Author: Rilinda

Pas shpalljes së ditë zie për shkak të viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi në autostradën Shkup – Tetovë, në të gjitha institucionet kulturore në Shkup dhe qytete tjera janë anuluar shfaqje kulturore, koncerte dhe aktivitete të tjera.Filarmonia e Maqedonisë ka anuluar koncertin e radhës që duhej të zhvillohej sonte. Anulimin e shfaqjeve e kanë bërë disa teatro në Shkup dhe qytete tjera. Janë anuluar edhe pres –konferenca që kanë të bëjnë me promovime dhe aktivitete kulturore.

Lexo më Shumë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të hidhur për aksidentin tragjik në Maqedoni ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Basha shpreu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe i uroi shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Ai shtoi se është në solidaritet të plotë me autoritet vendore dhe qëndrore të Maqedonisë. Reagimi i plotë i Bashës: “Me hidherim te thelle mesova lajmin e aksidentit tragjik prane Gostivarit. Ne keto ore dhimbje dhe tronditje te thelle u shpreh ngushellime familjeve te viktimave, sherim te shpejte te lenduarve dhe solidaritet te plote autoriteteve vendore dhe qendrore te…

Lexo më Shumë

Televizioni Shenja kontaktoi Mjekësinë Ligjore për të pyetur se kur do të dalin me informacione për personat që kanë ndërruar jetë nga aksidenti, por drejtori Aleksandar Stankov tha se prokuroria ia ka ndaluar të flasë për këtë temë, tani për tani, por konfirmoi vetëm se shtatë personave u dihet identiteti, ndërsa shtatë të tjerë tek po idetifikohen me ndihmën e familjarëve, të cilët prej mbrëmë qëndrojnë para objektit të Mjekësisë Ligjore. Sipas të dhënave të fundit zyrtare të policisë, numri i të lënduarve është 42, ndërsa i të vdekurve 15.

Lexo më Shumë

 Parlamenti shqiptar në seancën e sotme plenare të caktuar për në orën 10 pritet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Sipas rendit të ditës të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit shqiptar, Protokolli duhet të votohet me shumicë absolute. Para kësaj është paraparë të flasin kryetarët e komisioneve parlamentare për punë të jashtme, për siguri kombëtare dhe Komisioni ligjdhënës, si dhe koordinatorët e grupeve parlamentare. Paraprakisht pas miratimit të vendimit nga ana e Qeverisë së Edi Ramës, Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut unanimisht e mbështetën Komisioni parlamentar për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në orën 10 e 30 do t’i vizitojë personat e lënduar nga aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në autostradën Shkup-Tetovë, të cilët ndodhen në Spitalin “8 Shtatori”. Pastaj, kryeministri do të shkojë në Gostivar ku në orën 12:00 do të merr pjesë në seancën komemorative ku dhe do të mbajë fjalim për nderë të qytetarëve që ndërruan jetë në aksident. Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, mbrëmë reth orës 17 duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur…

Lexo më Shumë

 Mbledhja e parë ministrore e NATO-s këtë vit dhe mbledhja e parë në praninë e Maqedonisë si vend i ftuar dhe anëtarja e ardhshme e tridhjetë e Aleancës, vazhdon këtë mëngjes. Në Agjendë janë misionet ushtarake dhe bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së. Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s dje mbajtën dy sesione të Këshillit Atlantik të Veriut, në të cilin temat kryesore të bisedës ishin marrëveshja bërthamore për raketa me rreze veprimi të mesme, apo INF, nga të cilat SHBA-ja paralajmëroi se do të tërhiqet për gjashtë muaj për shkak se Rusia me vite e shkel dhe zhvillon armë të ndaluar.“Sekretari…

Lexo më Shumë

Partneri i koalicionit të BDI-së është pengesë e pakapërcyeshme për ekzistimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe publikimit të mëtutjeshëm të “bombave”, vlerëson për “Meta” ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, i cili shton se fatin e PSP-së e vulosin tetë deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE. Pushteti, thekson Hajredini, as pa njërën, as pa tjetrën nuk mundet të zbatojë asnjë reformë për të cilën është e nevojshme shumicë e dy të tretave në Kuvend. “Bomba” potenciale për reformat të cilat duhet të zbatohen, për të gjitha ligjet që miratohen me shumë prej dy të tretave nuk do të kalohet rezistenca…

Lexo më Shumë

Sot ka nisur dita e parë e zisë e shpallur mbrëmë gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që pasoi tragjedinë e përmbysjes së autobusit në autostradën Shkup-Tetovë. Gjatë incidentit të mbrëmshëm humbën jetën 14 persona, ndërsa u lënduan ndërsa 37 janë hospitalizuar. Ndërkohë, gjatë natës së mbrëmshme  janë kryer disa intervenime mjekësore të personave me lëndime më të rënda gjatë aksidentit të mbrëmshëm.

Lexo më Shumë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nisur punën ditën e sotme me një minutë heshtje, në nderim të viktimave nga aksidenti i djeshëm në Maqedoni, në afërsi të fshatit Llaskarcë. “Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”. Deri më tani janë konfirmuar 14 viktima, ndërsa 37 të tjerë janë dërguar në spital për trajtim të mëtejmë. Qeveria në Maqedoni në mbledhjen e jashtëzakonshme ka sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin.

Lexo më Shumë

Vizita e kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrit të Bujqësisë, Lupço Nikolovski në Tikvesh është anuluar për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi sot në autostradën Shkup-Tetovë ku si pasojë humbën jetën 13 persona. Për sonte, siç njoftoi zyra e kryeministrit, ishte planifikuar një mbledhje e jashtëzakonshëm e qeverisë për aksidentin tragjik, ndërsa kryeministri Zaev është planifikuar të vizitojë nesër të lënduarit.

Lexo më Shumë

Në mesin e personave të vdekur gjatë aksidentit të sotëm të Autobusit gjendet edhe djali i deputetit Blagojce Trpevski nga radhat e LSDM-së, Jovica Trpevski është në mesin e të vdekurve njofton Makfaks. Deri tani nga aksidenti kanë ngelur të vdekur 13-të persona, 7 persona janë dërguar në mjekësi ligjore për autopsi që të vërtetohen shkaqet e vdekjes. Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” i cili ishte duke udhëtuar në autostradën Shkup-Gostivar rreth orës 17 ka pësuar aksident me çka ka përfunduar në humnerë.

Lexo më Shumë