogarisin fare si dhunë, të cilin burri “ka të drejtë” ta ushtrojë mbi gruan. Mentaliteti patriarkal nxjerr femra të vetënënshtruara duke e edukuar femrën “të heshtë” edhe kur ka të drejtë dhe kjo e bën atë të vetënënshtruar ndaj dhunës, prandaj edhe nuk i denoncojnë këto raste. Femrat në mungesë të kushteve, është e detyruar ti nënshtrohet çdo lloj torture sepse nuk ka alternative Dhuna ndaj grave, ndonëse është shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në botë, vazhdon të jetë më pak e vlerësuar. Studimet e kryera për…

Lexo më Shumë

Në Stamboll sot hapet një aeroport i ri, për të cilin presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përgatitur hapje solemne. Zona ku po hapet aeroporti i ri i Stambollit quhet “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”. Një aeroport i ri po hapet në “Fshatin e Shqiptarëve” në Stamboll. Në hapjen e tij do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është ftuar nga Erdogan. Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti do të jenë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës. Aeroporti i ri i Stambollit po hapet…

Lexo më Shumë

Një autobus i Armatës së Republikës së Maqedonisë sot në mëngjes, rreth orës 6:30 u djeg duke lëvizur në relacionin Probishtip-kaserma “Ilinden” Shkup. Nuk ka të lënduar, ndërkaq është shkaktuar vetëm dëm material. Rastin e konfirmuan nga SPB Shtip, ndërsa nga Minsitria e Mbrojtjes paralajmëruan se së shpejti do të dalin me kumtesë për rastin. Autobusi ishte përplot me ushtarë kur shpërtheu zjarri.

Lexo më Shumë

EVN- Maqedoni, komuna e Kumanovës dhe Ndërmarrja Publike “Parkingu i Kumanovës”, kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e mbushësit për makinat elektrike. Mbushësi është vendosur në parkingun te Qendra për kulturë “Trajko Prokopiev”. Për këtë projekt të EVN-së, “Parkingu i Kumanovës” ka siguruar dhe shënuar me ngjyrë të gjelbër dy vend -parkingje dedikuar për automjete që do ta përdorin mbushësin. Parkimi për veturat elektrike në këtë lokacion është pa pagesë, kanë bërë të ditur nga Ndërmarrja. Përdorimi i këtyre automjteve në Maqedoni është në fazën fillestare, por trendet globale në të cilën pretendon shteti dhe komunat, janë në drejtim të shfrytëzimit…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet LSDM sot publikuan dokument në të cilën dëshmohet se siç thonë ata, përderisa ishte këshilltarë i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka fituar nga Qeveria tokë shtetërore për ndërtimin e hidrocentralit, transmeton Zhurnal. Vendimi është shpallur në gazetën zyrtare thonë nga LSDM, ndërsa e ka nënshkruar ministri i atëhershëm i financave Zoran Stavrevski. Më poshtë dokumentet e publikuara nga LSDM:

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Kurse, në Kuvend për sot VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar se do të dorëzojë propozim ligj për amnisti për të gjithë të involvuarit në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Në seancën e fundit , më 25 tetor, të gjithë të pandehurit për “27 prillin” refuzuan ta komentojnë njoftimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski, se do të ofrojë një ligj për amnisti, që do t’i shpëtojë ata nga burgu për ngjarjet e përgjakshme vitin e kaluar në…

Lexo më Shumë

Propozim ligjin për amnisti që e kërkon VMRO-DPMNE, për të gjithë të akuzuarit për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, sot do të dorëzohet në Kuvend, njofton Nova.tv. VMRO-DPMNE do të kërkoj që ligji të miratohet me procedurë të shkurtë. Sipas LSDM-së poropozimi i VMRO-DPMNE-së domethënë përzierje në punën e gjykatës. Qëndrimi i partisë në pushtet është që kjo çështje të zgjidhet përmes Komisionit të formuar të Kuvend.

Lexo më Shumë

Çdo fëmijë i dytë në Maqedoni është i ekspozuar në një lloj dhune nga prindërit, ndërsa një e treta e tyre nuk kujdesen për fëmijët e tyre, tregojnë hulumtimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas këtij hulumtimi, për dhunën ndaj fëmijëve shfrytëzohet metoda fizike dhe psikike e dhunës. Benjamin Perks, përfaqësues i UNICEF në Maqedoni, thotë se ky fenomen mund të reduktohet përmes edukimit dhe informimit të prindërve se dhuna ndikon keq dhe ka pasoja negative në zhvillimin e fëmijëve dhe formimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Informime të këtilla të prindërve për mënyrë tjetër të trajtimit të…

Lexo më Shumë

Reformimi administratës është një nga kriteret që duhet të plotësojë Maqedonia për procesin e integrimit të vendit. Ekspertët e këtij lëmi theksojnë nevojën e më shumë investimeve në profesionalizimin e administratës, aplikimin e sistemit meritor dhe jo punësimit të militantëve politikë në këtë sektor. Sipas tyre, kjo mund të kontribuojë në realizimin e reformave në administratë, të cilat Maqedonia është e shtrënguar t’i realizojë në prag të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimit Evropian. Këto komente pasojnë shpalosjen e planit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për realizimin e reformave në këtë sektor, me ç’rast parashihet…

Lexo më Shumë