Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka promovuar sot librin “Demografia e Kosovës”, nga autori Hivzi Islami. Shtypi i kësaj vepre shkencore u financua nga filantropi Lazim Destani. Ky libër është vlerësuar lart nga akademikët, ndërsa është cilësuar si punë kolosale e autorit në zbardhjen, evidentimin, analizën, interpretimin dhe prezantimin e rezultateve në lidhje me gjendjen, trendët e faktorët që nxisin ndryshimet demografike të popullsisë. Anëtarja e ASHAK-ut, Justina Shiroka-Pula, tha se autori Hivzi Islami në librin “Demografia e Kosovës – Evolucioni i popullsisë, migrimet, gjeopolitikat ekspacioniste serbe dhe spastrimet etnike të shqiptarëve”, me qasje shkencore, moderne…
Author: Rilinda
Ish ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti para disa ditëve është zgjedhur noter. Ai kohë më parë në faqen e tij zyrtare në Facebook, njoftoi vendimin e tij se tërhiqet nga jeta politike, dhe se ka vendosur që të angazhohet në profesionin e tij si jurist, informon GAZETA.MK Ahmeti ka qenë Ministrër i Ambinetit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë dhe drejtor i Agjencisë për konfiskim si kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim. Vlenë të theksohet se si ministër i Ekologjisë Bashkim Ameti u angazhua për mbylljen e kombinatit famëkeq “Jugohrom” i cili shkaktonte ndotje enorme të ajrit në Tetovë dhe në të gjithë…
Gjithsej 2674 qytetarë për momentin presin për marrje të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. 1800 prej këtyre aplikimeve gjenden në Agjencinë për Siguri Kombëtare, ku po bëhen kontrolle të sigurisë, tregon për TV21 zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi. Ai shprehet se Ministria e Brendshme nuk vendos nëse një qytetari t’i jepet ose jo shtetësia. Kryesorja për këtë vendim është Agjencia për Siguri Kombëtare. E njëjta nuk është nën kompetencë të MPB-së, po Bushi thotë se me drejtorin e Agjencisë janë zotuar për përgjigje sa më të shpejta. “Para festave të Vitit të Ri kishim një takim me drejtorin e Agjencisë…
Në rajonin epiqendror Gostivar-Tetovë prej mbrëmë janë regjistruar një seri tërmetesh. Sipas opservatorit sizmologjik, në janë regjistruar 5 tërmete me epiqendër 50 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti i parë është regjistruar në orën 01:36 me 3.5 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa tërmeti i fundit në orën 07:44 me magnitudë prej 3.7 sipas Rihterit, që ishte edhe dridhja më e fuqishme.
UNSEKO-ja e shqetësuar për rrezikun që i kanoset Liqenit të Ohrit për tu vendosur në listën e trashëgimisë botërore. Raporti i UNESCO vë në dukje një numër vërejtjesh, të cilat nuk janë zbatuar në vitet e fundit, në lidhje me dështimin në trajtimin e ndërtimeve të paligjshme, por gjithashtu edhe projekte të caktuara që janë kërcënim për rajonin. UNESKO së fundmi po i ashpërson kriteret në mbarë botën dhe lista e rajoneve të rrezikuara po rritet nga viti në vit. Andaj edhe Ohri është vendosur në listën e rrezikuar. Kryetari i Komunës së Ohrit Konstantin Georgiev shpreson se UNESKO do t’i…
Rritja e kapacitetit për absorbim për zbatim të së drejtës së BE-së përmes trajnimeve, udhëzimeve dhe këshillave, përbërjen dhe përdorimin e të dhënave dhe statistikave gjinore, si dhe vendosjen e metodologjive dhe veglave për përfshirjen e barazisë gjinore në strategjitë sektoriale, programeve për punën e Qeverisë, ministrive dhe planeve strategjike, ka për qëllim që projekti për mbështetjen e Qeverisë në transpozimin e të drejtës së BE-së për barazi gjinore, të dizajnuar në bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe në konsultim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Projekti është prezantuar në takimin e sotëm midis ministres së…
Thuajse në çdo klasë të shkollës fillore “7 Marsi” të komunës së Çairit është vendosur një ngrohëse shtesë, për shkak se radiatorët e shkollës nuk ngrohin mjaftueshëm. Për këtë janë ankuar edhe prindërit, disa prej të cilëve tashmë në shkollë kanë sjell edhe pajisje ngrohëse. Shkolla në fjalë ngrohjen e siguron nga ngrohtorja Shkup-Veri. Ushtruesi i detyrës drejtor Ajdin Ramadani thotë se ngrohja është sa për sy e faqe dhe nuk plotëson nevojat e shkollës. Mirëpo tash kur ishin temperaturat me të ulëta, me të vërtet u vërejt ngrohja e shkollës sepse nuk e lëshojnë sa duhet ngrohjen. Me të…
https://www.youtube.com/watch?v=B_LLb–bXVk&feature=emb_logo Kjo është çatia e QT “Mavrovasja” që gjendet në Qendër të Shkupit. E braktisur, e shkatërruar, e ndryshkun, me mbeturina dhe me mbetje të copave të betonit gjithandej. Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe Shoqata e përdoruesve të lokaleve afariste në qendrën e biznesit “Mavrovasja” do të nisë rregullimin e kësaj çatie, e cila do të jetë e treta çati më e madhe e gjelbër në Shkup. “Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Cairit dhe Këshillit të pronarëve të Qendrës Tregtare kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, ku me mjete të përbashkëta do të fillojmë…
https://www.youtube.com/watch?v=3ukPqr63Zmo&feature=emb_logo 150 administratorët që do të sistemohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për dallim nga të tjerët, nuk do të nisin punë menjëherë, për shkak se fillimisht duhet të kalojnë kontrollin në Agjencisë për Siguri Kombëtare, tregon zv/ministri i Brendshëm Nazim Bushi. “Procesi për sistematizimin e tyre tashmë ka filluar dhe i njëjti do të përfundojë në afate ligjore mirëpo paraprakisht të gjithë këta do t’i nënshtrohen kontrollit të Sigurisë Kombëtare. Pasi të përfundojë kontrolli i sigurisë kombëtare, atëherë ne do të marrim pëlqimin pozitiv apo negativ dhe do të fillojmë sistemimin e tyre në MPB sipas shkollimit…
Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesat në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të mos certifikuar kandidatët për deputetë që kanë pasur probleme me ligjin. Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i Lëvizjes “Vetëvendosje”, tha se “PZAP deklaron pa asnjë bazë kushtetuese se neni 29 paragrafi 1 pika q është normë kushtetuese, dhe ju e dini se amandamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës. Kjo është çështje ligjore dhe nuk është kushtetuese”. Ndërsa, Kushtrim Xhemaili, nga Zyra për Informim e AAK-së konfirmoi për Radion Evropa e Lirë…
Kufizimi i punës së kompanive në këtë industri me vënien e dekretit për largimin e obligueshëm të objekteve nga institucionet arsimore do të rrezikonte mijëra vende të punës, do të ndalte të hyrat milionëshe nga kjo industri në arkën e shtetit dhe do të mundësonte lulëzimin e tregut të zi. Tregu i rregulluar mirë i lojërave të fatit sjell të ardhura prej 280 milion euro në arkën e shtetit, mundëson 10.000 vende të punës, gjegjësisht 70.000 të punësuar në mënyrë indirekte, ndërsa cfarë do zgjidhje ligjore të këqija nënkuptojnë vetëm një-shuarjen e industrisë e cila po kontribuon për stabilitetin ekonomik…
Prof. Anton Pançevi është ndër intelektualët më të njohur bullgar që merret me studimin e relacioneve ndërballkanike, veçmas të marrëdhënieve bullgaro-shqiptare. Duke u gjendur në ditët kur Bullgaria e bllokoi fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në në procesin euro-integrues, përfituam nga rasti që të bisedojmë me të pa doreza për këtë temë, për atë se sa është e drejtë dhe e dëmshme kjo bllokadë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, për zhvillimet rajonale e gjeopolitike, duke u ndalur veçmas në relacionet bullgaro-shqiptare. Ai, përveç që nuk hezitoi t’i përgjigjet secilës pyetje në mënyrë dinjitoze, duke shpjegime shkencore dhe politike, në…