Komisioni për mbrojtje nacionale dhe punë të jashtme i Parlamentit grek, sot në orën 13:00 sipas kohës lokale do ta shqyrtojë projekt ligjin për “Ratifikimin e Protokollit drejt Marrëveshjes veriatlantike për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë veriore”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.Raportues për projekt ligjin janë deputeti nga SYRIZA dhe ish-ministër i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas dhe deputeti nga Demokracia e Re, përgjegjës për politikë të jashtme, Jorgos Kumucakos.
Pritet që komisioni të mbajë një mbledhje, ndërsa nesër ligji të sillet në debat plenar në Parlamentin grek, që do të përfundojë me votim nga deputetët.
Projekt ligji nga Ministria greke e Punëve të Jashtme, me titullin “Ratifikimi i Protokollit drejt Marrëveshjes veriatlantike për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë Veriore”, dje u parashtrua në Parlamentin grek. Është nënshkruar nga ministri alternativ i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos, nga ministri i Mbrojtjes, Evangellos Apostollakis dhe nga ministri i Financave, Ekvilisdis Cakallotos, ndërkaq përmban tre nene.
Në dy nenet e para janë sqaruar hapat e ardhshëm pas ratifikimit të Protokollit, ndërsa i treti ka të bëjë me atë se Protokolli do t’i parashtrohet Arkivit të administratës amerikane.
Në prag të ratifikimit të Protokollit, përmes profilit të tij zyrtar në Tuiter u lajmërua lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, i cili pohon se nevojitet që ratifikimi të jetë me shumicë të shtuar prej 180 në vend të 151 deputetëve, dhe parashtron pyetjen “nëse Demokracia e Re do të mbështesë propozimin për kundërkushtetutshmëri?”.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Pesë valë të të nxehtit goditën Evropën, NASA tregon përmasat
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë
- Tayna shkon te frizerka, por ia bëjnë frizurën dhe grimin për gaz – reagimi i saj do t’i nervozojë të gjitha frizerkat tona
- Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
- Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni


