Procesi i bisedimeve me zgjidhjen është shenjë e vetëbesimit të të dyja vendeve dhe të dy popujve, fitore e shpresës ndaj emocioneve të tjera, tha ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në panel diskutimin e organizuar nga Universiteti i Athinës “Pieras” në të cilin mori pjesë me ftesë të ish shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina. Dimitrovi tha se “nëse ekziston leksion nga procesi i filluar në qershor të vitit 2017, i intensifikuar në dhjetor të vitit 2017 dhe janar të vitit 2018, ndërsa i finalizuar mes…
Author: Rilinda
Perspektiva pozitive ekonomike të Ballkanit Perëndimor është jodiskutabile, ndërsa rritja mesatare e Bruto Prodhimit Vendor në vitin 2020 pritet të jetë afër 4 për qind. Këtë në Sarajevë e deklaroi sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Majlinda Bregu në mbledhjen e Bordit të organizatës, që është lloj i trupit operativ të vendeve të Procesit për Bashkëpunim me Evropën Juglinore, themelues i së cilit është Republika e Maqedonisë së Veriut, transmeton. “Rajoni ka shënuar avancim dhe ka perspektivë pozitive ekonomike. Vitet e kaluara rajoni ka zhvilluar rritje ekonomike të pandërprerë, ku analistët pajtohen se ky trend do të vazhdojë, ndërsa parashikohet…
Vendimin që të kandidoj e kam marrë për shkak gjendjes demokratike dhe koncentrimin e pushtetit në duart e koalicionit qeveritar, që nuk ka vesh as për opozitën, as për referendumin, tha kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska në intervistë për magazinën serbe “Politika”. “Po përballemi me formën më të rëndë të shtetit të kapur zaevizëm, sepse institucionet janë në duar të elitës korruptive, të paaftë dhe shkatërruese”, tha Siljanovska. Sipas saj, pushteti aktual e largon shtetin nga integrimet evropiane dhe demokratike. “Strukturat proqeveritare përpiqen që në kurriz të m’i ngarkojnë të gjitha mëkatet e VMRO-DPMNE-së. Përgjigja ime…
Prokuroria Publike Speciale ka harxhuar 195.3 milionë denarë apo mbi 3,2 milionë euro gjatë vitit 2018. Kjo nënvizohet në raportin vjetor të këtij institucioni. “Realizimi i përgjithshëm i miratuar për buxhetin e vitit 2018 përfshirë me datën 31.12.2018 është 195.321,542 denarë ose 85.43% nga buxheti i kësaj prokurorie. Në vitin 2018 nuk janë realizuar 14.57% ose 33.311,458 denarë të cilat më datë 31.12.2018 janë tërhequr në buxhetin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në raportin e Speciales. Ndërkohë që në periudhën prej 15 shtator 2018 deri më 31 dhjetor 2018 janë harxhuar mjete në vlerë prej 76.437,440 denarë ose 33.34% nga…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të publikohet gjykimi për 17-të personave që kanë mbetur, nga 33 të akuzuarit më parë për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, të njohur në opinion si “27 prilli”. Rastin e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskovska. Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe është një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin autorë të sulmit në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por,…
Goran Gjoshevski-Levi – 15 vjet burgJane Çento – 15 vjet burgAbdulfeta Alimi – 7 vjet burgAleksandar Vasilevski-Ninxha – 8 vjet burgIlija Mihajllovski –Nikolla Mitrevski-Kolo – 18 vjet burgOliver Popovski -13 vjet burgIgor Jug – 12 vjet burgMitko Çavkov -18 vjet burgMitko Peshov -18 vjet burgDushko Llazarov -15 vjet burgMunir Pepiq – 15 vjet burgVllatko Trajkovski – 15 vjet burgVilljam Mihajllovski – 14 vjet burgMlladen Dodevski – 12 vjet burgOliver Radullov – 10 vjet burg Igor Durllovskit iu shqiptuan masa kujdesi. Të dënuarve do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Kreut i Kuvendit Talat Xhaferi, në lidhje me 11 ligjet që nuk u dekretuan nga presidenti Ivanov tha se ligjet të cilat janë votuar me 2/3 e votave nuk kanë nevojë të rivotohen dhe se të njejtat presidenti është i obliguar t`i nënshkruan. Kurse për ligjet të cilat janë miratuar me shumicë të thjeshtë, Xhaferi tha se do ri-votohen. “Procedurat parlamentare parashikojnë situatën për Ligjet të jabnë votuar me 2/3 dhe sipas kushtetutës kreu i shtetit është i obliguar që ti dekreton menjëherë, gjë që ai e ka refuzuar.Për ligjet tjera kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit thotë që pas miratimit…
Kryetar Komunash do të gjobiten për mosdorëzimin e dokumenteve për deklarimin e pasurive. Anti-korrupsioni ka konstatuar se 18 kryetar komunash, nuk kanë dorëzuar dokumentacion të plotë ose njërin nga dokumentet e domosdoshme për të deklaruar pasurinë e tyre. Kryetarja e Komisionit për pengimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, tha se gjashtë nga kryetarët e komunave, nuk kanë dorëzuar vetëm Listë aketuese dhe atë: Milikije Alimi, kryetare e Komunës,Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapëishtës,Arben Taravarim, kryetar i Komunës së Gostivarit,Konstantin Georgieski, u.d. kryetar komune i Ohrit,Isen Asani, Kryetar i Komunës së Tearcës,Stefçe Trpovski, kryetar i Komunës së Sopishtës Deri tek antikorrupsioni,…
Vendi ynë e fitoi vendin e tij të merituar, u ul në tryezën e Aleancës së NATO-s. Me Rumaninë dhe Lituaninë, tashmë gjithsej 8 vende anëtare të NATO-s e ratifikuan protokollin për anëtarësim me të drejtë të plotë. Pas shumë dekadave prapa, Republika e Maqedonisë së Veriut u nis përpara. Inkuadrimi në NATO nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet, diçka që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, por do të thotë përparim, ekonomi e fuqishme, jetë më e mirë për të gjithë dhe perspektiva të hapura për rininë. Rritja rekorde e investimeve prej mbi 624 milion euro është…
Parlamenti i Republikës së Çekisë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO deri në këtë verë, ndërsa në vjeshtë vendi në Londër do të ulet me vendet tjera anëtare të Aleancës si anëtarja e saj e 30-të, theksoi sot ministri çek i Punëve të Jashtme, Tomash Petzhiçek në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov pas takimit që e kishin në MPJ. Petzhiçek i uroi Dimitrovit për mbylljen e kontestit me Greqinë dhe përmendi se arritja e Marrëveshjes së Prespës është shembull se si dy qeveri mund të zgjidhin…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë pune në Athinë. Me ftesë të ish ministrit të Punëvetë Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, ministri Dimitrov do të marrë pjesë në konferencën akademike me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Sektorit për Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane në Universitetin në Pire. Parashikohet që shefi i diplomacisë të mbajë fjalim në panelin “Transformimi i Mesdheut Juglindor” në kuadër të Konferencës, “Politika e jashtme greke në shekullin 21.”, së bashku me ish ministrin e punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Shqipërisë,…
Seancë e Komisionit kuvendor për Arsim, Shkencë dhe Sport. Seancë e Komisionit kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji.

