Derisa zhvillohej konferenca e Sigurisë në Munih ky ishin pjesëmarrës përfaqësues të shumë shteteve, dhjetra grek kanë protestuar në shenjë revolte për marrëveshjen e arritur ndërmjetë Greqisë dhe Maqedonisë së veriut. Grekët kanë kërkuar që të rishikohet marrëveshja pasi sipas tyre Maqedonia e Veriut ka vjedhur historinë greke. Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar në takimet dypalëshe kanë marrë mbështetje të fuqishme dhe perspektiva të hapura për Republikën e Maqedonisë, kumtoi pres shërbimi qeveritar. Kryeministri Zaev, i cili është i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Nikolla Dimitrov, paradite patën takim me senatorin amerikan Xhejms…
Author: Rilinda
Gordana Siljanovska zgjidhet kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të shtetit. Nga 519 vota të delegatëve, Siljanovska morri 408 vota. Në fjalimin e saj pas votimit, Siljanovska falënderoi subjektin për besimin, duke shtuar se prioritet i Maqedonisë duhet mbetet sundimi i ligjit, si mënyrë e vetme për anëtarësim në BE.
Nuk janë dorëzuar kurrfarë dëshmish për përzierjen ruse në çështjen “për ndryshimin e emrit të Maqedonisë”, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov gjatë Konferencës së 55-të të Sigurisë në Munih. “Ishim të akuzuar se përzihemi në problemin me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, por nuk dorëzuan kurrfarë dëshmish”, theksoi Lavrov. Shefi i diplomacisë ruse theksoi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit i kanë pasur të gjitha mundësitë për sukses, “por zgjedhja është bërë në dobi të natocentrizmit”.
Prej mbreme edhe zyrtarisht Maqedonia nuk eshte FYROM ne Kombet e Bashkuara, por figuron si Republika e Maqedonise se Veriut. Njekohesisht kodi me te cilin Maqedonia eshte regjistruar qe nga viti 1995 ka shkuar ne histori dhe tani eshte zevendesuar me kodin MKD, shkruan Gazeta Lajm. Ndrydhimi eshte be pas arritjes se Marreveshjes se Prespes.
Në bregun e Liqenit të Ohrit në rrugën Strugë – Kalishtë, po digjen kallamishtet, një nga pasuritë e rralla natyrore të Evropës, të cilat janë të mbrojtura edhe nga UNESKO. Këtë lajm e kanë të bërë të ditur në rrjetet sociale, organizatat të cilat merren monitorimin dhe me mbrojtjen e pasurive të Liqenit të Ohrit. Organizatat po ashtu njoftojnë se ndezja e kallamave në zonës e mbrojtur është vepër penale.“Kërkojmë përgjegjësi nga institucionet përkatëse për këtë ekocid!”, shkruajnë aktivistët ekologjik, në postimin e fotografimeve nga vendi i ngjarjes.
niciativa “Shoqëria kancerogjene” nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë thirrje për protestë paqësore kundër ndotjes, që do të mbahet sot (e shtune 16 shkurt), prej orës 13:00, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. “Shoqëri e vdekur, jo! Në të gjithë globin tokësor, mushkëritë tona e thithin ajrin më të ndotur. Vallë mendoni se e meritojmë dhe vallë mendoni se jemi imunë? Një nga shkaktarët më të mëdhenj për vdekje të hershme është thithja e ajrit me cilësi të dobët. Në Maqedoni pothuajse nuk ka debate publike në lidhje me cilësinë e ajrit. Rezultatet e politikanëve dhe institucioneve kompetente janë të dukshme…
Shkupi do të jetë nikoqir i Samitit të zonave të lira ekonomike evropiane, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 maj të këtij viti. Priten mbi 350 përfaqësues nga e gjithë bota, ndërsa organizator është Drejtoria për zona zhvillimore industriale-teknologjike, e cila samitin do ta organizojë në bashkëpunim me Organizatën e zonave të lira botërore. Do të ftohen zëvendëskryeministrat dhe ministra, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e zonave të lira ekonomike. Samiti do të kthehet në shumë çështje që i prekin zonat e lira ekonomike, ndërsa mes tjerash do të bisedohet edhe për harmonizimin e…
Me nismën e një grupi të ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë sot në Shkup u mbajtë mbledhja e Këshillit nismëtar për themelimin e Këshillit të Ambasadorëve. Koncepti i punës së këtij Këshilli do të bazohet në promovimin plotësues të qëllimeve strategjike dhe interesave të vendit në lëminë e politikës së jashtme. Mes aktiviteteve të këtij Këshilli do të përfshihen edhe ndjekja e aktiviteteve dhe analiza të ngjarjeve aktuale dhe zhvillimeve në regjion dhe Evropë. Aktivitetet konkrete të Këshillit do të definohen në Kuvendin themelues në të cilin do të zgjidhen organet e Këshillit.
Konform Afatit të Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës deri te Komisioni më së voni deri nesër duhet t’i dorëzojë të dhënat për të punësuarit në administratën shtetërore dhe komunale, administratën e Qytetit të Shkupit, si dhe për administratën publike, për formimin e komisioneve zgjedhore komunale (KZK). KSHZ është e obliguar në afat prej pesë ditëve, apo më vonë deri më 21 shkurt t’i formojë komisionet zgjedhore komunale, në bazë të të dhënave të marra nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Sot, megjithatë, skadon afati në të cilin KSHZ dorëzon…
Gjatë javës së kaluar në Maqedoni janë regjistruar më shumë se 2000 raste të reja nga të prekurit nga gripi, ky numër gjatë javës së kaluar është rritur mbi 80% duke krahasuar me një javë përpara që ishin të regjistruar afësrisht 1200 raste nga të prekurit nga gripi. Numri më i madh i të prekurve nga gripi janë paraqitur nga të gjitha moshat duke filluar nga 15-64 vjet, ndërsa koncentrimi më i madh i të prekurve nga gripi është regjistruar tek fëmijët nga 1 deri në 4 vjet. Sipas statisikave nga Drejtoria për shëndet elektronik, janë vaksionuar përafërsisht 20.000 persona,…
Rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Nikolla Jankullovski ka thënë se është i tmerruar nga tragjedia tek Llaskarca, ku në aksident trafiku kanë humbur jetë 14 persona.Ai po ashtu shprehi ngushëllim ndaj familjeve të të ndjerëve dhe ka dalë me qëndrim rreth publikimit të profesoreshës Biljana Vankovska në rrjetet sociale.“E dhimbshme, posaçërisht për bashkësinë akademike është humbje e katër studentëve të këtij Universiteti, edhe atë: Pavle Kostovski- Fakulteti Juridik ‘Justiniani i Parë’, Onur Sadiku- Fakulteti i Mjekësisë, Bejza Uzeiri- Fakulteti Arkitektonik dhe Jovica Tërpevski nga Fakulteti Elektroteknik.Gjatë ditës së djeshme në mediat, para se gjithash është thirrur dhe përmendur…
Shtatë nga të lënduarit në aksidentin e djeshëm nga i cili mbetën të vdekur 15 persona, akoma janë në gjendje kritike, por stabile, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Katër nga të lënduarit që ndodhen për kurim në spitalin “8 shtatori” dhe tre nga të lënduarit në Qendrën e Urgjencës në Shkup janë edhe më tej në gjendje të rëndë, por stabile. Mjekët po bëjnë përpjekjet maksimale që t’ju ofrojnë kujdesin më të mire të mundshëm mjekësorë dhe bëjnë çmos që të shpëtojnë jetën të lënduarve”, deklaroi ministri I shëndetësisë Venko Filipçe, I cili sot herët vizitoi të lënduarit që janë…

