Rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Nikolla Jankullovski ka thënë se është i tmerruar nga tragjedia tek Llaskarca, ku në aksident trafiku kanë humbur jetë 14 persona.
Ai po ashtu shprehi ngushëllim ndaj familjeve të të ndjerëve dhe ka dalë me qëndrim rreth publikimit të profesoreshës Biljana Vankovska në rrjetet sociale.
“E dhimbshme, posaçërisht për bashkësinë akademike është humbje e katër studentëve të këtij Universiteti, edhe atë: Pavle Kostovski- Fakulteti Juridik ‘Justiniani i Parë’, Onur Sadiku- Fakulteti i Mjekësisë, Bejza Uzeiri- Fakulteti Arkitektonik dhe Jovica Tërpevski nga Fakulteti Elektroteknik.
Gjatë ditës së djeshme në mediat, para se gjithash është thirrur dhe përmendur Universiteti ‘Shën Qirili dhe Metodi’, ndërsa në lidhje me deklaratën e profesoreshës Biljana Vankovska. Duke mos u futur në kualifikime juridike të deklaratës së profesoreshës, për çka janë kompetent institucione tjera, nga arsye etike ndjejë obligim të distancohem nga deklarata e Profesor Doktor Biljana Vankovska. Si njeri dënoj fuqimisht çfarëdo deklarata që aludojnë në patolerancë dhe krijojnë ndjenja të urrejtjes.
Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodi’ çdoherë e ka përkrahur lirinë dhe të drejtën e çdo profesori dhe studentit të mendojë dhe të shpreh mendimin e tij. Të rëndësishme janë qëndrimet e kundërta, debatet dhe kritika, por ato duhet të jenë në kuadër të humanizmit, respektimit të drejtave të njeriut dhe para se gjithash etikës shkencore”, ka thënë Jankullovski,
Data 24.08.2026
Aktuale
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë
- Tayna shkon te frizerka, por ia bëjnë frizurën dhe grimin për gaz – reagimi i saj do t’i nervozojë të gjitha frizerkat tona
- Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
- Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni
- Vetëm edhe pak muaj e do të bëhet gjyshe, por nëna e Anës po duket si të ishte motra e saj – tamam si çikë e re


