Author: Rilinda

Kryeministri Zoran Zaev ka folur në shqip slloganin e kandidatit për president Stevo Pendarovski. “Së bashku përpara” ka qenë porosia që Zaev e ka thënë në shqip në tubimin në Tetovë. Përveç tij, në këtë tubim ka folur edhe ministri i arsimit Arbër Ademi si pjesë e shtabit zgjedhor të BDI-së.

Lexo më Shumë

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit hodhi poshtë shumicën e ankesave të VMRO-DPMNE-së për abuzime të mundshme të zgjedhjeve. Ata vlerësuan se Bashkia e Shkupit dhe kryetari i Bashkisë Petre Shilegov mund të caktojnë konkurs për subvencione për blerjen e biçikletave dhe kondicionerëve. Në të dyja rastet është vërejtur se nuk është bërë asnjë pagesë, që ligjërisht kjo duhet të bëhet pas zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror për Parandalimin të Korrupsionit në seancën e sotme hodhi poshtë tetë nga nëntë ankesat e parashtruara nga VMRO-DPMNE për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere, thotë se është i dëshpëruar nga kompromiset që Komisioni Evropian i bën me vendet kundërshtare të zgjerimit dhe paralajmëroi se negociatat me vendin janë një test për kredibilitetin e BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Fuere mendon se deklarata e Hanit për fazën përgatitore të negociatave, e cila u orientua ndaj skeptikëve të zgjerimit, paraqet kompromis jo të mirëseardhur me ta, njëjtë edhe shtyrje të raporteve për avancimin. “Dëshpërues është që Komisioni Evropian nuk i respektoi afatet për raportet për avancimin, që duhej ta bënin këtë javë. Mendon se ky është gabim strategjik.…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me EducationUSA do të organizojë turnenë e EducationUSA në Evropën Juglindore më 11 prill 2019, me fillim në ora 17:00, deri në 19:00 në hotel Marriott Shkup. Përfaqësues të pesëmbëdhjetë universiteteve amerikane do të përgjigjen në pyetje rreth arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe institucioneve të tyre. Kjo ngjarje është pa pagesë dhe e hapur për publikun. Ftojmë nxënësit dhe studentët, si dhe prindërit e tyre të marrin pjesë. Këshilltarët e EducationUSA do të ofrojnë informata rreth procesit për aplikim në universitetet në SHBA dhe do t’i informojnë nxënësit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev sot do ta vizitojnë kombinatin EuroNikel Industri, ish-FENI. Gjatë vizitës, Zaev dhe Angjushev do të shoqërohen nga drejtori i kompanisë amë të EuroNikel, GSOL, Markos Kamhis, si edhe nga drejtori i EuroNikel Industri, Gerasim Kujunxhiev. Kryeministri dhe zëvendëskryeministri më pas do të marrin pjesë në tribunën ekonomike “Ekonomi e fuqishme – mundësi për të gjithë” në Kavadar në të cilën, siç paralajmëroi pres shërbimi qeveritar, do të debatojnë së bashku me qytetarët.

Lexo më Shumë

Kosova dhe Serbia do të përballen shumë shpejt në Arbitrazh për taksën mbi mallrat serbe. Kryeministrja e Serbisë konfirmoi lajmin zyrtarisht për mediat në Samitin e Dytë Dixhital i cili po mbahet në Beograd. “Ne si shtet që e respektojmë rendin dhe ligjin po planifikojmë që të dërgojmë çështjen në Arbitrazh përmes CEFTA-s. Kjo është mënyra e vetme tani për tani që ne t’i mbrojmë interesat tona shtetërore dhe të gjjthë ata që kanë nënshkruar marrëveshje t’i respektojnë ato, përndryshe duhet të merren masat”, deklaroi Ana Bërnabiç. Kërcënimi me Arbitrazh nuk tremb Kosovën, e cila këmbëngul se pa marrëveshje nuk…

Lexo më Shumë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 0 deri 7 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 10 deri 18 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Siljanovska nuk e di ku është. Ky është fakt, Ajo është humbur në politikën e shkatërrimit të Mickoskit e cila e ndjek. Gjithashtu është konfirmuar se si edhe Mickoskim edhe kandidatja e tij, Gordana Silanovska nuk është e sinqertë dhe është hipokrite para qytetarëve dhe para opinionit. Siljanovska para qytetarëve thotë se nuk e pranon dhe nuk do ta përdorë emrin kushtetues të shtetit. Por, dokumenti zyrtar konfirmon se ajo është nënshkruar në kandidaturën për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është e papranueshme që kandidati presidencial t’i manipulojë votuesit, të flasë gjë tjetër, e tjetër të bëjë. Për…

Lexo më Shumë

Pas gjith këtyre shtigjeve të kaluara ne po haprojmë drejt idesë dhe vizionit të kahmotshëm të Bashkimit Demokrati Për Integrim i cili është NATO dhe BE.BDI sot nuk kërkon votë për vete por për shtet dhe këtë vetëm “Për inatit të VMRO-së” sepse ne sot duhet të shpjegohemi para popullit se BDI ka bërë shumë deri më tani dhe me 21 prill neve na duhet më shumë se kandidati i VMRO-së dhe kjo votë është shumë me rëndësi të jetë vot shqiptare e dini Pse? Sepse sot për RMV flitet në mënyrë pozitive gjithandej në NATO BE SHBA dhe kjo…

Lexo më Shumë

Gjithsej 12 propozime dhe aktivitete që tashmë janë duke u realizuar në bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ka prezantuar Zëvendës kryeministri grek dhe Ministri i Ekonomisë dhe zhvillimit, Janis Dragasakis në seancën e parë të përbashkët të Këshillit të lartë për bashkëpunim mes dy vendeve, njofton MIA nga Athina. -Nënshkrimi i Memorandumit për mirëkuptim nga nënkryetarët e dy qeverive, parashikon krijimin e Komisionit koordinues për bashkëpunim ekonomik midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilin do të bashkë-kryesojnë të dy nënkryetarët. Komisioni që do të përbëhet nga 18 anëtarë, me së paku tre ministra dhe pesë anëtarë të komunitetit…

Lexo më Shumë

Departamenti i shtetit edhe zyrtarisht i dorëzoi deri te Senati i SHBA-së të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, shpalli sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në gala mbrëmjen në Uashington me rastin e shënimit të 70 vjetorit të formimit të Aleancës Veriatlantike. “Këtë vit përgatitemi ta pranojmë vendin e 30-të, Maqedoninë e Veriut, dhe me kënaqësi mund të them se javën e kaluar formalisht i dorëzuam dokumentet për ratifikim të Protokollit në Senatin tonë. Së bashku, anëtarët e Aleancës e përmirësojnë mbrojtjen e përbashkët. E përforcuam praninë tonë…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimtirov sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që do të mbahet në Uashington. Ky është takimi i parë në nivel ministror, në të cilin, përfaqësuar nga ministri Dimitrov, shteti ynë do të marrë pjesë aktive në cilësinë e vendit të ftuar për anëtarësim. Dimitrov në Uashington udhëton me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, kumtoi MPJ. Duke e shënaur 70-vjetorin e formimit të NATO-s, Uashigntoni do të jetë nikoqir i një serie…

Lexo më Shumë