Author: Rilinda

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Dhomës Përfaqësuese Eliot l. Engel i bëri thirrje administratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ta mbështesë anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë Veriore të ardhshme në NATO. Në letrën dërguar sekretarit shtetëror Mike Pompeo, lideri i Komitetit për Punë të Jashtme potencon se anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO do të ndihmojë të sigurojë stabilitet dhe paqe në Ballkan. “Anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO do të ketë dobi të konsiderueshme jo vetëm për Maqedoninë Veriore dhe Greqinë, por edhe për SHBA-në dhe vendet tjera anëtare”, thuhet në letër.

Lexo më Shumë

Komisioni për mbrojtje nacionale dhe punë të jashtme i Parlamentit grek, sot në orën 13:00 sipas kohës lokale do ta shqyrtojë projekt ligjin për “Ratifikimin e Protokollit drejt Marrëveshjes veriatlantike për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë veriore”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.Raportues për projekt ligjin janë deputeti nga SYRIZA dhe ish-ministër i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas dhe deputeti nga Demokracia e Re, përgjegjës për politikë të jashtme, Jorgos Kumucakos.Pritet që komisioni të mbajë një mbledhje, ndërsa nesër ligji të sillet në debat plenar në Parlamentin grek, që do të përfundojë me votim nga deputetët.Projekt ligji nga Ministria greke e…

Lexo më Shumë

Dhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë prej gjithsej 15 aksidenteve rrugore të cilat kanë ndodhur në njëzet e katër orët e kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme policia nga komunikacioni i ka përjashtuar 41 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 15 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, një shofer fillestar dhe nëntë automjete të…

Lexo më Shumë

Brigada e zjarrfikësve në Shkupit gjatë natës së djeshme ka ndërhyrë për të shuar zjarrin në rrugën “Stari Novakinja” në Draçevë të Shkupit. Nga zjarri është djegur rreth 40 metra katrorë kurse është shkaktuar dëm material prej një milion denarëve. Zjarri u raportua në ora 02:05, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit ka zgjatur deri në ora 04:05. Gjithsej 13 zjarrfikës me pesë automjete për shuarjen e zjarrit u dërguan në terren.

Lexo më Shumë

Dje në Kuvendin e Maqedonisë është miratuar ligji për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për ndërmarrje publike, me çka hyn në fuqi pozita e zëvendësdrejtorit të ndërmarrjeve publike. Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për ndërmarrje publike ka ardhur me iniciativë të deputetëve të shumicës parlamentare, Aleksandar Kiracovski, Rexhail Ismaili, Bllagojçe Trpevski dhe Jusuf Hasani. Përveç Ligjit për ndërmarrje publike, në rend dite të seancës së djeshme plenare, e 77-ta me radhë ka qenë edhe propozim – Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, i propozuar nga më shumë deputetë, por që i njëjti është tërhequr. Të bashkangjitur me flamurin evropian, në rend…

Lexo më Shumë

NATO-ja tha se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë dhe të ndikojë te vendet e Ballkanit që duan t’i bashkohen aleancës ushtarake të mbrojtjes.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri këto komente në një intervistë ekskluzive për Euronews-in në Bruksel. Ai foli në ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut nënshkroi një pakt që do t’i hapë rrugë këtij vendi për anëtarësim në NATO. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencë pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim.“Rusia përpiqet të ndërhyjë, Rusia përpiqet të ndërhyjë në proceset politike në…

Lexo më Shumë

Mot po mban mot i ndryshueshëm. Në pjesën lindore të vendit do të ketë periudha me diell. Gjithashu do të fryjë erë mesatare veriore. Temperaturat e mëngjesit  lëvizin prej -5 deri -1 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 0 deri 6 gradë celcius.

Lexo më Shumë

30-vjeçari vdiq papritur gjatë një udhëtimi në Indi. Duket si një lajm pa lidhje apo jo? Por Cotten ishte themelues i një prej kriptomonedhave më të mëdha në Kanada, QuadrigaCX. Vdekja e tij ka bërë që ai të marrë ‘me vete në varr’ mbi 190 milionë dollarë. Ai ishte i vetmi që kishte fjalëkalimet për llogaritë e klientëve. Për momentin një gjykatë ka ngrirë çdo veprim që mund të bëhet nga klientët e zemëruar, që duan të ngrenë padi. Për të mbrojtur klientët, QuadrigaCX i kishte kaluar shumicën dërrmuese të parave në një ‘llogari të ftohtë’, ku kishte akses vetëm…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u shpreh se çështja e inkuadrimit në NATO veç më ka marrë formë dhe se tani forcat duhet koncentruar tek bisedimet për inkuadrim në BE. “Në vendin tonë, duhet të ritet kujdesi në drejtim të përfaqësimit. Ne duhet të kemi përfaqësues cilësor si në NATO ku do të zhvillohen bisedimet, por shumë më me rëndësi është për në BE, sepse do të jetë një proces i gjatë, duhen njerëz që i njohin zhvillimet dhe standardet, duhet njerëz me cilësi dhe vlera të mëdha. Bujari deri tani është përpjekur që ta menaxhoj, por fronti ka qenë…

Lexo më Shumë

Nëse Republika e Maqedonisë vazhdon me sukses tempon e reformave, atëhërë në qershor mund të llogaris në mbështetjen e parezervë të Irlandës dhe Finlandës për marrjen e datës për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e thanë në Shkup ministrja e Shtetit për Çështje Evropiane e Republikës së Irlandës, Helen McKenty dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Samuli Virtanen, pas takimit me zv/kryeministrin e Maqedonisë për çështje evropiane, Bujar Osmani, raporton Anadolu Agency (AA). Në konferencën e përbashëkt pas takimit, Osmani tha se vizita e dy delegacioneve në fjalë është e…

Lexo më Shumë

erisa Maqedonia e merr ulësen e saj në ANTO, antiperëndimori Hristijan Mickoski vazhdon me destruksion dhe manipulime. Kështu janë shprehur në kumtesën e fundit nga partia në pushtet. “Është i dëshpëruar Mickoski antiperëndimor. Nuk arriti dhe nuk do të arrijë ta pengojë ardhmërinë në NATO dhe në BE. Mickoski gënjen edhe në shtëpi edhe në Bruksel, por nuk do ta ulë suksesin e Maqedonisë. Maqedonia nesër ulet në ulësen e saj në NATO, ky është sukses për qytetarët dhe shtetin dhe humbje e fuqishme për Mickoskin dhe agjendën e tij antiperëndimore. Mickoski nuk do të kërkojë alibi për humbjen që…

Lexo më Shumë

Mbështetje nga Qeveria kroate për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, me paralajmërim se Kroacia do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e shtetit tonë në Aleancë, ka transmetuar nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministër i Mbrojtjes Damir Kërstiqeviq në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev Ai në takimin ka paralajmëruar edhe mbështetje nga Kroacia për Republikën e Maqedonisë në qershor të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në. “Janë transmetuar përgëzimet deri te kryeministri Zaev, nga kolegu kroat Andrej Plenkoviq dhe nga Qeveria e Kroacisë, për Marrëveshjen e Prespës të arritur, si marrëveshje dypalëshe…

Lexo më Shumë